Lajme Shqip Thursday, 03 April 2014 12:42

Ai shtoi se njësitë e tjera do të kthehen në bazat e tyre pasi që ato ti përmbushin obligimet që i kanë gjatë stervitjeve ushtarake.
 

Sipas Lavrov, për njësitë ushtarake ruse, nuk ka kufizime që ato lëvizin nëpër territorin e Federatës ruse. 

 

 
Lajme Shqip Wednesday, 02 October 2013 17:55

Moskë-  Akademia Ndërkombëtare e unitetit shpirtëror të popujve menjëherë pas Fondit mbarërus të arsimit propozoi nominimin e Presidentit të Rusisë Vladimir Putin për Çmimin Nobel për Paqe. Për këtë njoftoi Kreu i Akademisë, Geroge Trapeznikov. Iniciativa u përkrah nga politikanë dhe figura të shquara publike.

Sipas fjalëve të George Trapeznikov, nevoja për nominimin e President lidhet me rolin pozitiv që ka luajtur Vladimir Putin në një sërë konfliktesh të armatosur, duke përfshirë ngjarjet në Beslan në vitin 2004 dhe konfrontimi ushtarak ruso-gjeorgjian 4 vjet më vonë. Iniciativa u mbështet në mënyrë aktive në Francë. Atje ka filluar mbledhja e firmave për peticionin, autorët e të cilit propozojnë që t’i hiqet Çmimi Obamës dhe t’i jepet Putinit.

Në vetë Komitetin e Nobelit deri më tani refuzojnë të konfirmojnë apo të mohojnë informacionin në lidhje me propozimin e marrë në adresë të tij për t’i dhënë Vladimir Putin Çmimin kryesor të Paqes në botë. /Koha/

 
Lajme Shqip Wednesday, 24 July 2013 17:30

Moskë – Një politikan rus ka shkaktuar zemërim në Angli pasi ka deklaruar se bebja e çiftit Kate dhe William do të pijë gjakun e Rusisë në mesin e shekullit 21.
Vladimir Zhirinovsky, 67 vjeç, kryetar i partisë nacionaliste liberal- demokrate, tha se nuk duhet festuar për monarkun e ardhshëm britanik.
Ai akuzoi monarkinë britanike se ka shkatërruar shtetin rus.
Politikani kontrovers i bëri komentet gjatë një interviste me gazetën shtetërore Rio Novosti.
“Monarkia britanike ka shkatërruar shtetin tonë. Sot aktivistët e opozitës janë atje, prandaj nuk duhet gëzuar. Për këtë arsye lindja e një tjetër monarku britanik, që do të pijë gjakun tonë diku nga mesi i shekullit 21, nuk duhet të na gëzojë”, tha ai.
Megjithatë Kremlini zyrtar përgëzoi Mbretëreshën për lindjen e stërnipit.
Familjet mbretërore ruse dhe angleze janë të lidhura përmes Mbretit Xhorxhi V, që ka qenë kushëri i parë i Carit Nikolla II, të cilin disa e fajësojnë për rënien e dinastisë Romanov në vitin 1917.
Politikani Vladimir Zhirinovsky, që bëri këto komente, njihet jo vetëm si nacionalist, por edhe si një shoumen dhe qejfli klubesh nate./ Tema/Lajmeshqip/