12
 
Lajme Shqip Tuesday, 29 April 2014 12:41

Në tekstet shkollore të nxënësve shqiptarë në Luginën e Preshevës, ku flitet për historinë dhe origjinën e shqiptarëve në Ballkan, shpjegohet qartë se janë të lashtë dhe autokton. Ndërsa për serbë thuhet se janë të ardhur.

Në fakt nëse prisni që libri të ketë si autorë shqiptare gaboheni, pasi hartuesi i këtij teksti është pikërisht një historian serb (Rade Mihaljçiç) dhe libri është shtypur nga Instituti për tekstet në Beograd.

Në këtë tekst shkollohet shkruhet: “Shqiptarët janë popull i lashtë dhe autokton në Ballkan, kurse serbët janë të ardhur nga lindja…”. Dhe kjo fjali ka bërë nervozë disa historianë dhe media serbe, të cilët librin e autorit serb Mihaljçiç e kanë konsideruar “skandaloz” (“Slandalozno: Srpski udžbenik iz istorije: Albanci su starosedeoci a Srbi došljaci na Balkan!”) dhe ky libër i historisë serbe për klasat e gjashta ka ngjallur reagime dhe polemika të ashpra, shkruan agjencia e lajmeve “Presheva jonë”.

Me kalimin e kohës, duket se edhe vetë serbët po binden gradualisht me realitetin historike, pavarësisht se disa ende nuk pajtohen me faktin se janë popull i ardhur në Ballkan. Më konkretisht, autori Mihaljçiç ka shkruar se serbët janë me prejardhje nga vendet e lindjes.

Për këtë ka reaguar prof. Slobodan Antoniç me një shkrim me titull “Vetëurryesit”, duke akuzuar autorin herë tradhtar e herë mosnjohjes i mirë i historisë. “Autori serb është marrë në këtë tekst shkollor më shumë me politikën ditore se sa me ‘të vërtetën historike’”.

Antoniç duke kritikuar autorin e njohur serb për tekstet shkollore nënvizon: “Pas leximit të këtij libri, që unë nuk jam i sigurt, meqë e di mirë historinë mesjetare serbe. E gjithë kjo nuk është e qartë mjaftueshëm për akademik individual serb siç është rasti me Mihaljin. Kush kujdeset për hartën e Evropës nga 814 vit në të cilën ajo është e qartë për shtetin serb në Ballkan e cila kufizohet me Armeninë dhe Azerbajxhanin dhe tani nuk mund të kuptojnë këtë deklaratë në tekstin mësimor për klasën e gjashtë”. /Shekulli

 

 
Lajme Shqip Sunday, 16 February 2014 18:56

Ditën e sotme në disa qytete të Polonisë, Çekisë dhe Sllovakisë është zhvilluar “Marshi për Kosovën serbe”.
Kjo protestë fillimisht ka nisur në rrjetet sociale për t’u masivizuar më vonë duke zënë sheshet e disa qyteteve.
Një grup protestuesit kanë protestuar kundër Kosovës si një shtet autonom, njofton “Zhurnal”
Protestat e një grupi të vogël qytetarësh po bëhen kundër ditës së pavarësisë së Kosovës e cila shënon gjashtë vjetorin e saj nëser me 17 shkurt 2014.
Në gjuhën polake po bëhet edhe një këngë e titulluar “Kosova është e Serbisë”! /albeu.com.

 
Lajme Shqip Sunday, 05 January 2014 13:33

Beograd – Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivan Mrkiç, thotë se ka nisur negociatat me Shkupin, Podgoricën, Sarajevën dhe Lubjanën rreth mundësisë së themelimit të Ambasadave të përbashkëta në Afrikë, Azi dhe Amerikën Latine.

Sipas tij, Serbia është shumë afër për të arritur marrëveshje të tilla me Maqedoninë dhe Malin e Zi.

Në planet e Serbisë nuk përmendet Kosova dhe misionet e saj diplomatike.

