12
 
Lajme Shqip Tuesday, 31 July 2012 08:30

Prej një  kohe mjaft të gjatë ajo i ka mbajtur flokët vetëm të drejta dhe me një model të pandryshuar! Por Selena Gomez tani ka ndërruar stilin e flokëve të saj dhe këtë njoftim e ka bërë vetë në profilin e saj duke postuar fotografinë e saj.

Brunia 20 vjeçare ka shpjeguar se ky është modeli i ri flokëve të saj, i prerë posaçërisht për rolin e saj në filmin ‘The Getaway’. Filmi i cili ka nisur me xhirimet që në maj të 2012-ës në Bullgari, pritet të dalë në kinematë botërore në vitin 2013.

Selena do të luajë përkrah Ethan Hawke, Jon Voight dhe Bruce Payne.

Këngëtare dhe aktore njëkohësisht, aktorja ka pasur një muaj me surpriza mjaft të këndshme. Në pjesëmarrjen e saj së fundmi në Teen Choice Awards, përveçse ajo mori çmimin e grupit më të mirë për adoleshentë, së bashku me bandën e saj, ajo pati edhe një surprizë në skenë ku ju nxorën copëza keku për të festuar ditëlindjen e saj të 20-të.

Pjesëmarrës në këtë event ishte edhe i dashuri i saj, Justin Bieber, 18-vjeçari që mori çmimin e këngëtarit më të mirë mashkull për sezonin e verës. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Monday, 09 July 2012 08:27

Thashetheme të shumta për debatet mes çiftit të ri Selena dhe Justin kanë mbuluar faqet e para të mediave. Në momentin e parë që ato filluan të dilnin bashkë, u bë një bujë e paparë që parashikonte lidhjen e tyre si çift. Ata vendosen të bëjnë publike marrëdhënien e tyre në maj të vitit 2011, por siç duket romanca e 1 viti pas shumë shëtitjeve dhe takimeve romantike, ka pësuar lëkundje të mëdha.

Të dy së bashku kanë krijuar shumë fansa, gjithashtu kanë marrë dhe shumë kritika të ashpra për marrëdhënien e tyre. Madje, Selena Gomez ka marrë kërcënime me vdekje nga disa fansa të Justin Bieber, por kjo gjë nuk e ndaloi romancën e bukur të këtij çifti të vazhdonte.

Revista ‘People’ nga një burim i sigurtë ka raportuar që Selena po qante në krahët e Justin javën e kaluar, kur ishin të ftuar në ditëlindjen e Ashley Tisdale. Në media po flitet shumë për një ndarje në këtë lidhje, por asnjë deklaratë nuk është dhënë nga vetë çifti.

Nuk është hera e parë që ky çift përfshihet në thashetheme për një ndarje të mundshme. Por këto thashetheme u hodhën poshtë kur çifti i mrekullueshëm u paraqit bashkë në ‘Teens Choice Awards  2011’. Gjithashtu edhe kësaj here, me sa duket ka qenë një debat kalimtar pasi janë pajtuar disa ditë më vonë, ka raportuar TMZ.

Si do të shkojë lidhja e tyre? Mbetet për t’u parë… (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Friday, 15 June 2012 08:18

Bukuroshja 19 vjeçare, ka shndritur kopertinën e revistës “ELLE”. Në intervistë, ajo tregon për jetën e saj, fëmijërinë e vështirë, rolet që ajo ka pasur në Disney, si dhe për romancën e saj me Justin Bieber. Ajo tregon detaje nga takimi romantik që i bëri Justin Bieber në “Los Angeles Staples Center”.

“Të dy porositëm mish dhe makarona nën atmosferën e filmit ‘Titanik’. Të them të vërtetën Justin-i është një romantik i pashpresë, të vetmet fjalë romantike që tha ai atë natë ishin ‘romanca nuk ka vdekur, trajtoni të dashurën tuaj si një zonjushë’,, ka rrëfyer Gomez për revistën.

Gomez ka lindur në Prairie, filloi të aktrojë në moshën 7 vjeçare në rolin e ‘Giana dhe shokët e saj në Barney’.

“Kam punuar në “Disney Channel” dhe kam interpretuar role nga më të ndryshmet”, ka thënë ajo.

Në këtë intervistë ajo tregon si e ka frymëzuar dhe ndikuar Jenifer Lopez-i në jetën e saj kur ajo ishte vetëm 6 vjeçe.

