12
 
Lajme Shqip Thursday, 11 April 2013 09:29

Washington – Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë paralajmëruar Korenë e Veriut se është pranë “vijës së rrezikut” dhe se Washingtoni është i gatshëm për t’u marr me çfarëdo provokimi.

Njoftimi paraprak nga sekretari amerikan i mbrojtjes Chuck Hagel erdhi pasi Shtetet e Bashkuara, Korea e Jugut dhe Japonia u vunë në gjendje më të lartë gatishmërie bazuar në indikacionet se Korea Veriore po përgatitet për lansimin e një rakete me rreze të mesme.

Sipas medieve Korea Veriore veç ka nxjerr pesë raketahedhës mobilë në pjesën lindore dhe veri-lindore të bregdetit.

Sekretari amerikan i mbrojtjes Hagel tha se shtetasit amerikan nuk kanë nevojë për frikë për një sulm eventual në territorin e Shteteve të Bashkuara, pasi sipas tij, shteti disponon me kapacitete të mjaftueshme për t’u mbrojtur nga çfarëdo sulmi që mund të vije nga Korea Veriore.(LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Tuesday, 09 April 2013 13:42

Penian – Tensionet në gadishullin korean kanë detyruar Japoninë të dislokojë sistemet mbrojtëse ndaj raketave në 3 vende të ndryshme përreth Tokios, në orët e para të së martës, përpara një sulmi të mundshëm raketor nga Korea e Veriut, tha kryesekretari i Kabinetit, Yoshihide Suga.

Bateritë anti-raketore “Patriot” u vendosën në distriktin qendror të Ichigaya-s, dhe në periferitë e Asaka-s e Narashino-s, tha Suga për reporterët, gjatë së martës.

Dislokimi i tyre vjen në prag të paralajmërimeve të zyrtarëve të Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Jugut, se Peniani mund të jetë duke u përgatitur për një tjetër lëvizje provokuese, pas retorikës irrituese të javëve të fundit.

Të hënën, Suga tha se qeveria nuk do të publikonte asnjë lëvizje taktike, në lidhje me dislokimin e sistemeve mbrojtëse anti-raketore, duke u shprehur vetëm se “kjo lëvizje do t’i tregojë strategjinë tonë Koresë së Veriut”.

Peniani: Të huajt të largohen nga Jugu

Korea e Veriut ka paralajmëruar të huajt në Korenë e Jugut që të ndërmarrin masa evakuimi në rast lufte. Apeli vjen në një moment kur janë rritur shqetësimet se Veriu mund të kryejë një test të ri raketash.

Peniani ka rritur së fundmi kërcënimet për aksione ushtarake ndaj Koresë së Jugut, Japonisë dhe bazave amerikane në rajon.

“Situata në gadishullin Korean po shkon drejt një lufte termo-nukleare. Në rast lufte, ne nuk duam që të huajt që jetojnë në Jug të lëndohen”, thuhet në një komunikatë për shtyp.

Në këtë komunikatë u bëhet thirrje të gjitha organizatave të huaja, kompanive dhe turistëve që të marrin masa evakuimi.

Të premten e kaluar Peniani paralajmëroi se nuk do të jetë në gjendje të garantojë sigurinë e stafeve të ambasadave në rast lufte.

Megjithatë, për momentin asnjë ambasadë nuk ka njoftuar se ka përgatitur plane evakuimi. Ambasada britanike dhe ajo ruse kanë thënë se aktualisht nuk kanë ndërmend të mbyllin misionet e tyre.

Ndërsa Shtetet e Bashkuara, që janë kërcënuar gjithashtu nga Peniani, kanë thënë se nuk ka shenja serioze për kërcënime ndaj qytetarëve amerikanë. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Saturday, 06 April 2013 17:35

SHBA – Zyrtarë amerikanë kanë minimizuar kërcënimin për luftë në gadishullin korean, pas deklaratave ofensive prej javësh nga Peniani.

Një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë tha se Shtetet e Bashkuara “nuk do të surprizoheshin”, nëse Korea e Veriut do të lëshonte ndonjë raketë, por një krye-oficer ushtarak amerikan tha se kërcënimet e fundit po rezultojnë në taktika të njohura tashmë.

Peniani ka kërcënuar se do të sulmojë si Shtetet e Bashkuara edhe Korenë e Jugut. Ai ka njoftuar ambasadat e huaja se nuk do të mund t’u sigurojë dot mbrojtje në këtë konflikt.

