Lajme Shqip Sunday, 29 June 2014 22:32

Edhe pse ishte ditë e dielë dhe zyrtarisht Prokuroria e kishte ditë pushimi, vrasja e bankierit Artan Santo ka bërë që grupi hetimor i ngritur për këtë çështje, të jetë mbi tavolinën e punës.

grupi hetimor është mbledhur nën drejtimin e Petrit Fushës, drejtues i akuzës së kryeqytetit dhe 4 prokurorë të tjerë, ndër ta dhe një i njësisë Task-Forcë.

Burime jozyrtare nga Prokuroria e Përgjithshme, kanë sqaruar se është bërë një listë me emrat e personave që do të pyeten për ngjarjen e rëndë ku humbi jetën biznemeni i njohur. Të njëjtat burime saktësuan se në listë janë të përfshirë biznesmenë dhe ortakë më të cilët Santo bashkëpunonte prej vitesh, raporton Ora Neës.

Ndërsa ndihma e kërkuar shërbimeve sekrete të huaj, kryesisht ne vendet ku Santo ka kryer veprime bankare, ka bërë që hetimi të shtrihet dhe në këto shtete.

Mësohet se nga zyra e Santos është sekuestruar kompjuteri i tij i punës dhe ai personal, me shprese që do gjenden elementë që do ndihmojnë hetimin.

 
Lajme Shqip Saturday, 28 June 2014 15:41

Policia e Tiranës në bashkëpunim me prokurorinë po vijojnë imtësisht hetimet për zbardhjen e identitetit dhe kapjen e dy autorëve që kryen atentatin mafioz në zemër të kryeqytetit, duke ekzekutuar biznesmenin Artan Santo. 

Në një deklaratë për mediat, Drejtori i Policisë së Tiranës, Ardian Çipa u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që mund të kenë informacion rreth ngjarjes, që të bashkëpunojnë me autoritetet për identifikimin e autorëve, duke theksuar se policia ka vendosur një shpërblim prej 100 mijë eurosh për informatorët e vlefshëm. 

Kreu i Policisë së Tiranës theksoi se policia nuk kishte asnjë informacion për ndonjë problem të mundshëm të biznesmenit Artan Santo, që mund ti rrezikonte atij jetën. 

“Po hetojmë intensivisht gjithë aktivitetin e viktimës. Ngjarja ka qenë e parapërgatitur dhe e mirë menduar nga autorët. Nuk ka pasur asnjë problem dhe nuk ka pasur njoftime se mund të rrezikohej jeta e tij”, deklaron Çipa. 

 
Lajme Shqip Thursday, 26 June 2014 15:20

Dy persona janë arrestuar nga forcat e policisë, në Fushë-Krujë, të cilët dyshohen të kenë lidhje me vrasjen e biznesmenit, Artan Santos.

Personat janë pronari i motorit me të cilin u krye ekzekutimi, dhe pronari i një pike servili. Policia bën me dije se dy personat e ndaluar janë të dyshuarit kryesorë, ndërkohë që vijon hetimi i mëtejshëm për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e autorëve.

 
Lajme Shqip Thursday, 26 June 2014 13:51

Kuvendi i Shqipërisë mbajti sot një minutë heshtje në nder të bizesmenit Artan Santo, që u ekzekutua  mëngjesin e sotëm në zonën e ish-Blloklut, në Tiranë. Atentati solli reagime të mëdha nga politikanët shqiptarë dhe nga mediat ndërkombëtare. 

Deputeti socialist Blushi kërkoi që t’i shkohet deri në fund zbardhjes së kësaj ngjarjeje mafioze.  Nga selia Kuvendi, Blushi tha se “qeveria duhet  të bëj gjithcka për të zbuluar autorët. Duhet t’i shkohet deri në fund zbardhjes së kësaj ngjarjeje mafioze.  Qeveria t’i marrë në mbrojtje drejtorët e bankave. Ngushëllime familjes”.

Ndërkohë edhe deputeti i PD-së, Ristani deklaroi se ekzekutimi i biznesmenit, ishte një deshmi sesa e pambrojtur është jeta në Shqipëri. Në një deklaratë për mediat, deputeti Arben Ristani tha se “ezkekutimi mafioz dëshmon se krimi ka arritur në ato nivele të organizimit dhe kurajos, sa të marrë jetën e një personaliteti të fushës së tij, të një biznesmeni nga më të spikaturit, pa ju dridhur dora gjakatare”, tha Ristani.

Biznesmeni Artan Santo u godit me gjashtë plumba pistolete në kokë dhe në trup rreth orës 9 e 15 minuta. Santo, 58-vjeçar, u qëllua pak metra nga vendi i tij i punës në bankën Credins të cilën e drejtonte prej vitesh.

Ndërkohë policia e kryeqytetit ka vendosur në dispozicion një shpërblim prej 100 mijë eurosh, për çdo informacion të vlefshëm që do të cojë në kapjen e autorëve.