Aktorja 19 vjeçare aktualisht është duke xhiruar filmin e saj më të ri ‘Spring Breakers’ në plazhin Balmain dhe Yves Saint. Prapa skenës, ajo tregon për rolin e saj në këtë film, “Më ngjan më shumë si një rol indian dhe është shumë ndryshe për mua dhe rolet që kam pasur më parë”. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Saturday, 09 June 2012 09:00

Justin Bieber tregoi anën e tij agresive për publikun së fundmi, kur sulmoi një fotograf që i prishi intimitetin në daljen me të Selena Gomez nga një qendër tregtare, por 19 vjeçarja, në një intervistë për “Elle”, nxori në pah anën më të butë të këngëtarit, të cilësuar prej saj si një “romantik i pashpresë”.

Duke folur në revistën për të cilën Gomez realizoi edhe disa fotografi joshëse, ajo zbuloi se si 18 vjeçari mori me qera pallatin gjigant të sportit në Los Anxhelos, “Staples Center” me 20 mijë vende, në mënyrë që ata të shijonin në vetmi skenat prekëse të filmit “Titaniku”.

”E kisha përmendur kalimthi në makinë, që doja të shikoja Titanikun, kur ai një ditë vjen më merr dhe më çon në pallatin e sportit, vetëm për të parë vetëm filmin. Ana e tij romantike del shumë shpesh në dritë”, rrëfeu Selena.

Përveçse romantik, Bieber ka edhe një anë tjetër që shumë pak persona e njohin, shpërqendrimin.

”Mund të numëroj të paktën shtatë raste në të cilat makinës sonë i është mbaruar benzina në mes të autostradës. Për fat të mirë, ka qenë mamaja ime ajo që na ka ardhur në ndihmë dhe na ka shoqëruar me makinën e saj në koncerte”, shtoi 19 vjeçarja.

 
Lajme Shqip Monday, 06 February 2012 11:31

Selena Gomez rivjen me një surprizë të këndshme për këtë sezon, më seksi se kurrë dhe më e ëmbël se asnjëherë tjetër!

Në intervistën e dhënë për këtë revistë, aktorja 19 vjeçare flet për fëmijërinë e vështirë, për ëndrrat e saj, për shoqen e saj më të ngushtë Demi Lovato, për karrierën dhe sigurisht flet edhe për të dashurin e saj, Justin Bieber.

Ajo shprehet “Unë e dua shumë punën që bëj, gjithmonë kam pasur dëshirën e mirë që çdo gjë që bëj ta bëj ashtu siç duhet.”

Ajo ka lindur në Grand Prairie, Teksas, kur e ëma e saj ka qënë vetëm 16-vjeç, ndërsa i ati 17-vjeç. “Nëse do të isha martuar në moshën e prindërve të mi, tani do të kisha edhe unë një fëmijë 3-vjeçar. Mua më frikëson vetëm ideja…”

Edhe pse ja doli mbanë të realizonte ëndrrën e saj, ajo akoma është me këmbët në tokë dhe ka mbetur po e njëjta realiste. Selena rrëfen gjithashtu për të dashurin e saj aktual, lidhja me të cilin ka nisur që në vitin 2010.

Ajo thotë, “Unë jam si çdo 19-vjeçare, e dashuruar në maksimum. Ne vetëm një jetë kemi dhe unë dua të ndjehem krenare për çdo gjë që kam, dhe normalisht edhe ta shijoj jetën!”

Për të mësuar më tepër rreth kpsaj interviste duhet të lexoni numrin e ardhshëm të Cosmopolitan-it, i cili përmban ekskluzivitetin e kësaj interviste. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Monday, 19 December 2011 13:15

Në njoftimin e dhënë për shtyp të këtij anulimi, nuk u dhanë arsyet e kësaj emergjence familjare, por E!Online ka zbuluar më shumë.

Ajo është një nga këngëtaret adoleshente më të famshme në botë. Selena vetëm para pak javësh bëri njoftimin se nëna e saj priste një fëmije. Lajmi se do të bëhej me një vëlla apo motër, e pati lumturuar shumë edhe 19-vjeçaren.

Por për shkak të disa komplikacioneve shëndetësore, mamaja e saj Mandy Teefey ka humbur fëmijën e saj të palindur. Kjo gjë e ka bërë Selenën të marrë menjëherë avionin dhe të fluturojë drejt saj, duke anuluar pa mëdyshje dy koncertet e saj. (LajmeShqip.com)

 

 
Lajme Shqip Wednesday, 26 October 2011 13:00

Çdo kush mund të priste nga adoleshentët e dashuruar që të bënin në një ditë argëtimi gjëra të tilla si: tatuazhe të përbashkët apo ndonjë udhëtim argëtimi në Vegas. Por Selena Gomez dhe Justin Bieber i kanë marrë gjërat më seriozisht, pasi ata në vend të argëtimit të shfrenuar, kanë preheruar të shkojnë dhe të adaptojnë një këlysh sëbashku. Tashmë Selena 19 vjeçe dhe Justin 17 vjeçar janë pronar të qenushit që i kanë vënë emrin Baylor.

