12
 
Lajme Shqip Thursday, 09 August 2012 10:01

Pikërisht një nga figurat më të përfolura së fundi për aventurat e tij seksuale me femra të shumta, pikërisht ai dikur dyshohej nga prindërit se ishte homoseksual, dhe kjo për faj të adhurimit që ai kishte për meshkujt që merreshin me body-building!

Schwarzenegger kujton: “Mbaj mend mamanë që mori doktorin në telefon duke i thënë se shokët e mi vinin në mure postera femrash, ndërsa unë e kisha mbushur dhomën me meshkuj gati nudo, me burra muskulozë të lyer me vaj dhe me mbathje shumë të vogla.” Ndryshe nga e ëma që kërkonte shpëtim tek mjeku familjar, babai i tij e kritikonte duke i thënë që të merrej me diçka më të dobishme.

“Pse nuk bën një punë të dobishme në vend që të merresh me stërvitje të pavlerë, më thonte”, kujton Arnold Schwarzenegger për babain e tij.

Por, stërvitja nuk ishte dhe aq e pavlerë sepse 65-vjeçari ka fituar 4 herë titullin Mister Universi dhe kjo pikërisht kjo famë i hapi rrugën e kinematografisë.

Arnold Schwarzenegger ka luajtur në dhjetëra filma aksion në vitet ’80-’90 para se të bëhej guvernatori i Kalifornisë. Pas politikës, Schwarzenegger i është rikthyer sërish kinemasë. Së shpejti ai do të interpretojë në filmin ‘Expendables 2’ dhe vitin e ardhshëm do të jetë protagonist kryesor në filmin ‘The Last Stand’.

 
Lajme Shqip Wednesday, 08 August 2012 10:13

Hollivud – Arnold Schwarzenegger ka pranuar se në rini ka kaluar tre ditë në burgun ushtarak. Artisti mësohet të jetë dënuar gjatë kohës së shërbimit të tij në ushtri sepse ishte larguar pa leje nga kazerma për të marrë pjesë në garat e bodibilding-ut.

Sipas burimeve të Yahoo-së, Schwarzenegger gjatë shërbimit të tij ushtarak 1-vjeçar, është larguar fshehurazi drejt Gjermanisë për të marrë pjesën në garën për përzgjedhjen e të riut më të mirë në bodibilding.

Të paktën sakrifica ja vlejti pasi ai fitoi çmimin e parë në këtë konkurs, pavarësisht se menjëherë si u kthye në kazermë u mbyll në qeli për 3 ditë. Sot e kësaj dite, Arnoldi shprehet se nuk pendohet aspak për veprimin e tij në atë kohë.

 
Lajme Shqip Saturday, 03 March 2012 12:43

Arnold Schwarzenegger dhe bashkëshortja e tij, Maria Shriver, kanë nisur një terapi çifti për të evituar divorcin që ajo kërkoi pasi mori vesh që protagonisti i ‘Terminator’ kishte një fëmijë jashtë martese me shërbyesen e shtëpisë.

Kriza e çiftit nisi kur në maj të vitit të kaluar ish-guvernatori i Kalifornisë pranoi se në vitin 1997 ka pasur një fëmijë me Mildred Patricia Baena, një shërbyese që punoi për familjen përgjatë 2 dekadash.

“Arnold dhe Maria po konsultohen me një terapist për të kapërcyer problemet dhe për të rifilluar marrëdhënien. Maria është katolike dhe nuk beson tek divorci, por është ndjerë shumë e turpëruar nga tradhëtia”, tha një burim për gazetën njujorkeze “New York Post”.

Arnold Schwarzenegger dhe Maria Shriver janë martuar në vitin 1986 dhe kanë katër fëmijë sëbashku.

 
Lajme Shqip Thursday, 09 February 2012 12:54

Jeta është mjaft e vështirë kur kërkon të jesh një yll aksionesh në moshën e pensionit.

Dhe këtë e kanë treguar më së miri veteranët Arnold Schwarzenegger dhe Sylvester Stallone, të cilët rastësisht janë gjendur të shtruar në spital përkrah njëri-tjetrit.

Ka qenë vetë Schwarzenegger që ka postuar këtë foto duke e komentuar, “Shikoni cilin zbulova përkrah meje kur u shtrova në spital!!!”

Arnoldin 64 dhe Sylvesterin 65 vjeç së shpejti do t’i shohim në një film aksion të quajtur ‘The Tomb’.

