Lajme Shqip Wednesday, 16 April 2014 12:11

Nuk është ndonjë lajm se çetnikët nga Serbia janë parë nëpër Ukrainë duke iu dhënë mbështetje protestuesve pro-rusë dhe Putinit, mirëpo, tani vjen lajmi se serbët kërkojnë hisen e tyre në Ukrainën e gjorë.

Territorin autonom Slavenoserbia është duke e kërkuar nga “Qeveria e Republikës Serbe në mërgim”. Ata e fajësojnë Leninin për humbjen territoriale serbe. Ja çfarë thuhet në komunikatën e kësaj qeverie: “Ngjarjet e tanishme në Ukrainë, kanë hapur çështjen e ish territorit autonom serb në Ukrainë, të cilën e kishte suprimuar Vladimir Iliç Lenini.

Me këtë suprimim, serbët kanë humbur të drejtën për udhëheqje të pavarur mbi territorin e vet, me çka është mohuar përdorimi zyrtar i gjuhës dhe kulturës serbe dhe janë shpallur si pjesëtarë të popullit ukrainas”. 

Prof. dr Bozidar Mitrovic, president i organizatës rajonale të serbëve të zhvendosur, ka njoftuar qeverinë e Serbisë se ngjarjet e tanishme në Ukrainë, kanë hapur çështjen e territorit autonom serb në Ukrainë, i cili ishte suprimuar nga Leninin. Thuhet se serbët ishin vendosur në këtë territor pasi kishin ikur nga Republika Serbe e tanishme në Bosnje dhe Hercegovinë në shekullin e 18-të. 

Tani pasardhësit e tyre kanë ngritur barrikada në Lugansku, duke kërkuar të drejtat që i kishin fituar paraardhësit e tyre në Rusi në vitin 1753, por të cilat ua kishte hequr Lenini në vitin 1918. 

Ata insistojnë se serbët kanë pasur territorin e tyre autonom i cili është quajtur Slavenoserbia, ku dhjetëra vendbanime të këtij territori kishin emra nga qytetet e Bosnjës, Serbisë dhe Kroacisë, si Pançeva, Vrsaci, Varazdin, Karlovci, Vukovari, Osijeku, etj.(KP)

 
Lajme Shqip Friday, 23 August 2013 17:48

Në komunën Bratunac, serbët në dasmë e në festa fetare kanë kënduar këngë nacionaliste duke përmendur masakrat siç ishin ato në Vukovar dhe në Srebrenicë.
Në një video të kanalit “You Tube” që është publikuar incizimi i turpshëm dhe luftënxitës, gjatë një ahengu gjithë popullor të festës së “Shën Makavisë”, ata kanë kënduar këngë me përmbajtje tejet armiqësore dhe çetnike, me fjalët: “Oj, Pazaru novi Vukovaru, a Sjenice druga Srebrenice”, ( Novi Pazari si Vukovari dhe Sjenica si Srebrenica).
Bashkësia Demokratike Boshnjake në Bratunac ashpër e dënon këtë sjellje dhe shprehje fashizoide të serbëve në Bratunac, raporton agjencia e lajmeve INA.
Në reagim të kësaj bashkësie në vazhdim thuhet: “Është e pashembullt dhe jashtë të gjitha normave të civilizimit njerëzor glorifikimi i gjenocidit dhe spastrimit etnik dhe aq më tepër është kjo e rrezikshme të bëhet në Ballkan, ku akoma mjekohen plagët e viteve të nëntëdhjeta dhe varrosen gratë e pafajshme, fëmijët dhe burrat e vrarë nga ana e kriminelëve çetnik”.
“Skajshmërisht është mesazh i rrezikshëm të identifikimit dhe krahasimit të Novi Pazarit me Vukovarin dhe të Sjenicës me Srebrenicën, sepse ky është apel për rekrutimin e mendjeve të sëmura të cilët përsëri do të bënin krime, vrasje, dhunime, plaçkitje e grabitje, dhe shkatërrimin e shenjtërive të tjerëve dhe të pronës private vetëm e vetëm pse janë pjesëtar të komunitetit tjetër fetar”, thuhet më tej në reagim.
Mekanizmi e nxitjes së urrejtjes ndëretnike kanë qenë hyrje në luftërat e përgjakshme të viteve të nëntëdhjeta në hapësirat e ish Jugosllavisë, ku nga tribunat e stadiumeve është madhëruar tradita e turpshme çetnike dhe egërsia e tyre duke ftuar për qërim hesapesh me pjesëtarët e komuniteteve tjera fetare.
Bashkësia Demokratike Boshnjake kërkon nga autoritetet e Serbisë që të mbrojë qytetarët e vet si dhe të distancohen nga këto thirrje jo njerëzore./ina/

 
Lajme Shqip Sunday, 04 August 2013 14:20

Beograd- Në pesë vjetët e fundit, pozita e 1,85 milionë serbëve në rajon, duke mos llogaritur Rumaninë dhe përmirësimin vogël në Hungari, po bëhet gjithnjë e më e keqe, kanë tërhequr sot vërejtjen përfaqësues të Napredni klub-it duka prezantuar raportin e tyre pesëvjeçar për të drejtat e serbëve, njoftojnë medie të Beogradi, raporton Koha.

Kryetari këtij klubi Çedomir Antiq ka konstatuar se përkeqësimi i pozitës së serbëve në rajon është pasojë e përpjekjeve që të suspendohet Republika Sërpska, fakti se Mali i Zi është buzë falimentimit, se në krizë kushtuese ndodhet Maqedoni dhe se Kroacia ka hyrë në BE. Ai ka shtuar se marrë para sysh se serbët po nxiten që të marrin pjesë institucionet e Kosovës, ata nga viti i ardhshëm nga “Napredin Klub do të trajtohen edhe në “Kosovo-UNMIK”.

Në raportin e këtij klubi theksohet se në Shqipëri ekziston vazhdimësia në mosrespektimin e të drejtave, siç thotë klubi, të 30 mijë serbëve në Shqipëri nuk e kanë statusin e minoritetit nacional, madje ata janë edhe pa të drejtën që t’i dealbanizojnë emrat.