12
 
Lajme Shqip Wednesday, 26 December 2012 18:46

Barcelonë  – I dashuri i këngëtares Shakira, Gerald Pique, i cili së shpejti do të bëhet edhe  baba, pasi këngëtarja është duke pritur një djalë,  në një intervistë ka treguar se po kalon një nga momentet më të ëmbla në jetën e tij personale dhe  se marrëdhënia me Shakirën e kanë lejuar atë për të arritur pjekurinë më të madhe personale.

“Unë mendoj se dashuria të ndryshon. Është një pjesë shumë e rëndësishme e jetës tuaj. Kur ndihesh i dashuruar, i sheh gjërat ndryshe. Kur je i vetmuar, të duhet të përqendrohesh shumë te futbolli, pastaj te miqtë tuaj.

Tashmë rri më shumë me partneren time, me të cilën pres të kem edhe një fëmijë. Pra, gjërat ndryshojnë në jetë dhe ti duhet të përshtatesh. Mendoj se gjithçka po ndodh me mua tani është shumë e lumtur”,ka thënë mbrojtësi i Barcelonës, Gerald Pique.

Pique është i kënaqur me mënyrën sesi po shkojnë gjërat në jetën e tij private.(LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Saturday, 06 October 2012 20:59

Hollivud – Ylli kolumbian Shakira ka zbuluar se ajo dhe i dashuri i saj, futbollisti Gerard Pique, janë duke pritur një djalë.

Vetëm dy javë pasi konfirmoi që është shtatzënë, Shakira zbuloi se cilës gjini i përket fëmija i tyre i parë. “Do të jetë djalë. Gerrard është gjëja më e mirë që më ka ndodhur në jetë dhe tani ne presim edhe fëmijën”, tha këngëtarja e lumtur, e cila po kënaqet me  shtatzëninë dhe vëmendjen e të dashurit të saj.

Ajo ka planifikuar tashmë që fëmijën nga një moshë e re, ta marrë me vete në ngjarje të ndryshme bamirësie për shkak se ajo dëshiron t’i tregojë se është e mundur të ndryshohet bota.

“Kur fëmija të lind, ai dua që ta dijë se mund të më ndihmojë për ta ndryshuar botën Ai vërtetë mund të ndryshojë botën”, tha këngëtarja e hitit “The Hips Don’t Lie”.

Shakira është në lidhje me lojtarin e Barcelonës, Gerard Pique, për rreth dy vjet. Çifti vetë e kishte konfirmuar lidhjen e tyre gjatë vitit të kaluar kur postuan një foto të tyre së bashku në Twitter dhe Facebook. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Tuesday, 31 July 2012 14:39

Megjithëse këngëtarja asgjë nuk ka konfirmuar, thashetheme të shumta flasin për një shtatzëni të mundshme të Shakirës.

Dhe për ta zbuluar këtë i janë vënë nga pas fotografë paparacë për ta fotografuar atë, e cila është parë të bëj shpesh herë vizita në një klinikë gjinekologjike në Spanjë.

Në Barcelonë, ku edhe thashethemet për të ziejnë më shumë, këngëtarja me indiferencë nuk ka bërë asnjë koment, as për të mohuar, por as edhe të kundërtën.

Edhe kur ka dalë në publik ka qenë e veshur me rroba të rehatshme duke i mbuluar format e saj në mënyrë strategjike. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Friday, 22 June 2012 16:00

“Magia” është kënga e parë diskografike me të cilën Shakira ka dalë në treg më 1990-ën, dhe hapi i parë që do e drejtonte këngëtaren kolumbiane drejt suksesit planetar.

Sigurisht që shitjet e para të këngëtares kanë qenë tepër të pakta, vetëm 1200 kopje, por megjithatë shtëpia diskografike “Sony Music Colombia” lidhi kontratë me Shakira Isabel Mebarak Ripoll, për të cilën parashikimet afatgjata u bënë realitet.

