Lajme Shqip Tuesday, 26 July 2011 14:19

 

Mbretërit janë duke e kërkuar një sulmues. Alternativë e mundshme ishte Aguero, por ai duket se do të shkojë në Angli.

Neymar… Brazilianët nuk duan të heqin dorë prej tij edhe për një vit. Kjo ka bërë që madrilenët të shikojnë dikë tjetër, konkretish sulmuesin italian, Giussepe Rossi.

Klauzola e italianit është 30 milionë, një shumë e konsiderueshme për të cilin mbretërit nuk do ta kishin problem ta paguanin.

 
Lajme Shqip Wednesday, 20 July 2011 10:24

Marcelo Lippi, duke e komentuar krahasimin e Contes me të, ka thënë se sulmuesi është një hap larg transferimit drejt Juventusit.

Për këtë, mbreti i trajnerve thotë: “Më vjen mirë, sepse Conte ka qenë një lojtar i madh. Në fushë, gjithmonë e ka dhënë shpirtin për skuadrën dhe ka shumë motiv dhe deshirë ta bejë atë që do. Jam i lumtur që Conte është trajner i Juventusit.”
Legjenda, Giuseppe Rossi, është shumë e mundshme një kalim i tij për në Juventus. Për të, Lipit i vjen keq që nuk e kishte ftuar në kombëtare. “Më vjen keq që nuk e thirra në kombëtare deri sa isha unë trajner i Italisë. Nëse Juventus e transferon atë, atëher do të ishte një transferim i qëlluar”, ka thënë Marcelo Lippi.

 
Lajme Shqip Tuesday, 12 July 2011 12:05

Sulmuesi i Villarrealit, italiani Giuseppe Rossi, gjatë këtij muaji pritet të zyrtarizohet si blerja më e re e Juventusit, shkruan gazeta “Tuttosport”.

Drejtori gjeneral i Juventusit, Giuseppe Marotta, ka bërë të ditur se negociatat për Rossin kanë avancuar dhe se shumë shpejt pritet të realizohet transferimi i tij.

“Jemi pranë finalizimit me Rossin, por jemi duke përcjellë edhe futbollistë të tjerë. Rossi është objektivi ynë kryesor”, tha Marotta. Për Rossin skuadra spanjolle kërkon një dëmshpërblim prej 30 milionë eurosh.

 
Lajme Shqip Wednesday, 08 June 2011 15:24

Me sa duket, merkatoja e klubeve italiane do të jetë e lidhur deri në fund direkt me atë të Barcelonës.

Në rast se Udinese do të bjerë dakord ta transferojë Aleksis Sanchezin drejt “Camp Nou”, atëherë si Juventusi edhe Interi do të duhet të nxjerrin nga sirtari “planin B”, përkatësisht sulmuesin e Vilarealit, Giuzepe Rosi, një tjetër objektiv i skuadrës së Pep Guardiolës.


Ndërkohë, sikur të mos mjaftonin përgënjeshtrimet se ai nuk do të largohej nga klubi i Interit, Samuel Eto i është përgjigjur edhe njëherë pyetjes lidhur me të ardhmen e tij.
Klubi i Anzhit në Rusi, në të cilin aktivizohet edhe mbrojtësi brazilian Roberto Karlos, ka shfaqur interes për kapitenin e Kamerunit.
“Nuk e kuptoj se përse shumë më pyesin nëse jam i interesuar për të kaluar në kampionatin rus. Unë sot luaj në Itali dhe këtu dua ta vazhdoj”.

Mesa është bërëe ditur nga mediet e ndryshme Sportive, Inter dhe Cesena duket se kane rënë dakord për transferimin e Yuto Nagatomos tek ekipi zikaltër, ky transferim do të kryet me shumën 8.5 milionë euro, ndërkohë që Interi është i gatshëm të japë 6.5 milionë euro dhe ndonjë të ri në formë huazimi tek Cesena, për të pasur shërbimet e jJaponezit. Nga ky transferim, Japonezi Yuto Nagatomo do të përfitoje plot 2 milionë euro në sezonë, si pagë vjetore dhe është shprehur mjaft i lumtur për këtë lëvizje të tijën.

“Jam mëse i lumtur që do të vazhdoj të qëndroj në klubin zikaltër, mund të them se do të mundohem të jap maksimumin tim të mundshëm në këtë klub”.

 

 
Lajme Shqip Saturday, 04 June 2011 10:29

Sipas “Mundodeportivo”, Barcelona ka arritur marrëveshjet personale me të tre lojtarët. Tani mbetet vetëm edhe pajtimi i klubeve që këto transfere të kryhen.

Barcelona, siç duket ka arritur të merret vesh me lojtarët rreth kërkesave të tyre, të cilët janë prioritet për t’u transferuar. Edhe pse ekipi i Pep Guardiolas ka arritur përsosmërinë, ai e di se duhet ta forcojë ekipin ende, që të mund të konkurrojë edhe në vitin tjetër për të gjitha garat dhe, për këtë, i nevojiten lojtarë të klasit, siç janë: Fabregas dhe Sanchez.

Duke marrë parasysh se këta lojtarë janë të rinj dhe nuk janë më shumë se 24 vjeç, klubi ka përgatitur një kontratë prej 5 viteve. Pa marre parasysh sa të talentuar janë këta lojtarë, asnjeri prej tyre nuk ka arritur që të fitojë ndonjë titull dhe ata janë të uritur ta bëjnë këtë, kurse këtë mund ta arrijnë vetëm me klubin më të mirë në botë, Barcelonën.