12
 
Lajme Shqip Friday, 03 January 2014 13:11

Betimi i kryetarit të rizgjedhur të Skenderajt, Sami Lushtaku ka zgjatur vetëm dhjetë minuta. Ndërkohë, rreth 200 qytetarë të Skenderaj janë mbledhur para Kuvendit Komunal duke festuar betimin e kryetarit të tyre.

Ceremoninë e betimit, Lushtaku e ka kryer vet, ndërkohë ceremonia e betimit të asamblistëve ka vazhduar më pas.

Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, ka qenë i shoqëruar vetëm nga Policia e Kosovës dhe një veturë që sjellë të burgosurit nga qendrat e paraburgimit, raporton KP.

 
Lajme Shqip Thursday, 02 January 2014 12:56

Në Kuvendin Komunal të Skenderajit, nesër duke filluar në ora 10: 00, mbahet ceremonia e betimit e kryetarit të rizgjedhur të Skenderajt, Sami Lushtaku. Ceremonia do të zgjasë rreth 30 minuta, konfirmoi sot për Zëri avokati i Lushtakut Arianit Koci.

Gjatë kësaj kohe, mediat nuk do të kenë mundësi të jenë të pranishme në ceremoni, ndërsa nuk dihet ende, nëse brenda sallës do të lejohet pjesëmarrja e anëtarve të familjes së ngushtë të kryetarit Lushtaku, tha Koci.

Vendimi i Gjykatës, që Lushtaku të bëjë nesër betimin, ka shpëtuar Skenderajn nga zgjedhjet e reja të jashtëzakonshme. /Zëri/

 
Lajme Shqip Friday, 20 December 2013 15:14

Prishtinë- EULEX-i përmes një komunikate bën publik vendimin e djeshëm të Gjykatës së Apelit, e cila ka miratuar kërkesën e datës 6 dhjetor 2013 të parashtruar nga avokati i Sami Lushtakut për lirimin e të pandehurit në mënyrë që ai ta bëjë betimin si kryetar i sapozgjedhur i Komunës së  Skenderajt. Kërkesa është aprovuar në pajtim me Nenin 57 të ligjit  për Vetëqeverisjen Lokale, nëse plotësohen kushtet e mëposhtme:Paraqitja e Sami Lushtakut përpara Kuvendit Komunal të Skenderajt është e kufizuar vetëm për aq sa është e nevojshme që ai ta bëjë betimin. Atij nuk i lejohet që të merr pjesë në betimin e personave të tjerë apo në organizime tjera qofshin ato të natyrës zyrtare ose shoqërore. Gjatë betimit të tij nuk do të lejohet prania e mediave dhe e publikut. Ai duhet të kthehet në qendrën e paraburgimit menjëherë pas bërjes së betimit.

Të pandehurit i ndalohet që të ketë çfarëdo kontakti me personat tjerë përveç asaj që është e nevojshme që ai ta bëjë betimin. Përshëndetjet apo çfarëdo forme e kontaktit shoqëror nuk janë të lejuara. Po ashtu, atij nuk i lejohet të bëjë ndonjë deklaratë.

Gjatë gjithë kohës së mungesës së tij nga objektet e paraburgimit, Sami Lushtaku duhet të jetë nën mbikëqyrjen e afërt të së paku katër oficerëve korrektues/policëve, të cilët janë të autorizuar që të ndërmarrin çdo veprim ose vendim i cili konsiderohet i nevojshëm në bazë të pikave të mësipërme apo të ndonjë shqetësimi për sigurinë, duke e përfshirë kthimin e tij në paraburgim pa e bërë betimin.

Policia e EULEX-it është udhëzuar që të jetë e pranishme si reaguese e tretë me qëllim që të shmanget ndonjë përkeqësim të mundshëm të situatës./koha/ 

 
Lajme Shqip Wednesday, 11 December 2013 11:54

Skenderaj- Oferta e Partisë Demokratike ka gjasa të mos del jashtë familjes Lushtaku në Skenderaj. Lushtaku që e humbi mandatin e kryetarit, ende pa e marrë atë për shkak se ndodhet në paraburgim, po e shikon edhe një mundësi për të rikandiduar sërish.

Por nëse kjo gjë atij nuk i lejohet, kandidat potencial për ta zënë vendin e tij që kishte deri më tash mund të jetë i biri i Sami Lushtakut, Mërgimi.

