Lajme Shqip Friday, 11 May 2012 14:15

Paraqitja e Eva Mendes e pashoqëruar në një mbrëmje gala gjatë kësaj jave, shtoi zërat për një ndarje të mundshme nga i dashuri i saj Ryan Gosling. Por pa vonuar shumë aktorja i ka hedhur poshtë zërat.

Në një intervistë për ‘USA Today’, Mendes u shpreh: “Ryan është gjëja më e çmuar për mua.”

Dy të dashuruarit janë njohur në sheshxhirimin e filmit “The Place Beyond The Pines”. Në një intervistë të mëpërparshme Eva e ka cilësuar kanadezin Gosling si “kolegun e saj të ëndrrave”.

“Kurrë më parë nuk jam ndjerë më e plotësuar nga xhirimi i një filmi. Ai është i mrekullueshëm!”

Aktorët hollivudianë kanë tetë muaj që frekuentojnë publikisht njëri-tjetrin. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Wednesday, 26 October 2011 16:03

Këngëtari Justin Timberlake dhe aktori Ryan Gosling, të dy 30 vjeçar, dikur kanë qenë shokë të një krimi.

Në një intervistë për Ellen DeGeneres, Justin Timberlake ka treguar për kohën kur ata ishin pjesë e klubit “The Mickey Mouse Club”, gjatë fëmijërisë së tyre.


“Kemi qenë djem shumë të prapë,” kujton Timberlake duke ju referuar edhe aktorit Gosling. “Po ta mendosh tani nuk të duket gjë aq e madhe, por neve atëherë na dukej sikur kishim kryer ndonjë krim të vërtetë! Njëherë, unë me Ryan patëm vjedhur një karrocë golfi dhe me të kemi udhëtuar nëpër studiot e MGM, gjë që në fakt është plotësisht e jashtëligjshme. Më kujtohet që atëherë me Ryan mburrnim veten, sikur çfarë të kishim bërë duke thënë ‘Po, plako! Ja dolëm! Sapo vodhëm një karrocë golfi!’.”

Duke i lënë shakatë mënjanë, ai kujton se mamaja e tij Lynn Harless, u bë kujdestarja ligjore e Ryanit për gjashtë muaj. Mamaja e Ryanit duhej të punonte në Kanada, ndërkohë që djali i tij duhej të ndiqte shfaqjen e Klubit të Mickey Mouse për vitin e dytë resht.


“Në krahasim me fëmijët e tjerë të klubit, ne me njëri-tjetrin ishim më të afërt pikërisht për shkak të bashkëjetesës sonë… O Zot! Tani po më kujtohet se sa shumë ziheshim me njëri-tjetrin kur vinte radha për të hyrë në tualet!!!” ka thënë Justin duke qeshur. “Megjithëse nuk kemi pasur mundësi ta mbajmë shoqërinë nga afër me njëri-tjetrin që mbas asaj kohe, mendoj se Ryan është bërë një aktor i pabesueshëm. Mendoj se ai është aktori më i mirë i brezit tonë.” (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Tuesday, 18 October 2011 11:16

Hollywood – Ata kanë qenë bashkë në Disneyland dhe kanë kaluar mbrëmje të qeta në shtëpinë e tyre.

Por, çifti që po mbante një qëndrim të tërhequr përpara publikut, tani ka hedhur një hap më shumë në lidhjen e tyre.

Ata po puthen edhe në publik!

Sipas burimeve të X17Online, Gosling 30 vjeçar dhe Mendes 37 vjeçare janë parë bashkë të dielën në makinën e Ryan duke u puthur mjaft të pasionuar. Jeta personale e Ryan duket se po ecën mjaft mirë dhe me hapa të shpejta.

Ata kanë ndaluar për të marrë një kafe dhe kur Eva është ngjitur sërish në makinë, butësisht i ka përkëdhelur faqen dhe janë puthur. Më pas aktori ka hedhur vështrimin nga jashtë dritares për të parë paparacët, dhe më pas ka buzëqeshur.

