Lajme Shqip Wednesday, 29 May 2013 18:21

 

 

Bojkotimi i samitit të Ohrit erdhi pas vendimit të presidentëve të Shqipërisë e Kroacisë për të mos qenë pjesëmarrës për shkak të mos dërgimit të ftesës edhe presidentës së Kosovës.

Presidenti maqedonas George Ivanov konfirmoi para mediave se samiti nuk do të mbahet pasi që dy vende të rajonit tashmë kishin vendosur të mos merrnin pjesë shkaku i mospjesëmarrjës së Kosovës.

Por, ai deklaroi se vendimi për bojkot nuk është i mirëseardhur për vendin mikëpritës Maqedoninë.

“Sfidat duhet të zgjidhen me dialog jo me bojkot”, deklaroi presidenti Ivanov, transmeton REL.

Samiti i shefave të shteteve dhe qeverive të vendeve të përfshira në procesin e bashkëpunimit të Evropës Juglindore, ishte planifikuar të mbahet të shtunën, më 1 qershor në Ohër.

Kosova, nuk kishte qenë e ftuar të marrë pjesë në këtë Samit, me arsyetimin se ajo nuk është anëtare formale e kësaj nisme.

 
Lajme Shqip Tuesday, 28 May 2013 23:56

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani përmes një kumtese shtypi njoftoi se ka vendosur që të mos marrë pjesë në Samitin e Ohrit që mbahet me 1 dhe 2 qershor të këtij viti.

Presidenca e Shqipërisë shprehu zhgënjimin e saj me vendimin e autoriteteve maqedonase për të mos ftuar Kosovën që të jetë pjesë e samitit.

“Shpreh zhgënjimin lidhur me kushtëzimin destruktiv që i bëhet pjesëmarrjes dhe përfaqësimit të vendeve të rajonit në Samitin e Ohrit, një veprim i paprecedentë dhe në kundërshtim të plotë me të gjitha marrëveshjet dhe parimet e lartpërmendura; si edhe frymën e dialogut e bashkëpunimit në rajon”, thuhet në këtë kumtesë shtypi

 
Lajme Shqip Tuesday, 28 May 2013 10:36

Në Samitin për bashkëpunim në Evropën Juglindore, i cili mbahet në nivel të presidentëve më 31 maj dhe 1 qershor në Ohër, Maqedonia shpërfilli Kosovën duke mos e ftuar kështu presidenten Atifete Jahjaga. E gjithë kjo ka ngjallur reagime në Kosovë.

Pjesëmarrjen në Samit e kanë konfirmuar krekrët e Serbisë dhe Bosnjës e Hercegovinës duke i bërë të ditur kreut të Maqedonisë, se nuk do të marrin pjesë në rast se në Samit se do të jetë e pranishme edhe Jahjaga, presidentja e Kosovës. Në anën tjëtër, presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani e ka konfirmuar pjesëmarrjen në këtë Samit edhepse deri më tani shteti shqiptar nuk ka patur reagime zyrtare sa i perket pjesëmarrjes  së tyrë në Samit.
Irma Toptani, zëdhënëse e Presidentit Nishani, ka konfirmuar për Tribunën se deri të hënën pasdite nuk ka pasur ndonjë vendim për bojkotimin e Samitit të Ohrit nga presidenti shqiptar. “Po do të marrë pjesë. Nëse kemi ndonjë reagim tjetër, ndërkohë atë e komunikojmë”, ka thënë shkurt Toptani.