Diplomatëve në Penian u është kërkuar, gjatë së premtes, t’u raportonin Ministrisë së Jashtme të vendit komunist, deri në 10 prill, se çfarë u nevojitet për t’u evakuuar.

Paralajmërimi bëri që, Rusia të kërkonte nga Peniani, nëse ishte duke ofruar ndihmë në rast të ndonjë konflikti, apo kishte marrë një vendim.

Mediat koreano-jugore raportuan se Veriu kishte transferuar dy vargje raketash të mesme, në pozicione gadishmërie në bregun lindor. Raketat nuk janë testuar, por besohet se ato mund të arrijnë deri në ishullin e Paqësorit, Guam, ku SHBA-të kanë një bazë ushtarake, si dhe ku është njoftuar se këta të fundit do të dislokojnë një sistem mbrojtës anti-raketor.

Yonhap, agjencia e lajmeve të Koresë së Jugut, tha se 2 anije luftarake, të pajisura me sistemet mbrojtëse Aegis, do të monitorojnë situatën.(T.CH/LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Friday, 05 April 2013 19:34

Penian – Në një sinjal tjetër dramatik të përshkallëzimit të tensionit në gadishullin Korean, Korea e Veriut u kërkoi pasditen e së premtes të gjithë stafit të huaj diplomatik që të largohet nga vendi.

Stafit të ambasadave iu kërkua që deri në datën 10 prill të kenë përfunduar tërheqjen e të gjithë diplomatëve dhe shtetasve të tyre.

Në rast të kundër, Peniani theksoi se nuk do të jetë në gjendje të garantojë sigurinë e tyre, në rast të një konflikti gjithmonë e më të mundshëm.

Në kryeqytetin e Koresë së Veriut ndodhet rreth 20 ambasada. Ende nuk dihet se çfarë do të ndodhë me pjesën më të madhe të tyre, por Rusia dhe Britania e Madhe konfirmuan se do të mbajnë stafin në Penian, pavarësisht paralajmërimit të palës pritëse.

Tensioni në Gadishullin Korean ka ardhur në një spirale përshkallëzimi të rrezikshëm që prej muajit dhjetor, kur Peniani lëshoi në hapësirë një satelit, nëpërmjet një rakete me rreze të gjatë veprimi dhe kreu një shpërthim bërthamor, në muajin shkurt, në kuadër të testimit të armëve të reja.

Si rrjedhojë e këtyre veprimeve në kundërshtim me paktet dhe zotimet e firmosura nga Korea e Veriut përpara OKB-së, vendi komunist u bë subjekt i sanksioneve të reja ekonomike, të cilave Peniani iu përgjigj në mënyrë sfiduese, duke anulluar armëpushimin e vitit 1953 me Korenë e Jugut dhe duke rikthyer gjendjen e luftës, së bashku me kërcënimet për shkatërrimin e plotë bërthamor.

Më parë gjatë të premtes, në kundërpërgjigje të mobilizmit të Koresë së Jugut pranë kufirit, Peniani urdhëroi mbushjen e sistemeve të lëshimit të raketave me rreze të mesme veprimi, që mund të godasin Jugun, Japoninë apo bazat amerikane në Azi.

Konflikti korean, Kastro: Të shmanget lufta

Ish-presidenti kubanez, Fidel Kastro, i shndërruar tashmë në një simbol “të luftës kundër imperializmit” dhe një ndër “armiqtë më jetëgjatë të Shteteve të Bashkuara”, i bën thirrje Koresë së Veriut të shmangë luftën.

“I kërkoj Koresë së Veriut të shmangë një luftë që nuk do të prodhonte asnjë të mirë, jo vetëm për dy vendet e Gadishullit Korean, por as për 70 përqind të popullsisë së botës”, thuhet në një deklaratë të Fidel Kastros shpërndarë në internet nga agjencia Cubadebate.

Shpërthimi i një lufte, shton Kastro, nuk do t’i sillte asnjë të mirë, asnjë përfitim popullit në të dy krahet e vijës ndarëse, përvecse shkatërrim e vdekje.

Thirrja e Fidel Kastros mbërrin pas ashpërsimit të gjuhës së Penianit ndaj Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Jugut. Vendi komunist ka mbyllur plotësisht kufijtë dhe kërcënon me goditje bërthamore edhe vetë Amerikën Kontinentale.

Edhe Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Mun bëri thirrje për qetësi. Ai kërkoi nga vendet të ulin tonet dhe të shmangin konfliktin e armatosur që do të ishte një katastrofë jo vetëm për dy vendet, por edhe për gjithë rajonin e më gjërë.