Mrkiç tha se i ashtuquajturi “Model Skandinav” ka rezultuar i suksesshëm ndërsa përmendi shembullin e Tokios ku në një ndërtesë punojnë diplomatë të më shumë se 15 shteteve të Amerikës Latine./koha/

 
Lajme Shqip Wednesday, 27 November 2013 20:06

Partia ultranacionaliste bullgare“Ataka” i kërkon parlamentit bullgar që “Strumica t`i kthehet Bullgarisë”.

Kjo kërkesë është bërë si kusht për mbështetjen e Maqedonisë në rrugën e integrimeve euroatlantike. Deputetët e këtij formacioni politik kanë dorëzuar sot kërkesë që territoret e banuara me bullgarë në Serbi dhe Maqedoni të kthehen nën qeverisjen e Bullgarisë, transmetojnë lajmin mediat bullgare.

Partia “Ataka” ka theksuar se Marrëveshja e Paqes e Nejit e firmosur 94 vite më parë është jolegjitime, pasi atëherë i janë konfiskuar Bullgarisë pjesë të territorit të Krahinës Perëndimore, raporton albeu.

Kjo parti thekson se këto territore që sot janë në Maqedoni dhe Serbi duhet t`i kthehen Bullgarisë. Sipas “Ataka”, Maqedonia atëkohë nuk ka ekzistuar si subjekt, ndërsa Serbia nuk është trashëgimtare juridike e Mbretërisë Serbo Kroato Sllovene.

“Çështja duhet të zgjidhet para se Serbia të bëhet anëtare e BE-së dheMaqedonia të nisë negociatat për anëtarësim”, theksoi Adrian Asenov, deputet i partisë “Ataka”.

 
Lajme Shqip Tuesday, 12 November 2013 18:10

Një anketë amerikane, maqedonasit i shpall si kombin e tretë më budalla.

Në mesin e dhjetë popujve më të mençur janë zviceranët, pastaj francezët, amerikanët, norvegjezët, britanikët e kështu me radhë…

Këtë konstatim e kanë nxjerrë një grupë psikologësh amerikanë nga Uashingtoni, Nju Jorku dhe Detroiti, pasi kishin bërë anketë në internet në mes 190 vendeve. Anketë është bërë nga muaji maj deri në muajin tetor të këtij viti.

Si popull më budalla në botë amerikanët i shpallën serbët, në vendin e dytë turqit ndërsa në të tretin maqedonasit. Në mesin e dhjetë vendeve të para u gjetën edhe polakët, hungarezët, bullgarët, kenianët dhe popullin e Zelandës së re.

Nuk është e qartë se në çfarë kriteresh është bazuar kjo anketë, por psikologët janë shprehur se kjo është jozyrtare e cila ka patur për qëllim të tregojë “zhvillimin e arsimimit dhe intelegjencës” në kohën e teknologjisë dhe internetit./Shqipmedia/ 

 
Lajme Shqip Saturday, 28 September 2013 18:19

Në fillim të viteve ’90-të, amerikanët kishin pritur një konflikt të armatosur në Kosovë, për të cilin kishin vlerësuar se ishte i pashmangshëm.

