Tag Archives: rudinaxhunga
|

Tiranë – Gazetarja e njohur Rudina Xhunga pret një bebe vajzë. Është pikërisht ajo çka moderatorja e emisionit Shqip në Top Channel ka ëndërruar gjithë jetën.
Kështu është shprehur ajo me miqtë e saj duke thënë se një djalë nuk do kish përmbushur ashtu siç duhet dëshirën e saj.
Barku i cili tashmë është i dukshëm për gazetaren, e cila nëpër rrugët e kryeqytetit lëviz fare pa truk, vetëm më një palë balerina dhe një fustan deri tek gjuri.
E shoqëruar me bashkëshortin e saj Dritan Hilën, diplomat dhe analist ajo kalon kohën më të madhe në shtëpi ku Tani, siç tregon ajo për mikeshat e saj gatuan pasta të mrekullueshme dhe Rudina i shijon ato larg zhurmës së restoranteve të Tiranës.
Ende nuk bëhet publik emri por mendja të shkon tek romani i fundit i saj “Po sikur Ana”. (LajmeShqip.com)
|

Tiranë – Gazetarja e njohur e ekranit i ka dhënë fund beqarisë, duke celebruar dashurinë e saj me diplomatin Dritan Hila. Rudina Xhunga, kreu ritin zyrtar të martesës me diplomatin, ish-punonjësin e Ministrisë së Punëve të Jashtme e më pas analist për çështjet ndërkombëtare, Dritan Hilën.
Rudina Xhunga, kreu ritin zyrtar të martesës me diplomatin, ish-punonjësin e Ministrisë së Punëve të Jashtme e më pas analist për çështjet ndërkombëtare, Dritan Hilën.
Ishte menduar të ishte një ceremoni e thjeshtë celebrimi, por “Geraldina Sposa” që kishte zbardhur njësinë e Minibashkisë Nr.5 me trëndafila të bardhë, verë, shampanjë e ëmbëlsira, kishte menduar t’i dhuronte Rudina Xhungës një surprizë në ditën e saj më të bukur.
E çuditshme ka qenë edhe mimika e fytyrës së Rudinës, nga habia e pakontrolluar kur ka parë të mbledhur aq shumë njerëz të palajmëruar.
E veshur me një nga fustanet e nusërisë të koleksionit të fundit të “Geraldina Sposës”, nusja mendonte se do të gjente aty vetëm të lajmëruarit, të afërmit e saj e të dhëndrit, si dhe miq të ngushtë, fytyra të njohura të ekranit të “Top Channel”. Por ja që nuk ndodhi ashtu! Dhe sipas burimeve, Rudina nuk u çlirua nga emocionet e kësaj surprize deri në fund të ceremonisë.
Rudina Xhunga është një nga ikonat e medias vizive, ku prej vitesh drejton emisionin e njohur “Shqip” në “Top-Channel”.
Gazetarja Xhunga është gjithashtu autore e tre librave “Të dua për sfond”, “Preja e një martese të lodhur”, “Sikur Ana”. (LajmeShqip.com)
|

Tiranë – Gazetarja e njohur në vend, Rudina Xhunga, është fejuar. Sipas të përditshmes
“Panorama”, drejtuesja e emisionit “Shqip” në Top Channel është fejuar me Dritan Hilën, ish-punonjës në Ministrinë e Jashtme dhe së fundmi analist në disa televizione dhe të përditshme.
Mësohet se Rudina ka kryer të dielën ritet e ceremonisë së fejesës, ndërsa për momentin nuk ka pranuar që të flasë për këtë ngjarje.