Provokimi i radhës i Koresë së Veriut

Korea e Veriut ka afruar raketat e saj me rreze të mesme veprimi në bregun lindor, për të lehtësuar goditjet e mundshme të bazave amerikane në Azi apo vendeve fqinje, përfshi Korenë e Jugut dhe Japoninë.

Informacioni, i siguruar nga burime të inteligjencës së Seulit, u komunikua të enjten nga ministri i Jashtëm i Koresë së Jugut.

Megjithatë, ministri Kim Këan-jin u tregua i kujdesshëm, për të saktësuar se “nuk njihen ende qëllimet e qarta të Penianit dhe arsyeja përse u zhvendosën këto armë”.

Ai theksoi se fqinjët komunistë “nuk kanë kapacitete për të goditur tokën amerikane, as pas kësaj zhvendosjes”, por e konsideroi këtë zhvillim si alarmues, pasi raketat afrohen më pranë vendit të tij, bazave amerikane në Guam, Okinaua e Mariane dhe Japonisë.

Ndërkohë, gjithashtu gjatë ditës, në një deklaratë rutinë të diktatorit Kim Jong-un, Korea e Veruiut iu rikthye kërcënimeve për shfarrosje bërthamore të të “gjithë armiqve imperialistë”.

Kundërpërgjigjja e Koresë Jugore

Në gadishullin Korean, po kalohet dalëngadalë nga fjalet tek veprimet. Koreja e Jugut dërgoi ne brigjet lindore e perëndimore dy luftanije të pajisura me sisteme mbrojtje anti-raketë, një ditë pasi veriu komunist zhvendosi edhe ai në bregun lindor një bateri raketash.

Madje, sipas raporteve te pakonfirmuara, ushtaret koreano-veriore kane levizur dy raketa te cilat i kane vendosur ne raketahedhes. Mendohet se behet fjale per dy musudane me rreze te mesme veprimi, te cilat mund te mberrijne deri ne ishullin e Guamit. Levizja e luftanijeve koreano-jugore ka per qellimin monitorimin e situates. nese veriu leshon ndonje rakete, ne do te gjurmojme trajektoren e saj, tha nje zyrtar vendas per agjensine koreano-jugore te lajmeve Yonhap.  

Nje dite me pare, zyrtare te Departamentit Amerikan te Mbrojtjes pohuan se jane te pergatitur për lëshimin e një rakete nga ana e Penianit dhe e kane marre seriozisht kercenimin e tij. Ushtria koreano-veriore dha te premten miratimin përfundimtar për një sulm bërthamor ndaj Shteteve të Bashkuara, kërcënim të cilin shumica e analistëve mendojnë se pen-niani nuk është në gjendje ta realizojë.

Por raketat e tij nga ana tjeter mund te godasin bazat amerikane ne rajon, e ky perben per ëashingtonin shqetesimin kryesor. Pershkallezimi i situates mes dy koreve ka detyruar sekretarin e pergjithshem te OKB-se Ban ki Moon t’i leshoje veriut nje apel e ta keshilloje te ndryshoje kurs, duke thene se retorika e tij ka shkuar me larg se c`duhet. Nje krize e padeshiruar ne gadishullin korean do te kishte pasoja serioze, tha shefi i Kombeve te Bashkuara, ndersa shtoi se kercenimi berthamor nuk eshte loje.(T.CH/LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Thursday, 04 April 2013 10:55

SHBA – Përshkallëzohet edhe më shumë situata në gadishullin Korean, pasi ushtria e Koresë së Veriut ka marrë dritën jeshile definitive për një sulm të mundshëm bërthamor kundër SHBA-ve.

Lajmi raportohet nga agjencia Dow Jones e cila citon disa media amerikane. Kështu Koreja e Veriut ka njoftuar zyrtarisht Shtëpinë e Bardhë dhe Pentagonin për një aksion të mundshëm bërthamor”-raporton edhe agjencia Bloomberg duke cituar agjencinë shtetërore koreane KCNA, sipas së cilës askush nuk mund të thotë tashmë nëse lufta do të shpërtheje sot apo nesër.

Ndërkaq SHBA-të po përgatiten të dislokojnë një sistem të avancuar mbrojtje bërthamore në Azi për të mbrojtur bazat e tyre ushtarake në paqësor. Lajmi raportohet nga Wall Street Journal, që citon një eksponent të administratës amerikane.