Siç raporton Telegrafi, CIA kishte parashikuar se do të ishte e pamundur të mënjanohej lufta mes Shqipërisë dhe Serbisë, në të cilën ushtria shqiptare do të dilte humbëse, kurse Serbia në një periudhë të caktuar do të pushtonte territore malore brenda kufirit të Shqipërisë.
Raporti i CIA-s është publikuar nga gazeta Novosti.
Në dokumentin e shpalosur së fundi nga CIA, të emërtuar “Forcat e armatosura Shqiptare: Të papërgatitura për konflikt me Serbinë”, i cili është hartuar në janar të vitit 1993, analizohen konfliktet e pritshme të ushtrisë serbe me kryengritësit shqiptarë në Kosovë dhe aftësia e Shqipërisë për t’u angazhuar në luftë. Forcat e Serbisë, sipas vlerësimit në raport, atëherë ishin të respektuara.
“Në rast kryengritje nga shqiptarët, Beogradi do të mund të reagonte brenda disa orësh”, thuhet në raportin e CIA-s.
Krahas 25 mijë pjesëtarëve të MUP-it, ushtria jugosllave ka së paku edhe 10 mijë ushtarë të pajisur me rreth 200 tanke, 160 automjete luftarake dhe 160 topa.
Krahas kësaj Beogradi ka edhe 26 mijë ushtarë vetëm 50 kilometra larg Kosovës dhe rreth 75 mijë serbë të moshës ndërmjet 15 dhe 59 vjeç në Kosovë dhe qindra njësite të organizuara paraushtarake.
Përballë shanseve të vogla për fitore në një konflikt me Serbinë, liderët shqiptarë sigurisht që do të drejtoheshin nga vendet e tjera për të kërkuar ndihmë, duke përfshirë këtu vendet myslimane.
Edhe pse thuhet se Irani kishte ofruar dërgimin e “vullnetarëve”, Tirana më parë do të kërkonte ndihmë nga Turqia, thuhet në analizën e CIA-s.
Ankaraja po stërviste oficerët shqiptarë.
Amerikanët gjithashtu ishin të frikësuar se përzierja eventuale e Turqisë në luftë do të shtonte tensionet e këtij shteti me Greqinë.
Përkundër dominimit ushtarak të Serbisë, analistët e CIA-s vlerësojnë se konflikti në Kosovë do të ishte i shkurtër.
Rreth 25 mijë shqiptarë të aftë për ushtri, thonë se kanë armë të fshehura dhe pa asnjë hezitim do të bënin luftë guerile.
Në një situatë të tillë, analistët e CIA-së kanë parashikuar se ushtria serbe do të sulmonte bazat ushtarake në brendi të Shqipërisë dhe do ta fuste Tiranën në luftë.
“Ushtria shqiptare nuk do të mund të krahasohej me forcat ushtarake serbe, të pajisura me armatim modern (në atë kohë) në rast se konflikti në Kosovë do të përfshinte edhe Shqipërinë fqinje,” shkruhet në raportin e CIA-s.
“Besojmë se autoritetet shtetërore në Tiranë do të provonin ta mënjanonin konfliktin e drejtpërdrejtë, por ai sipas të gjitha gjasave do të ishte i pashmangshëm. Tirana sigurisht do të ndihmonte shqiptarët e Kosovës me armatime dhe ushqime, por edhe do të shërbente si korridor për vullnetarët, armatimin, paratë dhe furnizime të tjera nga vende të ndryshme”.
Amerikanët në atë kohë nuk besonin shumë në suksesin e ushtrisë shqiptare. E përshkruajnë si të vjetruar, të pastërvitur, pa rezerva të karburanteve, ushqimeve, barnave dhe veshmbathjes. Kurse shumica e tankeve që dispononte kjo ushtri ishin version kinez i tankeve ruse të viteve ‘50, T-54, kurse nëndetëset mundur të zhyteshin vetëm deri në 10 metra thellësi.
“Beogradi nuk ka pretendime territoriale ndaj Shqipërisë, por sigurisht se do ta shfrytëzonte forcën ushtarake që të shkëpusë përkrahjen e Tiranës për kryengritësit në Kosovë”, shkruan në skenarin e CIA-s.
“Ushtria serbe do të ndiqte guerilasit kosovarë në Shqipëri, madje edhe do të pushtonte kalimet malore në anën shqiptare të kufirit. Do të vinte deri te konflikti i dy ushtrive, kurse shumë shpejt do dilte në pah superioriteti i ushtrisë serbe dhe sipas të gjitha gjasave do të nisnin sulme ajrore ndaj bazave të guerilëve në Shqipëri”.