Sigurisht që atëherë nuk u bë e famshme për lëvizjen e legenit të saj, por ishte mjaft e qartë që mbas kësaj 13 vjeçareje me vetulla të theksuara fshihej një divë e pakonsumuar, që shumë shpejtë do të kthehej në një karikaturë internacionale për muzikën pop. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Wednesday, 06 June 2012 12:45

Sipas mediave latine, Gerard Pique dhe Shakira presin një fëmijë. Faqja meksikane TVNotas.com thekson se këngëtarja kolumbiane është 2 muajshe shtatzënë dhe është munduar që lajmin ta mbajë të fshehtë gjatë kësaj kohe.

Gazetarët që e kanë pyetur 35 vjeçaren për këtë çështje kanë marrë vetëm heshtje të cilën e kanë interpretuar si një konfirmim të lajmit.

Gjithashtu mediat latine vënë në dukje edhe ndryshimin e rrobave gjithmonë të ngushta që ka veshur Shakira me rroba më të gjera që mbulojnë format.

TVNotas.com njofton se çifti ka blerë një rezidencë të madha në Barcelonë, ku do të presin fëmijën e tyre të parë.

 
Lajme Shqip Thursday, 24 May 2012 10:10

Këngëtarja kolumbiane Shakira me format e saja trupore ka magjepsur shumë meshkuj dhe fansat thonë se do të ishte një mrekulli nëse ajo do t’i ekspozonte për ta.

Dhe nëse vendoste t’i shpaloste në revistën “Playboy” aq më mirë, ku meshkujt janë të etur për të parë VIP-at pa veshje. Shakira di si të lëvizë sensualisht duke i shpëtuar të shndërruarit në vulgaritet, erotike por me klas.

Revista shënoi një bum shitjesh me kopertinën e Linday Lohan dhe është vënë pas Shakiras për ta bindur të bëhet pjesë e faqeve të saj e që padyshim do të sillte jo vetëm kënaqësi për fansat por edhe fitime të majme.

Thashetheme qarkullojnë në blogjet rozë në internet se Shakira mund ta pranojë ofertën dhe paratë mund t’i dhurojë për bamirësi. Tashmë pyetjet janë a do thotë po diva e muzikës? Çfarë do të thotë i dashuri Gerard Pique?

 
Lajme Shqip Friday, 13 April 2012 14:34

Një ndër yjet e muzikës botërore ka shkelur në Kolumbi, në vendlindjen e saj për të nderuar një mësues meksikan i cili i qetësoi nxënësit e tij gjatë një shkëmbimi zjarri nëpërmjet këngës.

Kolumbiania shkeli tokën e saj këtë herë jo për një koncert, por për të vënë në qendër të vëmendjes edhe një herë misionin e saj humanitar, duke marrë pjesë në një sërë eventesh bamirësie, përfshirë edhe drekën “Primero lo Primero”.

E pritur nga zonja e parë e Kolumbisë, Maria Clemencia Rodriguez, Shakira i jep ndihmë nëpërmjet fondacionit të saj rreth 6 mijë fëmijëve nga 0-5 vjeç. Puna e fondacionit humanitar të këngëtares është e përqendruar në 13 qendra të rëndësishme në Amerikën e Jugut.

“Këta 6200 fëmijë mund të përfitojnë nga cilësia e edukimit, vëmendje deri në moshën 6 vjeçare sepse ne mendojmë që kjo fazë e fëmijërisë është vendimtare për atë që do të jetë një njeri në jetën e tij”, ka theksuar Shakira në fjalën e saj.

Shakira ka prezantuar edhe çmimet ALAS-BID, që jepen nga Banka e Zhvillimit dhe fondacioni i saj “ALAS”, i cili promovon dhe ndihmon për një fëmijëri të shëndetshme.

Çmimi për edukuesin më të mirë të vitit ju dha mësueses meksikane Martha Ivette Rivera Alanis . Pas marrjes së këtij çmimi, mësuesja është shprehur: “Për të shmangur dhunën na nevojitet edukimi”.