Sipas burimit, një dislokim i tillë bëhet si masë parandaluese dhe për të forcuar pozicionet e mbrojtjes kundër raketave nga Koreja e Veriut. Situatë shpërthyese , e ka cilësuar Rusia përshkallëzimin e tensionit mes Penjanit dhe Seulit, ndërsa zëvendësministri i Jashtëm rus, Igor Morgoulov, tha se ne situatën aktuale dhe atmosferën e tensionuar, mjafton një gabim elementar njerëzor apo një problem teknik për ta nxjerre situatën jashtë kontrolli.

Edhe Kina ka shprehur shqetësimin e saj serioz për rritjen e tensioneve ne kufirin mes dy koreve. Alarm ndërkohe edhe nga Franca e cila ka kërkuar një mbledhje urgjente te Këshillit te Sigurimit te OKB-se mbi situatën koreane.(LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Monday, 01 April 2013 19:18

Penian – Korea e jugut ka premtuar një “përgjigje të fortë” ndaj agresionit të mundshëm të Koresë së Veriut.

Në një fjalim drejtuar zyrtarëve të mbrojtjes, presidentja Park Geun-hye ka thënë se kërcënimet e Koresë së Veriut duhen marrë “shumë seriozisht”. Veriu bëri të ditur të shtunën se ka hyrë në gjendje lufte me Jugun, ndërsa të dielën Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dërguar ushtarë në Korenë e Jugut.

“Nëse do të ketë provokime ndaj vendit dhe popullit tim, do të përgjigjemi ashpër në luftime dhe nuk do të merremi me diplomaci”, theksoi presidenti koreano-jugor.

Ndërsa udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, paralajmëroi të shtunën se do të shtojë arsenalin bërthamor për t’i bërë ballë kërcënimeve të Shteteve të Bashkuara.

Në hapjen e punimeve të Komitetit Qëndror të Partisë, ai tha se “armët bërthamore nuk janë një monedhë për shkëmbim politik apo negociata ekonomike, por as nuk do të braktisen përballë kërcënimeve imperialiste”.

Korea e Veriut është shprehur e gatshme për të goditur edhe bazat amerikane në Japoni, në rastin e një lufte në gadishullin korean.

Lajmi raportohet në të përditshmen e Partisë së Punëtorëve, “Rodong Sinmun”, që flet për bazat e Misauas, Jokosukas dhe Okinauas.(T.CH/LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Saturday, 30 March 2013 17:19

Tirane – Korea e Veriut ka bërë të ditur se është futur në “gjendje lufte” me Korenë e Jugut, gjatë përshkallëzimit të fundit të retorikës së saj kundër fqinjëve jugorë dhe SHBA-ve.

Një deklaratë e publikuar në median shtetërore premtonte “veprime të ashpra fizike” ndaj “çdo lloj akti provokues”. Korea e Veriut ka kërcënuar pothuajse përditë me sulme, edhe pse të paktë janë ata që mendojnë se do të rrezikohet një luftë e madhe.

SHBA-të kanë dënuar “retorikën luftarake” të Veriut, ndërsa Rusia ka paralajmëruar për një “rreth vicioz”.

Dy Koretë, Veriu dhe Jugu, kanë qenë teknikisht në luftë, që prej konfliktit të armatosur

mes tyre, që përfundoi në 1953, për shkak se një armëpushim nuk u kthye kurrë në një traktat paqeje.

Tensionet në gadishullin korean kanë qenë të larta, që prej testit të tretë bërthamor të Koresë së Veriut, më 12 shkurt, gjë që çoi në marrjen e sanksioneve të reja nga OKB.

Në deklaratën e Koresë së Veriut, të publikuar të shtunën thuhej: “Që nga ky moment e në vazhdim, marrëdhëniet Veri-Jug do të futen në një gjendje lufte dhe të gjitha çështjet e ngritura mes Veriut dhe Jugut do të trajtohen në përputhje me rrethanat. Situata e tejzgjatur në pritje, në gadishullin korean, duke mos qenë as në paqe dhe as në luftë, tashmë ka marrë fund”.

Korea e Veriut ka lëshuar kërcënime të shumëfishta ndaj SHBA-ve dhe Koresë së Jugut së fundi, përfshi këtu edhe paralajmërimin për “një goditje parandaluese bërthamore” kundër SHBA-ve si dhe heqjen e armëpushimit me Jugun.