Kështu të paktën i kanë thënë Kohës Ditore, burime të afërta me familjen e Lushtakut.

Këto burime kanë hënë se për shkak të rrethanave që u krijuan pas refuzimit të EULEX që Lushtaku ta jap betimin e tij si kryetar, mundësi tjetër po konsiderohet kandidimi i Mërgim Lushtakut.

Skenderaj duhet të dalë në zgjedhje për shkak të pamundësisë që Lushtaku ta bëj betimin e tij pasi ndodhet në paraburgim deri në janarin e vitit që vjen.

 
Lajme Shqip Monday, 09 December 2013 23:24

Gjyqtari i EULEX-it ka refuzuar kërkesën e Sami Lushtakut për ta liruar për të dhënë betimin para asamblesë komunale. Si pasojë ai do ta humb mandatin dhe Skenderaj do të shkojë në zgjedhje të parakohshme, shkruan koha. 

Refuzimin e kërkesës e ka bërë të ditur avokati i Lushtakut, Arianit Koci. Zgjedhjet në Skenderaj do të mbahen brenda 45 ditësh. 

 
Lajme Shqip Tuesday, 19 November 2013 18:23

Prishtinë- Mediet e Kosovës – kur shkruajnë për jetën private të politikanëve – gjithmonë i kanë portretizuar ata si njerëz të moralshëm dhe familjarë të përkushtuar; një qasje kjo që, zakonshëm, ndiqet në vendet jodemokratike.
Në anën tjetër, politikanët kosovarë kanë vazhduar të bëjnë jetë të shthurur; femra dhe jetë nate. Ndërkohë që të gjithë këtë e kanë parë si diçka që u takon veç atyre, se kjo është jeta e tyre private. Në fakt, askund në botë kjo nuk qëndron.

Poligamia

Poligamia ose martesa me shumë gra nuk parashihet në ligjet e Kosovës, ndërkohë që janë të paktën tre politikanë të lartë kosovarë që bëjnë jetë të dyfishtë, duke pasur nga dy gra.
Ata janë: Agim Çeku, Ish-kryeministër, Sami Lushtaku, kryetari i komunës Skenderajt dhe Blerim Shala, nënkryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
Agim Çeku bashkëjeton dhe ka fëmijë me Mimoza Harxhin, ish-pjesëmarrëse në “Miss Kosova” prej kohës kur ishte kryeministër, ndërkohë që në një shtëpi tjetër, atë në Fushë Kosovë, kishte gruan tjetër, Dragicën, me të cilën ka dy djem të rritur.
Mes dy shtëpive jeton edhe Sami Lushtaku. Njërën grua e ka në Skenderaj, gruan e parë, ndërkaq të dytën në Prishtinë. Gratë e tij nuk janë emra të njohur për publikun. Ndryshe nga të tjerët, ai ka qenë transparentë për këtë detaj të jetës së tij.
Kështu vepron edhe Blerim Shala, por me një dallim: bashkëshortja e dytë njihet nga publiku në Kosovë. Ajo është Aurita Agushi, aktorja e njohur që u lidh me të gjatë kohës kur ky ishte Koordinator i Ekipit të Unitetit gjatë negociatave për zgjidhjen e statusit final të Kosovës. Aurita e Blerim Shala kanë dy fëmijë. Me gruan e parë, nënkryetari i AAK-së nuk ka fëmijë. /Express/

 
Lajme Shqip Sunday, 02 June 2013 23:25

Gazeta Jeta në Kosovë në Prishtinë raporton se Sylejman Selimi ambasador i Kosovës në Shqipëri ishte marrë në pyetje në vitin 2003 nga hetuesit e Tribunalit të Hagës.

Ai ishte pyetur në cilësinë e dëshmitarinë në rastin kundër Fatmir Limajt në Hagë.

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës i njohur me nofkën Sulltani kishte mohuar ekzistimin e burgut të Likovcit.

Në këtë fshat të Skënderajt sipas tij gjatë luftës  UÇK-ja kishte pasur një lloj ambulancë të ndihmës së parë për civilë dhe një spital për të plagosurit.

Selimi aktalisht po mbahet në paraburgim bashkë me pesë ish-komandantë tjerë të zonës së Drenicës. Në grupin e tyre bënë pjesë edhe kryetari i Skënderajt Sami Lushtaku.