Çifti i cili frekuentohet që prej tetë muajsh, më në fund ka gjetur kohë për njëri-tjetrin pas kaq shumë angazhimesh dhe udhëtimesh të gjata për turnetë e tyre muzikore.

Të fotografuar të dy bashkë gjatë një ndeshjeje hockey në Winnipeg të Kanadasë, Selena dhe Justin dukej se i kishin sytë vetëm për njëri-tjetrin dhe jo për lojën që zhvillohej. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Friday, 21 October 2011 13:06

Selena Gomez ka treguar aftësitë e saja për hip-hop, duke bërë klipin prezantues për koncertin e ardhshëm të MTV Europe Music Awards.

19-vjeçarja, e cila është përzgjedhur për të prezantuar spektaklin që do të organizohet në Belfast, në Irlandën veriore, ka veshur pantallona të gjera me një shirit të lidhur në kokë, për të portretizuar në këtë mënyrë më mirë ndryshimet nga vetvetja.

Klipi prezantues fillon me mesazhin: “Disa nga Selenat në këtë video janë falce. Çdo ngjashmëri me Selenën e vërtetë janë thjeshtë rastësi.”

Më pas Selena ballafaqohet me binjaken e saj të ligë, e cila luan rolin e një hip-hop-iste gangstere, dhe të dyja bashkë japin njoftimin se do të jetë ‘ajo’ që do të prezantojë këtë spektakël.

Europian Music Awards (EMA) do të realizohet më 6 nëntor dhe do të transmetohet në kanalin televiziv të MTV-së. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Tuesday, 20 September 2011 14:18

Skulptura e bronxit tregon këngëtarët adoleshent Selena Gomez dhe Justin Bieber lakuriq.

Javën e ardhshme kjo skulpturë do të dalë për shitje në dyqanin e aksesorëve pornografik në Dallas. Artisti i kësaj vepre, Daniel Edwards, e ka paraqitur organin gjenital të Justinit të mbuluar me një gjethe dhe atë të Selenës me yllin e Texasit.

Edward planifikon që së shpejti të nxjerrë edhe një skulpturë të re të çiftit, të titulluar “Justin dhe Selena, një trup”. Sipas tij mosha e tyre e re bën që ky çift të tërheqë vëmëndjen e të gjithëve, ndryshe nga një çift hollivudi në moshë madhore.

Dhe kurioziteti i të gjithëve është se si do të dukeshin ata në një hap më tutje, në atë duke kryer marrëdhënie seksuale.

Daniel Edwards është po i njëjti artist që bëri skulpturën e Britney Spears shtatzënë dhe lakuriq, skulpturën e Paris Hilton lakuriq dhe të vdekur, duke i bërë autopsinë si dhe skulpturën e jashtqitjes të Suri Cruise. (LajmeShqip.com)

 

 
Lajme Shqip Tuesday, 23 August 2011 10:47

Kur ne shohim fotografi të ndryshme të VIP-ave që ilustrojnë momente të ndryshme gjatë ditës, nuk mendojmë më shumë se sa thjeshtë për pozën e momentit.

Por vetëm nëpërmjet këtyre fotove, një specialist i gjuhës trupore mund të shpjegojë shumë më shumë nga ç’shohim ne. Për këtë arsye eksperti Dr. Pam Spurr ka studjuar gjuhën trupore të disa çifteve të famshme dhe për tabloidin The Sun ka publikuar 5 më të mirët, të klasifikuar sipas masës së epshit dhe dashurisë.

1. Daniel dhe Rachel

Që nga pamja dhe deri tek gjuha trupore duket që aktori i James BOND, Daniel Craig 43-vjeç, luan rolin e udhëheqësit me 41-vjeçaren Rachel Weisz, me të cilën u martua në një ceremoni private në New York përpara dy muajsh. Megjithëse ndërmjet tyre duket që ka harmoni, gjuha trupore e tij tregon se ai është ai që luan rolin protektiv në jetën e përditshme, duke qëndruar një hap para saj dhe shtrënguar dorën e saj  me të tijën nga pas.

Në këtë lloj marrëdhënie një femër mund të ndihet femërore dhe e sigurtë në marrëdhënien e saj. Ndërsa mashkulli tregon forcë të brëndshme dhe vetëbesim. Nëse edhe femra tregon besim njësoj, ata mund të jenë një çift i fortë.

Por e keqja në këtë karakter është se mashkulli nuk luan rol të mirë për bisedime të gjata dhe kjo mund të jetë vërtetë pengesë për një grua që i pëlqen të flasë dhe të shprehet shumë.

Për këtë çift: epshi shfaqet 4 dhe dashuria 5 (maksimalja).

