Lajme Shqip Thursday, 22 August 2013 16:04

Tiranë- Partia Demokratike e cilëson fushatë denigrimi dhe shpifjes sulmet e PS-së e cila kundërshton kalimin selisë blutë të Shtëpisë Qendrore të Ushtrisë.

Zëdhënësja e PD-së, Laura Vorpsi në një konferencë për shtyp teksa ka sqaruar se territori tek selia e PD-së është pronë shtetërore dhe ajo pranë “Torre Drinit” e njohur si “Sarajet” është pronë publike, i cilëson akuzat e PS ndaj presidentit si tentativa për të njollosur figurën e presidentit Nishani, raporton BW.

“Së fundmi Edi Rama thotë se PD paska ndërmend të prishë selinë e të ndërtojë në truallin e ri, duke përfshirë edhe territorin përtej godinës ku gjenden Sarajet, dhe kjo sipas PS-së që të përfitojë Kreu i Shtetit. Sot po u bejme të njohura disa fakte publike dhe që i di cdo qytetar i informuar dhe i interesuar, përvec Partisë Socialiste. Territori tek selia e PD-së është pronë shtet. Ndërkohë, sarajet është monument kulture kategoria 1 dhe B dhe nuk mund të ndërtohet. Lejen e ndërtimit për këtë zonë mund ta jape vetem KRTSH, pra qeveria e ardhshme e vendit. Mund të verifikohet fare lehtë se godina e PD dhe trualli i saj kanë në hipotekë numrin 1/242. Parkingu i PD ka numër pasurie 1/66. Dhe prona e familjes Kosova, për të cilën shkruan gazeta Shqip, ka numër pasurie krejt tjetër, 1/65, dhe është godina e vjetër ngjitur me torre drin, sot e quajtur Sarajet”, deklaroi Vorpsi teksa shton se presidenti Nishani në mandatin e tij 5-vjecar si ministër dhe 1-vjecar si president nuk ka bërë përpjekje për ta hequr atë objekt nga lista e monumenteve të kulturës, pra për të bërë të mundur ndërtimin aty.

Partia Demokrqatike thekson se “me sulmet ndaj Institucioneve dhe opozitës, Edi Rama ndoshta përmbush komplekset e tij politike dhe nevojën për revansh që ndjen në venat e tij, por ai nuk do të mundet për asnjë moment të shkurajojë Partinë Demokratike në misionin e saj për të qëndruar në krah të qytetarëve përballë planeve për keqqeverisje dhe projekteve për përfitime personale të qeveritarëve të rinj”.

 
Lajme Shqip Wednesday, 21 August 2013 23:08

Babai i “Zonjës së Parë” Odeta Nishani, është një nga pronarët trashëgimtarë të një pasurie që përfshin “Bar Restorant Sarajet” dhe 1500 metra truall deri në rrugën para oborrit të Partisë Demokratike.

Trashëgimtarët e ligjshëm të kësaj prone janë familjet Kazazi dhe Kosova, të cilat kanë degëzuar trashëgimtarët e tyre.

Ali Kosova, babai i Odeta Nishanit, është pjesëtar i kësaj trashëgime.

Gazeta TemA ka siguruar dokumentet hipotekore dhe origjinën e pronës, e cila është e ligjshme, si trashëgimi që buron nga një pronë e regjistruar me nr. 878 më 4 nëntor 1943 në pronësi të Mustafa e Hamza Kosovës, të cilët janë djemtë e Osman Kazazit dhe Fehmi Kazazit.

Ali Kosova, babai i Odeta Nishanit, është djali i Mustafa Kosovës, që e ka zotëruar këtë pronë deri në vitin 1947. Ali Kosova e ka fituar pronën përmes një vendimi gjykate të vitit 1999, i cili kundërshton një vendim të mëparshëm të kthimit të pronave që njihte pronarë vetëm familjen Kazazi. Pas këtij vendimi prona është ndarë në dy pjesë mes familjes Kosova dhe Kazazi.

Sipas gjithë regjistrave hipotekare, prona kufizohet nga veriu me rrugën Abdi Toptani (dikur Alqi Kondi), që është rruga që kalon para “Torre Drinit”, nga jugu nga ish –“Kinema Kosova”, nga lindja nga rruga “Hiqmet Dervishi”, që i bie rruga para oborrit të PD, në një gjerësi prej 34 m, nga perëndimi nga rruga “Pashë Toptani”.

Sipas këtij gentpalni, brenda pronës si pasuri kryesore gjendet “Bar Restorant Sarajet” dhe një sipërfaqe trualli rreth 1500 metra, që sipas përshkrimit hipotekar i bie të dalë në pjesën fundore të rrugicës para PD-së, aty ku është “Kafe Jurnal”, së bashku me pjesën sipër “Kafe Jurnal” ku gjendet dhe zyra e ish- kryetarit të PD-së, Sali Berisha.

 
Lajme Shqip Thursday, 11 July 2013 09:51

Tiranë – Kryeministri në ikje Sali Berisha ka firmosur brenda 1 viti tre fonde për riparimin e Vilës 4, ku jeton Bujar Nishani.
Vendimi i fundit ka qenë në fillim të muajit dhe kisjte si objekt rregullimin e vilës qeveritare në të cilën jeton presidenti Bujar Nishani.
Kësaj herë në vendimin që mban firmën e Berishës i është akorduar fondi prej 27 570 126 lekësh për mobilimin e plotë të vilës nr.4, shkruan tema. 
Ndërsa dy fondet e miratura më parë kanë përkatësisht shumën 48. 8 milionë lekësh për rikonstruksionin e plotë të vilës vendim i marrë më 24 janar 2013 dhe më në gusht 2012 i është akorduar fondi prej 51 638 144 lekësh.
Ndërtesa e quajtur Vila nr.4 e ndërtuar rreth viteve 1960, ndodhet brenda territorit të Pallatit të Brigadave në afërsi të Liqenit Artificial dhe ka një sipërfaqe prej 520 metrash katrorë.