Pavarësisht lidhjes së tyre që deri tani e kanë patur mjaft pasive, përpara disa kohësh Ryan ka dhënë një intervistë ku është shprehur mjaft skeptik në lidhje me romancën e tij. Dhe skepticizmi për të qëndronte në faktin se, serioze për të një lidhje do të ishte kur ai të dëshironte të bëhej me fëmijë dhe jo thjeshtë të kishte një partnere. (LajmeShqip.com)

 

 
Lajme Shqip Thursday, 29 September 2011 10:59

Beverly Hills – Ata janë munduar ta mbajnë lidhjen e tyre larg syve të botës, por duket se gradualisht duan ta konfirmojnë romancën e tyre. Megjithëse nuk kanë ecur krah njëri-tjetrit, Stacy Keibler dhe George Clooney kanë qëndruar bashkë mbrëmjen e premierës së filmit të tij “The Ides Of March”, më 27 shtator.

Ndërsa 50 vjeçari bisedonte me kolegun e tij të filmit, aktorin Ryan Gosling, Stacy e priste atë e qetë prapaskenave. Ish kampionia e keçit botëror, 31 vjeçare, dukej e mahnitëshme me një fustan të artë kokteilesh të shkurtër, që i nxirrte mjaft mirë në dukje linjat e saj pothuajse perfekte. Teksa parakalonte tapetin e kuq, pak minuta përpara George-it, ajo duket rrezatuese me buzëqeshjen e dlirë të stampuar në fytyrë.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

(Foto 1: Majtas Ryan Gosling dhe George Clooney; djathtas Stacy Keibler, 2011.)

Ndërsa George Clooney dukej mjaft i qetë nën kostumin elegant dhe tradicional smoking. Ai dhe Stacey u paraqitën bashkë publikisht për herë të parë në Festivalin e Filmit në Toronto, gjatë këtij muaji. Por edhe atëherë ata u ruajtën shumë që të mos fotografoheshin bashkë si çift.

Teksa e dashura e tij e priste prapaskenave, ai ka shkëmbyer disa shaka me kolegun e tij Ryan Gosling, i cili ishte veshur në një kostum dhe kollare ngjyrë jeshile, kombinuar me këmishë të bardhë. George nuk ka mundur dot t’i përmbahet karakterit të tij shakaxhi, kështu që ka marrë një penë dhe ka filluar të shkarravisë mbi posterin e filmit të tyre, duke i vizatuar vetes mustaqe dhe kolegut të tij grim për sytë.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

(Foto 2: George Clooney dhe Ryan Gosling bëjnë shaka me posterin e tyre, 2011.)

Më vonë në tapetin e kuq ju bashkëngjitën edhe kolegët e tjerë të filmit “The Ides Of March”: Evan Rachel Wood, Marisa Tomei dhe Kate Mara. (LajmeShqip.com)

 

 
Lajme Shqip Monday, 19 September 2011 11:09

Aktori 30 vjeçar Ryan Gosling mund të jetë objekt afeksioni për shumë nga fansat e tij, por kur bëhet fjalë për jetën e tij personale, ai nuk ndan me publikun asgjë më shumë se emrat e dy dashurive më të mëdha të tij: Sandra Bullock, me të cilën janë frekuentuar në 2002-2003 dhe Rachel McAdams gjatë viteve 2004-2008.

Ekskluzivisht për ‘The Times’ ai ka thënë: “Vetëm Rachel dhe Sandra kanë qënë të dashurat e mia më të rëndësishme gjatë gjithë jetës sime. Deri më tani askush nuk ka arritur që t’ia kalojë atyre.

Dhe për ndarjen me to e ka fajin show-biznesi… Ndërsa për të tjerat mund t’ju them vetëm se i jam përkushtuar tashmë karrierës sime njësoj si një martese. Ajo eshtë më e rëndësishmja për momentin dhe deri sa të më lind dëshira që të bëhem baba, ajo do të jetë e para.”