Reagojnë Washingtoni dhe Pekini

Në Washington, Caitlin Hayden, një zëdhënëse për Këshillin Kombëtar të Sigurisë, ka thënë se SHBA-të kanë vërejtur “raportime të një deklarate të re destruktive nga Korea e Veriut”. “Ne i marrim seriozisht këto kërcënime dhe mbetemi në kontakte të ngushta me aleatët tanë të Koresë së Jugut”, tha ajo. Ndërsa zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Josh Earnest, tha se retorika vetëm sa e thellon izolimin e Koresë së Veriut.

Kina, partneri tregtar më i madh i Koresë së Veriut, ka ripërsëritur thirrjet e saj për ulje tensioni nga të gjitha palët. Ministri i Jashtëm, Hong Lei, tha gjatë një konference shtypi, se “përpjekje të përbashkëta” duhen bërë për të kthyer në normalitet një “situatë të tensionuar”.(T.CH/LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Friday, 15 February 2013 15:05

Korea e Veriut i ka treguar aleatit të saj, Kinës, se është duke bërë përgatitje që të bëjë edhe një apo më shumë prova bërthamore gjatë këtij viti.

“Gjithçka është gati. Testi i katërt dhe i pestë nuclear do të bëhet së shpejti. Është e sigurtë se do të ndodhë brenda vitit”, ka thënë një burim i afërt me qeverinë e Koresë së Veriut, deklaratë të cilën e transmeton Reuters dhe në të cilën veç tjerash thuhet se prova e radhës do të jetë shumë më e fuqishme se herët tjera.

Prova e fundit bërthamore e Koresë së Veriut, ka shkaktuar shqetësim të madh në mbarë komunitetin ndërkombëtar. Shtetet e Bashkuara e cilësuan atë si “një kërcënim dhe provokim të drejtpërdrejtë”.

 
Lajme Shqip Tuesday, 09 October 2012 13:07

Seul – Koreja e Veriut sot njoftoi se posedon raketa me largësi të madhe veprimi të madhe të cilat mund të shkatërrojnë caqe në territorin e SHBA-së.

Zëdhënësi i Komitetit kombëtar koreanoverior për mbrojtje theksoi se këto raketa mund t’i shkaktojnë goditje jo vetëm forcave amerikane në gadishullin Korean, por edhe në Japoni, Guam, madje edhe në territorin e SHBA-së.

Në deklaratë thuhet se Pheniani është i gatshëm të kundërshtojë cilindo armik, “me kapacitete bërthamore kundër kapaciteteve bërthamore dhe me raketa kundër raketave”.

Kumtesa e këtillë e Phenianit pason pas marrëveshjes së re të lidhur të dielën midis Uashingtonit dhe Seulit për dërgesë të raketave amerikane në Korenë e Jugut me largësi më të madhe veprimi.

Koreja e Jugut deri më tani posedonte raketa me largësi veprimi prej 300 kilometra, ndërsa me marrëveshjen e re do të fitojë predha me largësi veprimi prej 800 kilometra, që është e mjaftueshme për qëllimin e caqeve në pjesë të Kinës dhe Japonisë.(LajmeShqip.com)

 

 
Lajme Shqip Tuesday, 24 April 2012 08:45

Phenian – Armata korenaoveriore u kërcënua se së shpejti do të merr “aksione të veçanta” në të cilat kryeqytetin koreanojugor do ta shndërrojë në “pluhur dhe hi”, duke e akuzuar qeverinë konservative në Seul se po e fyen udhëheqësinë e saj.

Veriu me muaj mbrapa në mënyrë të ashpër e kritikon presidentin jugokorean Li Mjun-bak dhe i kërcënohet me “luftë të shenjtë” për shkak të gjoja fyerjeve të tyre. Deri më tani nuk kishte kurrfarë incidente midis dy vendeve, por retorika bëhet gjithnjë e më e dhunshme, ndërsa disa analistë besojnë se janë të mundshme edhe provokime ushtarake.

“Së shpejti forcat tona të armatosura revolucionare do të marrin aksion special për ta larguar kërcënimin që e paraqesin një grup i tradhtarëve”, theksohet në kumtesën e ushtrisë verikoreane, që e publikuan mediat shtetërore.

Ushtria deklaroi se synimi i saj do të jetë “grupi i tradhtarëve rreth Li Mjun-bak”, kriminelë, elemente dëmtuese midis të cilëve janë edhe mediat konservative që e shkatërrojnë opinionin publik. Në deklaratë thuhet se ushtria tërë këtë “për tre ose katër minuta do ta shndërrojë në pluhur dhe hi”. (LajmeShqip.com)

12