Prokurori i EULEX-it Mauricio Salustro akuzon ish-komandantët për krime lufte të kryera në zonën e Drenicës përkatësisht në burgun e Likovcit.

Selimi dyshohet se ka grushtuar e rrahur me mjete të drunjta dhe metalike të ndaluarit në burgun e krijuar nga UÇK-ja.

 

 

 
Lajme Shqip Wednesday, 29 May 2013 00:03

Maurizio Salustro, prokurori i rastit kundër ish-komandantëve të zonës së Drenicës ka kundërshtuar vendimin e gjykatës për masën e arrestit shtëpiak për të pandehurit.

Ai ka kërkuar paraburgimin e të gjithë të dyshuarve.

KTV raporton se Salustro në ankesën e tij drejtuar gjykatës ka thënë se ekziston rreziku i ikjes së të dyshuarve, ndikimi tek dëshmitarët dhe se masa është shumë e butë.

Në anën tjetër ankesë ndaj vendimit të gjykatës kanë parashtruar edhe avokatët Tomë Gashi dhe Arianit Koci për klientët e tyre Sylejman Selimi, përkatësisht, Sami Lushtaku.

Ata kanë kërkuar që klientët e tyre të mos mbahen në arrest shtëpiak por të mbrohen në liri. 

 
Lajme Shqip Monday, 27 May 2013 15:52

Qeveria dhe institucionet e vendit, besojnë në drejtësinë dhe pafajësinë e komandantëve dhe ushtarëve të UÇK-së, deklaroi sot kryeministri i Kosoves Hashim Thaçi.

“Ne kemi prezantuar qëndrimin e Qeverisë së Kosovës dhe institucioneve. Ne besojmë në drejtësinë por dhe në pafajësinë e komandantëve dhe luftëtarëve të UÇK-së”, tha ai.

Ndërkaq sot në sheshin Nënë Tereza mijëra qytetarë protestuan për lirimin e tyre dhe kërkuan rishqyrtimin e mandatit të EULEX-it.

 
Lajme Shqip Monday, 27 May 2013 10:51

(E plotësuar) Protesta e sotme e organizuar kundër EULEX-it, tashmë  ka përfunduar e qetë. Në protest morrën pjesë mijëra qytetarë, në mesin e të cilëve ishte edhe veprimtari i ҫështjes kombëtare, Adem Demaҫi.

Demaҫi kërkoi nga EULEX-i që të mos e provokojë popullin, duke dënuar luftëtarët e Kosovës, e duka ia bërë qejfin ҫetnikëve në Beograd. Poashtu, deklaroi para protestuesve  se EULEX-i duhet të zbardhë fatin e Ukshin Hotit, maskarën e Dubravës dhe krimet e tjera nga Serbia.

Me përfundimin e protestës së sotme, organizatorët e kësaj proteste paralajmëruan reagime të tjera, veprime dhe protesta për mbrojtjen e luftës dhe ushtarëve të UҪK-së. Ata theksuan se sot nuk kanë protestuar vetëm kundër EULEX-it, por edhe kudnër strukturave të tjera ndërkombëtare.

Gjatë protestës, ata kërkuan që mandati ekzekutiv urgjentisht, t’i mirret EULEX-it.

 

————————-

Si reagim ndaj akuzave për krime lufte dhe arrestimeve të disa ish-komandantëve të UÇK’së, sot do të protestojnë kundër EULEX’it organizatat e dala nga lufta.

Në Parkingun e Pallatit të Rinisë në orën 11:30, do të bëhet takimi i protestuesve.

Gjyqtari i procedurës paraprake në Gjykatën Themelore të Prishtinës, ka shqiptuar masën e arrestit shtëpiak prej 30 ditësh për Grupin e Drenicës, të cilët akuzohen për maltretime ndaj civilëve në burgun e Likocit gjatë qershorit të vitit 1998, pas kërkesës së prokurorit të rastit Mauricio Salustro.

Ish komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Sylejman Selimi; ish Komandanti i Zonës Operative të Drenicës, Sami Lushtaku; komandanti i brigadës 111 Jahir Demaku; Zeqir Demaku, Sahit Jashari, Avni Zabeli dhe Hysni Thaçi, janë të akuzuar për krime luftë ndaj civilëve.

Sot pritet që avokatët mbrojtës t’i drejtohen gjykatës, duke ushtruar ankesë në vendimin e saj për arrestin shtëpiak.

12