Lajme Shqip Friday, 29 July 2011 13:49

Karl Heinz Rummenigge, kryetar i European Club Association dhe shef ekzekutiv i Bayern Munich, mendon se klubet duhet të nxisin një revolucion në lojë.
ECA zëvendësoi G14 si organ përfaqësues të lartë të klubeve të Evropës duke përfshirë edhe klubet si: Manchester United, Chelsea, Arsenal dhe Liverpool.
Rummenigge u ka ​​bërë thirrje për ndryshim për shkak të skandaleve të fundit, si ndalimi i përjetshëm për ish kandidatin presidencial të FIFA-s, Mohamed bin Hammam dhe dyshime mbi procesin e tenderit, të cilat çuan në Katar duke iu dhënë Kupën Botërore.
“Unë nuk e pranoj të udhëhiqemi nga njerëz që nuk janë seriozë dhe të pastër,” tha ai për “The Guardian”, duke shtuar se tani është momenti për të ndërhyrë, sepse sipas tij, duke ditur se diçka është e gabuar, është një detyrim për të ndryshuar.
Rummenigge beson se klubet e mëdha dhe të vogla nga e gjithë bota,  janë në favor të ndryshimit.
“Kjo nuk është vetëm për klubet e larta, kjo është për të gjitha klubet. Sep Blater ka thënë se ai është pastrimi, por fakti që askush nuk beson në atë iu tregon gjithçka që ju nevojitet të dini. Unë nuk jam optimist, sepse ata besojnë se sistemi është i përkryer siç është. Kjo është një makinë parash, që është e rëndësishme për një qeverisjes serioze dhe të pastër”, ka thënë legjenda.
Rummenigge, gjithashtu dëshiron të shoh një reduktim të ndeshjeve ndërkombëtare dhe është i gatshëm për të udhëhequr një shkëputje nga shoqatat kombëtare, të cilat beson se kanë investuar shumë në sistemin aktual.
“Unë do t’u japë atyre një shans dhe jam gati për një revolucion nëse kjo është e vetmja mënyrë për të ardhur në një zgjidhje,” përfundoi Rumenige.