Lajme Shqip Thursday, 03 April 2014 12:42

Ai shtoi se njësitë e tjera do të kthehen në bazat e tyre pasi që ato ti përmbushin obligimet që i kanë gjatë stervitjeve ushtarake.
 

Sipas Lavrov, për njësitë ushtarake ruse, nuk ka kufizime që ato lëvizin nëpër territorin e Federatës ruse. 

 

 
Lajme Shqip Wednesday, 02 April 2014 12:40

Ish-kryeministrja e Ukrainës, Yulia Tymoshenko, tha sot se mbetete kandidate për presidente të vendit, dhe se nuk do të bëjë marrëveshje më kandidatët e tjerë, për ta tërhequr kanididaturën e saj.

Tymoshenko i ka bërë këto komente gjatë një konference të mbajtur në Kiev, dhe atë një ditë pasi që udhëheqsi i Partisë Demokratike për reforma në Ukrainë, Vitali Klitchko, i ka bërë thirrje asaj që të tërhiqet nga kandidatura dhe të mbështesë Petro Poroshenko.
Klitschko të shtunën që lam pas, ka hequr dorë nga kandidimi i tij për president ndërsaka bërë me dije se do ta mbështesë biznesmenin poroshenko.
Klitschko ka bërë me dije se do të kandidojë për kryetarë të Kievit.

 
Lajme Shqip Thursday, 27 March 2014 18:00

Tymoshenko, 53 vjeçare, kandidimin e saj e ka bërë publik, gjatë një konference të mbajtursot në Kiev.
Parlamenti në Ukrainë ka vendosur që zgjedhjet në këtë vend të mbahen më 25 maj. 
Kandidatët për president e kanë afat 4 prillin, datë deri në të cilën duhet të paraqesin kandidaturën e tyre.
Tymoshenko e cila ishte rivalja kryesore e presidentit të përmbysur Viktor Yanokovych, u lirua nga burgu disa ditë pas përmbysjes së presidentit Yanokovych.
Në vitin 2011 ajo ishte burgosur nën akuzat për shpërdorim të pushtetit dhe ishte dënuar me shtatë vite burgim.
Arrestimi dhe akuzimi i saj ishte cilësuar nga vendet perëndimore, si kahmarrje politike.
Tymoshenko ka shërbyer në dy mandate si kryeministre, ndërsa në zgjedhjet e 2010-tes, ajo kishte kandiduar për presidente.
Me një diferencë shumë të vogël në balotazh, zgjedhjet i pati fituar tashmë i përmbysuri, Viktor Yanukovych./rel/

 
Lajme Shqip Saturday, 15 March 2014 15:04

Rajoni i Krimesë në Ukrainë do të mbajë nëse referendum për të vendosur mbi statusin e saj: nëse do t’i bashkohet territorit të Rusisë.

Ministria e Punëve të Jashtme e Shqipërisë i bashkohet shqetësimit të shprehur nga komuniteti ndërkombëtar mbi paligjshmërinë dhe rrezikshmërinë e referendumit.

Ministria jonë e Jashtme thekson se, “ky referendum është i paligjshëm dhe në kundërshtim të hapur me Kushtetutën e Ukrainës dhe të drejtën ndërkombëtare dhe nuk mund të shërbejë si bazë për asnjë ndryshim të statusit të Krimesë”.

MPJ i bën thirrje Rusisë që të ndalojë veprimet në mbështetje të kësaj iniciative pasi kjo gjë destabilizon dhe cenon sovranitetin, integritetin territorial dhe unitetin e Ukrainës.

Ajo që është më e rëndësishme. Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë “dënon me force çdo pretendim, se deklarimi i pavarësisë së Krimesë duhet të trajtohet në mënyrë të njëjtë si deklarimi i pavarësisë së Kosovës”, raporton shekulli.

“Keqpërdorimi i Opinionit Këshillimor të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për pavarësinë e Kosovës, për të justifikuar ligjshmërinë e referendumit të propozuar në Krime, nuk ka asnjë bazë ligjore dhe asnjë ngjashmëri të rrethanave historike dhe faktike”, përfundon reagimi.

Putin

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka krahasuar rastin e Krimesë me Kosovën duke kërkuar që qytetarët e këtij rajoni të lihen të lire për të vendosur për të ardhmen e tyre. “Do të kemi kushte për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Shikoni për shembull njerëzit në Kosovë që lejohen të votojnë, atëherë pse duhet t’ua mohojmë këtë njerëzve të Krimesë. Por nuk do të provokojmë që njerëzit në Krime të kërkojnë pavarësi apo të bashkohet me Rusinë”, u shpreh Putin.

Merkel

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkle duke folur në parlament u shpreh se është e turpshme të krahasosh pavarësinë e Kosovës me referendum për pavarësinë në Krime. “Në Kosovë kemi pasur vite kur bashkësia ndërkombëtare nuk kishte fuqi për të ndërhyrë, ndërsa Sllobodan Millosheviç kreu spastrim etnik atje. NATO më pas vendosi të veprojë vetëm për shkak se Rusia vazhdimisht bllokonte çdo trysni të OKB-së mbi Serbinë”, tha Merkel. “Kjo situatë, nuk është në asnjë mënyrë e ngjashme me atë që po ndodh sot në Ukrainë. Në qoftë se ka pasur shkelje të tjera të ligjit ndërkombëtar. Kosova nuk qenë një prej tyre. Veprimet e Rusisë në Ukrainë janë një shkelje e të drejtës ndërkombëtare.”

 

 
Lajme Shqip Monday, 03 March 2014 14:47

Rusia ka zbutur tonet me Ukrainën, duke deklaruar se nuk kërkon luftë me të. Madje Moska zyrtare shkon më tej kur thotë se “Nuk do të ketë kurrë luftë mes nesh. Jemi popuj vëllezër”. Këto deklarata vijnë nga zyrtarë të lartë të Rusisë, siç është zv.minitsri i Jashtëm i Rusisë, Grigori Karasin, dhe presidentja e senatit rus, Valentina Matvienko. 

“Jam plotësisht i bindur që asnjë në Rusi nuk kërkon luftë”, -deklaroi Karasin në një intervistë televizive. “Jemi kundër përdorimit të kësaj terminologjie në diskutimet e marrëdhënieve tona me Ukrainën, që e kemi kaq pranë. Do të mbështesim të gjitha forcat në favor të forcimit të marrëdhënieve dypalëshe, pasi stabiliteti evropian varet nga kjo marrëdhënie. Perëndimorët duhet të na kuptojnë”, -theksoi Kasarin, i caktuar si përfaqësues i presidentit Putin në Senat për miratimin e kërkesës për dërgimin e trupave ruse në Ukrainë, raporton agjencia e lajmeve “ITAR-TASS”, transmeton shekulli. 

Edhe Valentina Matvienko, presidente e Senatit rus, e cila autorizoi të shtunën ndërhyrjen e armatosur, përjashtoi një konflikt ushtarak. ”Nuk do të ketë kurrë luftë mes nesh. Jemi popuj vëllezër”, -deklaroi ajo.