2. Matt dhe Daisy

Matt Smith 28-vjeçar nuk mund të rezistonte pa treguar anën e tij argëtuese dhe të gjallë duke i dhënë një të pickuar 22-vjeçares Daisy Lowe, gjatë një shëtitjeje në Londër.

Një sinjal mjaft të rëndësishëm që mund të lexojmë tek ta, pavarësisht se janë me shpinë ndaj nesh, është harmonia që tregon gjuha e tyre trupore.

Një marrëdhënie e tillë do të ishte plot gjallëri dhe argëtim. Për mashkullin e tillë asnjë moment nuk do të ishte i mërzitshëm, pasi do të gjente çdo gjë për t’u argëtuar. Por e keqja e një karakteri të tillë është se një burrë i këtij tipi, kaq i gjallë dhe dinamik, në momente të caktuara mund të jetë mjaft i lodhshëm dhe fëminor. Këta tipa kur duhet të përballen me probleme serioze, si për shembull me presionin që ushtron media ngaj çifteve të famshëm, nuk do t’i bënin dot ballë dhe mund ta humbnin lojën e tyre.

Për këtë çift: epshi shfaqet 4 dhe dashuria 5 (maksimalja).

3. Princ William dhe Kate Middleton

Pa dyshim që ndonjëherë detyrimet që duhet të ushtrojnë disa njerëz mund të bëjnë që edhe gjuha trupore të hutojë Catherinën 29-vjeçare, por jo Williamin!

Në këtë fotografi William mban rolin tradicional duke ecur përpara me vetëbesim, drejt dhe me kokën lart. Dha Kate e cila ecën krah tij tregon sinkronizim me dominancën e tij, duke shprehur gjithashtu pak nënshtrim nëpërmjet gjuhës së saj trupore.

Në qoftë se partnerët kanë këtë qëndrim tradicional, ata ndërtojnë një strukturë perfekte ku ngarkesat emocionale janë plotësisht të kontrolluara. Ata e dinë mjaft mirë që edhe nëse qëndrojnë pranë njëri-tjetrit në periudha stresi, do të jetë fantastike, pasi kontrolli emocional nuk do të lejojë që të duken keq përballë të tjerëve.

Por në qoftë se forca për t’i bërë ballë barrierave është aq e fortë, sigurisht që kjo gjë do të shkaktonte ndonjëherë edhe stres dhe lodhje për partnerin tjetër.

Për këtë çift: epshi shfaqet 2 dhe dashuria 5 (maksimalja).

4. Justin Bieber dhe Selena Gomez

Justin 17-vjeçar dhe Selena 19-vjeçare duken sikur janë një çift i balancuar, por realisht është Selena ajo që merr rolin kryesor. Shikoni me vëmëndje mënyrën se si ai mbështetet drejt saj. Ai ngrihet në majë të gishtave, ndërkohë që këmbët e saj janë plotësisht të puthitura me tokën.

Një grua mund të ndihet e adhuruar në këtë lloj marrëdhënie duke qënë se mashkulli i saj i vjen gjithnjë nga pas asaj dhe fjalës së saj. Kjo është një situatë e përkryer për ata dominuesë që duan t’i kenë gjërat vetëm sipas mënyrës së tyre.

Por kjo nuk është e mirë pasi një burrë mund të lodhet dhe nëse nuk tregohet i kujdesshëm ai mund të rrezikojë që të shndërrohet në një kukull për një grua dominuese. Kjo nuk është aspak e mirë për dikë që i pëlqejnë sfidat.

Për këtë çift: epshi shfaqet 3 dhe dashuria 4.

 

 

5. Jennifer Aniston dhe Justin Theroux

Aktori Justin Theroux 40-vjeçar ecën përpara në mënyrë dominuese dhe duket sikur është një lider për 42-vjeçaren Jennifer Aniston. Por kjo nuk është kaq e thjeshtë! Aktorja Jennifer është duke i shtrënguar shpatullat e tij në një mënyrë sikur dëshiron ta kalërojë. Dhe ai nuk duket aq rehat në rolin e tij, duke sinjalizuar se marrëdhënia e tyre mund të jetë nën presion.

Kur një çift i tillë përputhet me njëri-tjetrin, ata mund të përballojnë të gjithë botën sëbashku, pasi ata e kuptojnë presionin me të cilin tjetri po përballet. Ata mbështesin vetëbesimin e tyre dhe i kuptojnë pasiguritë e tyre.

Por në një marrëdhënie të tillë nëse mashkulli nuk e rrit vetëbesimin e tij, ai mund të humbasë respektin e saj. Atij mbase i duhet që të tregohet pak më i ashpër dhe të ofrojë më shumë siguri për lidhjen e tyre.

Për këtë çift: epshi shfaqet 4 dhe dashuria 3. (LajmeShqip.com)

12