Lajme Shqip Thursday, 05 September 2013 15:10

Wayne Rooney e ka zbuluar një fotografi horror, ku shihet qartë qarja që e pësoi në kokën e tij gjatë një stërvitjeje me ekipin e Manchester Unitedit.
Sulmuesi anglez u kritikua për mungesën e tij në ndeshjet kualifikuese të Anglisë për Botërorin 2014, ndërsa ai iu përgjigj kritikëve me këtë fotografi shokuese, për t’i bindur ata se ka mungesë me arsye.
“Disa njerëz kanë dyshuar në lidhjen time me ekipin kombëtar dhe për faktin se unë do të mungoj në dy ndeshjet e ardhshme. Nuk do të doja asgjë tjetër veçse të mund t’i ndihmoj shokët në kualifikime. Jam i sigurt se njerëzit do ta shohin në këto fotografi arsyen se përse nuk do të jem i gatshëm për të luajtur”, ka thënë 27 vjeçari.
Ish futbollisti i Evertonit do të jetë në dyshim edhe për derbin e Manchesterit, që do të zhvillohet më 22 shtator. Ai pësoi një lëndim të rëndë në kokë pas një përplasjeje me bashkëlojtarin Phil Jones të shtunën e kaluar./express/

 
Lajme Shqip Friday, 23 August 2013 10:29

Jose Mourinho ia ka bërë të qartë Manchester Unitedit se ai do të bëjë edhe përpjekjen e tretë për të sjellur në Chelsea, Wayne Rooneyn.
Mirëpo Mourinho ka thënë se këtë nuk do ta bëjë derisa të zhvillohet ndeshja mes të dy skuadrave të hënën, raporton The Telegraph.
“Ne sërish do të provojmë përpjekjet për ta sjellur Rooneyn këtu. Është koha të veprojmë dhe të provojmë gjërat që i kemi provuar edhe më parë, mirëpo këtë do ta bëjmë më vonë. Tani është koha të fokusohemi në lojën e ardhshme dhe (tendenca për të mos kërkuar Rooneyn në këto momente) është çështje etike”, ka thënë Mourinho

 
Lajme Shqip Thursday, 15 August 2013 14:02

Wayne Rooney duket se do të mbetet ende në skuadrën angleze, Manchester United. Në lidhje me të ardhmen e Rooneyt në Man United, ka folur edhe vet trajneri i ekipit, David Moyes.
“Ne u kemi thënë të gjithëve se lojtari nuk është në shitje. Unë mbrëmë shikova ndeshjen dhe besoj se gjatë 65 minutave ai luajti mjaft bukur. Dua ta shoh se si do luaj ai me ne kur të kthehet këtu”, ka thënë Moyes pas ndeshjes mes Anglisë dhe Skocisë.