Në këtë mënyrë Ryan ka qartësuar disa gjëra, madje edhe duke venitur fantazinë e paparacëve për mundësinë e një romance të nxehtë midis tij dhe Eva Mendes. Megjithëse para 1 jave ata u fotografuan sëbashku teksa shkëmbenin puthje, si duket kjo duhet të jetë aventurë e radhës, ashtu siç kanë qënë për të edhe Blake Lively, Olivia Wilde dhe Kat Dennings.

Aktori i famshëm i filmit romantik “The Notebook”, Ryan Gosling 30 vjeçar, është bërë një personazh mjaft i dashur për showbizin dhe fansat e tij, sidomos me ngjarjen që ndodhi pak para një muaji, ku ai  rastisi në një grindje në mes të një kryqëzimi të New York City-t.

Dy të rinj teksa ziheshin me njëri-tjetrin për një pikturë, janë ndarë nga aktori Ryan i cili trimërisht ka shkuar dhe i ka ndarë me kujdes. I ka tërhequr të rinjtë drejt trotuarit, pasi kishin bllokuar trafikun, dhe është përpjekur për të shuar grindjen mes tyre.

Veprimi i tij është përfolur në të gjithë mediat prestigjioze nëpër botë dhe vlerat ndaj tij janë atribuar si ndaj një heroi të vërtetë. Në lidhje me këtë ngjarje ai është shprehur për herë të parë në një intervistë për MTV-News: “Ndjehem keq! Ai djalë e kishte vjedhur atë pikturë dhe prandaj unë duhej të mos isha përfshirë fare në këtë situatë.”

Kjo mund të konsiderohet si një vjedhje e trishtë pasi për MTV-News Ryan tregoi se djali që e kishte vjedhur pikturën (që kishe qënë një admirues i tij) i kishte thënë se ishte detyruar ta vidhte atë pikturë që e pëlqente aq shumë pasi nuk ishte në gjëndje ta përballonte pagesën e saj. Prandaj Ryan për t’i dhënë fund kësaj historie ja ka paguar pikturën 20 dollarë pronarit të saj.

“Kështu, ai më në fund e vodhi pikturën dhe më pas u kap me shkelma nga pronari i saj… Pastaj erdhi ai djali i “The Notebook” dhe e bëri situatën akoma më të çuditshme,” është shprehur Ryan. “Askush nuk doli fitimtar nga ajo situatë që u krijua…” (LajmeShqip.com)

 

 
Lajme Shqip Wednesday, 07 September 2011 15:29

Të shtunën është zbuluar një çift i ri në “Botën Magjike”.

Eva Mendes dhe Ryan Gosling kanë shkuar së bashku në Disneyland ku kanë kaluar një ditë plot argëtim, madje edhe udhqimi fast-food-i!

E përjavëshmja “US Weekly” ka publikuar ekskluzivisht fotot e Mendes, 37, dhe Gosling, 30, të kapur përdore dhe duke u puthur.

Të veshur me veshje të thjeshtë sportive dhe me nga një kapele me strehë në kokë, ata kanë shpresuar se nuk do t’i binin askujt në sy, por syri kurioz ka qënë edhe atje!

Ky zbulim i ri, me siguri i ka fillimet gjatë xhirimeve të filmit “The Place Beyond The Pines”. Të dy aktorë kryesorë në film interpretojnë rolin e një çifti të martuar.

Për Ryan Gosling nuk është hera e parë që bie në dashuri me partneret e tij.

Rachel McAdams, kolegia e tij e famshme në filmin romantik “The Notebook”, ka qënë partneria e tij në jetë deri përpara 2 vitesh. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Friday, 02 September 2011 08:04

Aktori hollivudian Ryan Gosling ka pozuar për një set fotografik për “Esquire”. Në prezencën e tij vërehet prania e çuditshme e një skeleti, por jo skeleti real.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Ajo është një grua nudo e pikturuar si të jetë një skelet. Pak të çuditshme gustot e tij, megjithatë gjithë se kush ka preferencat e veta.  Shtrirë në një kolltuk ku preh kokën në prehërin e saj dhe teksa mban qëndrim provokues ndaj kësaj gruaje të pikturuar si skelet…të gjitha këto janë vërtetë foto shumë të bukura artistike. (LajmeShqip.com)