Lajme Shqip Tuesday, 31 December 2014 17:16

Të rejat e fundit për kampionin e botës të “Formula 1-s”, Michael Schumacher, janë tepër pozitive. Duket se ka një përmirësim në shëndetin e Schumcher-it. Ekipi i mjekëve që po mbikëqyr kampionin e botës, ka dalë para pak minutash në një konferencë për shtyp, ku ka lajmëruar se ka një përmirësim të shëndetit të 44-vjeçarit. 

Doktorët thonë se pas operacionit të fundit që i bënë për qarkullimin e gjakut në tru, ka një përmirësim të shëndetit të Schumacher-it. Mëngjesin e sotëm mjekët i kanë bërë një skaner në kokë Schumacher-it dhe sipas tyre ka shenja përmirësimi, në krahasim me një ditë më parë. Megjithatë mjekët sqarojnë se 44-vjeçari, shtatë herë kampion bote në “Formula 1” ndodhet ende në koma dhe ende nuk ka dalë nga rreziku për jetën.  

Michael Schumacher pësoi një aksident në alpet e Francës, ditën e dielë. Ai ka rrëshkitur dhe ka përplasur kokën në një gur, ç’ka ka bërë që Schumacher të bjerë në koma. /sho/

 
Lajme Shqip Monday, 30 December 2014 12:20

Michael Schumacher ka pësuar një aksident të rëndë dhe për pasojë ka rënë në koma. Mjekët bëjnë të ditur se gjendje e tij është kritike. Schumacher, 7 herë kampion bote në F1 pësoi një aksident duke bërë ski, ai ka rënë ndërsa ishte duke u pozicionuar jashtë piste në Meribel, lokalitet në Alpet franceze ku ish-piloti ka edhe një shtëpi.

Schumacher është dëmtuar në kokë dhe është transportuar në spital në Grenoble me helikopter, ku është operuar me urgjencë. Boletini mjekësor flet për “gjendje kritike” dhe “koma” dhe me kalimin e orëve gjendja e tij sa vjen dhe bëhet më e rëndë.

Komunikata e shpërndarë nga qendra spitalore universitare e Grenoble nënvizon se Schumacher “në momentin e mbërritjes këtu vuante nga një traumë e rëndë në kokë, në gjendje koma, për të cilën është bërë e nevojshme një operacion i menjëhershëm neurokirurgjik”.

Me Schumacher-in në këto momente të vështira po i qëndron pranë gruaja e tij Korina dhe fëmijët e tyre. Ndërkohë e gjithë bota e sportit lutet për të kaluar sa më shpejt betejën me vdekjen. Lutjet e para kanë mbërritur nga Felipe Masa, Luka Di Montezemolo, Bernie Eklestone./Shekulli/