Lajme Shqip Saturday, 12 October 2013 10:16

 

Dy mjekë në qytetin e Korçës kanë rënë në pranga pasi akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kryenin ndërhyrje kirurgjikale të pacientëve kundrejt shumave të ndryshme.

Në kuadër të operacionit “Kirurgu” policia e Korçës ka arrestuar shtetasit, Nikolla Vangjel Nunka, 59 vjeç, banues në Korçë, me detyrë mjek kirurg pranë spitalit civil Korçë, si dhe Ismail Gani Uzuni, 61 vjeç, banues në Pogradec, me detyre mjek reanimator pranë spitalit civil Pogradec.

 

Arrestimi i këtyre shtetasve ka ardhur pas një hetimi prej rreth 2 muajsh të kryer prej strukturave të policisë, me qëllim dokumentimin e veprimtarisë së tyre. Dy mjekët akuzohen për veprën penale të korrupsionit pasiv të kryer në bashkëpunim.