Artistja do të ndalet edhe në qytetin e saj të lindjes, Barranquilla përpara se të marrë pjesë në Samitin Amerikan që do të mbahet në Kartagjenë këtë fundjavë, ku ajo do të këndojë hymin kombëtar të Kolumbisë në çeljen e këtij samiti. Ajo do të takohet zyrtarisht edhe me presidentin e SHBA-së, Barack Obama dhe atë kolumbian, Juan Manuel Santos më 15 Prill.

 
Lajme Shqip Friday, 16 March 2012 11:31

Marrëdhënia e çiftit të famshëm ka tërhequr vëmendjen e mijëra njerëzve simpatizantë të tyre, por duket se kjo vëmëndje ndaj tyre, veçanërisht nga media e ka lodhur futbollistin e Barcelonës, Pique dhe karamelkën kolumbiane, Shakirën.

Dashurinë që çifti me aq pompozitet e ka manifestuar në fillimet e tyre, duket se tashmë ka filluar t’u venitet.

Pique ka filluar ta ndjejë shumë presionin e vëmendjes ndaj karrierës së tij dhe jetës së tij personale, gjë e cila ka filluar ta shqetësojë.

Sipas burimeve të portalit spanjoll Vanitatis, të afërm të çiftit janë shprehur se Piquesë i ka ardhur në majë të hundës me vëmëndjen e medias ndaj tyre dhe nga ana tjetër me kërkesat e të dashurës së tij, superyllit kolumbian Shakira.

Edhe pse Gerard Pique dhe Shakira çdo çast janë në qëndër të vëmendjes së tabloidëve spanjollë, ai nuk e ka mohuar se janë ekspozuar më shumë se ç’duhet.

Twitteri është dëshmitari i të gjitha bëmave të tyre, si në shtëpi apo edhe në koncerte të ndryshme. Por do të jetë koha që do të vërtetojë nëse këto janë vetëm thashetheme apo jo. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Saturday, 28 January 2012 10:30

Mos vallë Shakira dhe Piqué do të jenë viktimat e radhës, njësoj si Kim Kardashian dhe Ray J?

Thashetheme të shumta po lëzivin se tashmë edhe çifti i famshëm latin e ka një kasetë të tyren me lojrat e tyre seksuale.

Sipas televizionit ‘TV Notas’ një nga ish-punonjësit e Shakirës është duke i bërë asaj shantazh se nëse nuk i jep shumën e kërkuar prej tij, ai do të publikojë videon sekrete të saj. Sipas burimeve të këtij televizioni, në këtë kasetë janë pamje të Shakirës teksa kënaq partnerin e tij Gerard Piqué me seks oral.

Nuk është hera e parë që Shakira kërcënohet prej ngjarjeve të tilla, pasi edhe në të kaluarën është përfolur për një kasetë seksi me ish të dashurin e saj Antonio se la Rúa, me të cilin pati një lidhje 11-vjeçare. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Wednesday, 09 November 2011 13:18

Të martën, fituesja e disa çmimeve Grammy dhe Grammy Latino është shprehur mëse e lumtur që emri i saj është i shkruar tashmë mes shumë emrave të tjerë të famshëm.

“Kur isha 7 vjeç erdha për herë të parë në Los Angeles dhe shëtisja me mamanë time në këtë bulevard,” ka thënë ajo e cila shoqërohej nga prindërit e saj në këtë ditë të veçantë. “Mbaj mend që mamaja më tha se një ditë emri im do të ishte këtu dhe jam shumë e lumtur që parashikimi i saj ishte i drejtë”.

Këngëtarja e famshme është personi i parë me kombësi kolumbiane që merr një yll në Bulevardin e Famës.

34-vjeçarja është e njohur për këngët e saj si ‘La Tortura’, ‘Hips Don’t Lie’ apo ‘Waka-Waka’, kënga zyrtare e botërorit të futbollit “Afrika e Jugut 2010”. (LajmeShqip.com)

12