Në vitet ’80 ata kanë qenë rival me njëri-tjetrin dhe njëkohësisht janë cituar si yjet më të mirë të filmave aksion në Hollivud. Por në ditët e sotme duket se këta yje të hershëm janë bërë shpejt miq me njëri-tjetrin, i cili do t’i sjellë në ekran me bashkëpunimin e tyre të tretë. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Saturday, 08 October 2011 13:10

Austri – Dje, badibilldëri, aktori dhe ish guvernatori i Kaifornisë u kthye në Austri për të inaguruar një muze dedikuar atij, si dhe zbulimin e statujës së tij të bronxit.

Muzeu ndodhet në vilën dykatëshe të fshatit Thal ku ai lindi dhe ka të ekspozuar edhe disa relike nga jeta e tij.

“Për mua ky nuk është vetëm një muze,” është shprehur Schwarzenegger për Associated Press, “por është edhe një simbol i vullnetit… Çdokujt i jepet një shans.”

Muzeu përfshinte foto të tij, ish gruas së tij Maria Shriver dhe katër fëmijëve të tij përgjatë viteve. Në intervistë ai e përshkroi martesën me Marian si një nga ditët që kujton me dashurinë më të madhe.

Schwarzenegger 64 vjeçar dhe Shriver 55 vjeçare, i dhanë fund martesës së tyre 25 vjeçare në maj, pas zbulimit të fëmijës jashtëmartesor të Arnoldit me ish punonjësen e shtëpisë së tyre Mildred Baena.

Në vizitën e tij në Austri, Arnoldi ishte i shoqëruar nga djali i tij 18 vjeçar Patrick. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Saturday, 01 October 2011 09:35

Djali i madh i të famshmit (apo famëkeqit) Arnold Schwarzenegger, Patrick, ka qënë duke drejtuar makinën Audi të zezë të babait të tij kur është ndalur nga policia rrugore për tejkalim të shpejtësisë.

Sipas burimeve të TMZ, ai kishte ecur me 54 mph në një zonë ku lejohej deri më 35 mph. Sipas këtij burimi, Patrick është gjobitur për shkeljen e këtij ligji dhe më pas është larguar pa incidente të mëtejshme.

Përpara disa ditësh, djali i Marias dhe Arnoldit, ka bërë të ditur se do t’i pëlqente që të ndiqte hapat e të atit në aktrim, por njëkohësisht të merret me modelimin dhe me biznesin e tij. Përpara disa kohësh ai ka pozuar si model për linjën Hudson Jeans.

Ndërkohë, vetë 17 vjeçari ka një linjë veshjesh të tijën, të quajtur “Project 360”. Të gjitha të ardhurat e kësaj linje ndihmojnë në rritjen e grumbullimit të parave për disa nga organizatat bamirëse ku ai është pjesëmarrës. (LajmeShqip.com)

 

 
Lajme Shqip Friday, 23 September 2011 20:01

Ka qenë badibilldër, aktor e guvernator, dhe së shpejti do të jetë autor publikues.

Arnold Schwarzenegger është gati për të treguar historinë e tij. Sipas njoftimit të “Los Angeles Times” të enjten, autobiografia e Arnoldit do të quhet “Total Recall”, një titull i dyfishtë, për të kujtuar edhe filmin e tij në vitin 1990.

Ish guvernatori 64-vjeçar i Kalifornisë bëri bujë në maj kur ai me bashkëshorten e tij Maria Shriver shpallën ndarjen mbas 25 vitesh martesë. Menjëherë mbas kësaj, ylli terminator rrëfeu se kishte një fëmi jashtëmartese me një nga shërbyeset në shtëpinë e tij, para më shumë se një dekade.

Kujtimet e Schwarzeneggerit, të cilat i ka quajtur “Historia e pabesueshme dhe e vërtetë e jetës sime” do të përpunohen nga redaktori ekzekutiv Peter Petre, që është dhe bashkëautori i autobiografive të Alan Greenspan dhe Norman Schwarzkopf.

Përfaqësuesi shtëpisë botuese të librit është shprehur në lidhje me librin e kujtimeve të Schwarzeneggerit:

“Kjo ka qënë autobiografia më e shumëpritur e këtij brezi. Portreti i tij paraqet një jetë shumë të larmishme dhe të diskutueshme, madje edhe argëtuese në sy të publikut.”

(LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Tuesday, 16 August 2011 07:35

Patrick Schwarzenegger, 17-vjeçar, djali më i madh i ish-guvernatorit të Kalifornisë, është shfaqur në reklamën e Hudson Jeans i zhveshur nga sipër dhe në një foto bardhë e zi.

Siç duket, djali i terminatorit dëshiron të ndjekë rrugën e famës, por jo si aktor,  megjithëse ai është ende në hapat e parë.

Patrick ka thënë se fitimet e kësaj reklame do t’i destinojë për projektin e bamirësisë Project360 Charity.

“Nëna ime më ka rritur duke më edukuar për të t’ju përkushtuar shërbimeve publike dhe unë do e ndjek përfundimisht këtë drejtim. Por, megjithatë më pëlqen ta shoh veten në të ardhmen ehd enën hapat ndërmarrës të babait tim.” (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Wednesday, 10 August 2011 11:15

Në këndvështrimin e parë duket aspak argëtuese të shohësh Arnoldin të dalë në shëtitje me motoçikletë, me një bluzë të veshur që shkruan: “Maria, unë mbijetova!”.

Një deklaratë shumë e padrejtë duke marrë parasysh që ishte ai që e tradhëtoi atë aq keq. Por, po të gërmosh më shumë bluza ka një histori më të gjatë. Sipas burimeve të abloidit TMZ, Arnoldit ju dha dhuratë kjo bluzë gjatë një feste lamtumire me stafin e Guvernatorit. Në fakt bluza ishte dizenjuar nga stafi i Marias, si një shaka për të.

Bluza që kishte të stampuar datat 2007-2010 janë modifikuar sot nga Arnoldi, i cili e ka hequr me vizë vitin 2007 dhe sipër tij ka shënuar 1977, viti në të cilin ai pati filluar të dilte me Marian. Nga një bluzë e prodhuar për fundin e karrierës së tij guvernale, sot ai e ka shfrytëzuar për të dhënë një mesazh mbas divorcit të tyre.

Dhe në fakt, megjithëse janë ndarë mbas një tradhëtie të pashoq, thuhet se Maria dhe Arnoldi ndërmjet tyre janë ndarë miqësisht dhe pa luftë ndërmjet tyre. Megjithëse gjatë gjithë kësaj kohe ata po merren me procedurat e divorcit, ata flasin normalisht dhe vazhdimisht me njëri-tjetrin. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Tuesday, 05 July 2011 17:48

Sipas burimeve tё tabloidit ‘RadarOnLine’, mbesёs sё ish-presidentit John Kennedy, Maria Shriverit i ёshtё ofruar njё shumё parapagimi prej mё shumё se 15 milion dollarёsh pёr tё publikuar njё libёr me gjithё tё vёrtetat e jetёs sё saj me aktorin, ish-guvernatorin e Kalifornisё, Arnold Schwarzenegger.

Maria Shriver vazhdon tё mbetet njё nga çёshtjet mё tё nxehta nё shkrimet mbarё kombёtare.

Asaj i ёshtё ofruar njё parapagim mё i madh se sa vetё Bill Klintonit, i cili publikoi autobiografinё e tij me titullin ‘Jeta ime’.

Maria ёshtё edhe autorja e gjashtё librave mё tё shitur ‘best-selling’, ku pёrmёndim “And One More Thing Before You Go…” dhe “What’s Happening to Grandpa?”.

Por, asnjё tematikё nuk do tё ishte mё shumё best-seller se sa njё libёr qё do tё tregonte gjithёçka mbi tё, duke nisur nga rritja e saj si pjesё e familjes Kennedy dhe duke vazhduar me jetёn e saj me Arnoldin, detajet mbi zbulimin e tradhёtisё sё tij me shёrbyesen… Kjo tematikё ёshtё shumё sensibёl pёr tё gjithё dhe nuk do mend qё do tё shёnonte shitje rekordi botёror.

Nuk ka asnjё tё dhёnё nёse Maria ёshtё e interesuar pёr diçka tё tillё, por kjo gjё nuk i ndalon dot shtёpitё botuese tё bёjnё ofertat e tyre.

Edhe nёse Shriver do tё jetё dakort pёr njё botim tё tillё, ёshtё e sigurtё qё asgjё nuk do tё ndёrmarrё deri sa tё pёrfundojё plotёsisht divorcin me Arnoldin dhe deri sa djali i tyre minoren t’i ketё mbushur 18 vjeç nё vitin 2015. (LajmeShqip.com)

 

 

12