 

 
Lajme Shqip Saturday, 27 July 2013 12:40

Beograd- Drejtori i Policisë së Serbisë, Milorad Veljoviq sot dhe nesër viziton nëpunësit policorë në zonën tokësore të sigurisë në kufirin Serbi – Kosovë, njoftojnë mediat serbe. Sipas këtyre mediave, Veloviq do të njihet me gjendjen e sigurisë në këto rajon. Sot ai qëndron në rajonet Bujanoc e Preshevë dhe do të vizitojë bazat Ristovc, Kozjak e Borovc, njësinë policore në Miratoc si dhe Konçulin.

Të dielën, nesër Veloviq do të qëndrojë në stacionin policor të Rudnicës në Kopaonik, në vendkalimin kufitar Jarinje si dhe repartin policore në Ribariq.

 
Lajme Shqip Tuesday, 16 July 2013 13:23

Prishtinë – “As të hënën nuk kanë munguar provokimet nga xhandarmëria serbe, që kanë patrulluar me motorë në pikën tek Ugari në Karaçevë”, ka thënë kryetari i Kamenicës, Shaip Surdulli. Shqetësimet përprovokimet e xhandarmërisë serbe kreu i Kamenicës të hënën ua ka paraqitur zyrtarëve të KFOR-it amerikan.

Surdulli tha t’i ketë kërkuar majorit amerikan, Jonathan T.Hrtsock, që t’i ndalëprovokimet serbe.

“Morëm premtime se shqetësimet e banorëve do të ngrihen në nivelin qendror në kuadër të forcës së KFOR-it, në mënyrë që në të ardhmen xhandarmërisë serbe mos t’i lejohet hyrja në territorin e Kosovës”, ka thënë Surdulli, shkruan Koha Ditore.

Pas zhvillimeve të fundit KFOR-i poashtu është zotuar se për caktimin e pikës kufitare do ta angazhojë departamentin i cili më herët është krijuar për implementimin e Marrëveshjes së Kumanovës.

 
Lajme Shqip Monday, 17 June 2013 15:16

Beograd- Presodenti serb, Tomisllav Nikoliq, ka pritur në takim ambasadorin e Maqedonisë në Serbi, Ljubisa Gerogievski. Nikoliq me këtë rast ka thënë se “Maqedonia nuk do të ketë asnjëherë një mike më të sinqertë dhe më të mira Serbia”.

Nikoliq ka thënë se për këtë arsye, pret që “të gjitha çështjet që duhet të zgjidhen mes dy vendeve, duhet të zgjidhen sa më shpejt”, transmeton B92.

Nikoliq ka falënderuar ambasadorin maqedon për memorialin e ushtarëve serbë të Betejës së Kumanovës. Ndërkohë ambasadori maqedon, shprehu përkushtimin për zhvillimin e një politike të tillë, “që do t’u shërbejë të dy popujve dhe t’i përafrojë dy popujt edhe më shumë”.

 

 
Lajme Shqip Monday, 10 June 2013 15:48

Beograd – Kryeministri serb, Ivica Daçiq, ka thënë se do të ishte e papranueshme për Serbinë, nëse nuk e merr datën për fillimin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Daçiq ka thënë se nëse ndodhë një gjë e tillë, mund të rrezikohet edhe Marrëveshja e arritur mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.

“Do të ishte e papranueshme për ne dhe do të rrezikonte madje edhe implementimin e Marrëveshjes së Brukselit”, ka thënë ai, duke komentuar një deklaratë të përfaqësuesit të BE-së në Serbi, i cili ka thënë se vendi mund të marrë “një dritë jeshile”, por ajo mund të mos nënkuptojë edhe fillimin e negociatave për anëtarësim.
“Nëse gjërat shkojnë ndryshe prej asaj se si jemi marrë vesh, Serbia nuk do ta pranojë me lehtësi këtë. Nuk do të pranojmë vendime të tilla”, citohet të ketë thënë Daçiq nga B92.


12