Lajme Shqip Sunday, 02 February 2014 15:52

Pavaresisht rinovimit të kontratës dhe fitimit të “Topit të Artë”, Cristiano Ronaldovazhdon të jetë një prej personazheve më të ndjekura për merkaton e ardhshme në futboll.

Për ti shtuar akoma më shumë dyshimet rreth së ardhmes si madrilen dhe një afrimi të mundshëm me Paris SaintGermain mendon vetë ylli portugez i Real Madrid në një intervistë për “Telefoot”.

“Është e vërtetë, po mësoj frengjisht, e dua Francën, më pëlqen gjuha dhe vendi. Nëna ime dhe disa familjarë të mi kanë punuar atje, madje edhe unë të ardhmen do të jem në Francë për të jetuar dhe luajtur. Paris SaintGermain? Është një skuadër e madhe, e pasur me futbollistë fantastikë. Janë mes favoritëve për të fituar Champions League-n”, është shprehur Ronaldo. /albeu/

 
Lajme Shqip Monday, 21 October 2013 13:09

Cristiano Ronaldo zbulon takete tij të reja. Portugezi poston në rrjetin social Facebook fotot dhe një video. Ndërkohë që Angli rikthehen të flasin për një transferim të bujshëm nga Real Madrid te Paris Saint Germain të yllit portugez.

Gazeta e njohur britanike “The Sun” shkruante një ditë më parë se sulmuesi portugez i “Los Blancos” është duke marrë leksione të gjuhës frënge në Spanjë. /albeu/

 
Lajme Shqip Saturday, 12 October 2013 18:31

Cristiano Ronaldo duket se ka arritur të bindë prokurorin federal të Floridës për të rrëzuar dy aktakuza ndaj tifozit shqiptar Roland Gjoka, që kishte zbritur në fushë për të përqafuar asin portugez gjatë ndeshjes Real-Chelsea. 

Gjesti në fjalë i kushtoi 20-vjeçarit shqiptar një natë në burg dhe akuza të shumta, disa prej të cilave prokurori ka vendosur t’i anulojë, pikërisht falë letrës që i kishte dërguar Ronaldo. 

Konkretisht, ndaj të riut janë rrëzuar akuzat e “cënimit të rendit publik”, që shmang mundësinë për të përfunduar në burg; dhe “shkelje të pronës”, që shmang heqjen e kartës së studentit ndërkombëtar në Universitetin e Majemit, të cilën e kishte siguruar me shumë mund. 

“U përqafuam, folëm, pastaj erdhën agjentët e sigurisë dhe e morën. Ai nuk u tregua as i dhunshëm, as agresiv. Kurrë!. Ai po studion në një kolegj prestigjoz të Floridës, por druhem se mund të hasë probleme serioze me Departamentin e Emigracionit nëse akuzat nuk tërhiqen. Prandaj ju lutem që të rishqyrtoni ngjarjen. Me respekt, Cristiano Ronaldo”, shkruante portugezi në letrën e tij. 
/ Top Channel/

 
Lajme Shqip Wednesday, 04 September 2013 12:14

Pas Alvaro Arbeloas e Sergio Ramosit, edhe ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo ka shprehur pakënaqësinë për shitjen e Mesut Ozilit në Arsenal.
“Shitja e Ozilit është lajm i keq për mua. Ai ishte lojtari më i mirë i cili më dinte lëvizjet e mia gjatë ndeshjes. Unë jam i zemëruar që Reali e shiti Ozilin”, ka thënë Ronaldo, raporton gazeta spanjolle AS.
Ndërkohë, Thomas Mueller, sulmuesi i Bayern Munchenit mendon se Real Madridi ka gabuar shumë me shitjen e Mesut Ozilit. /express/

 
Lajme Shqip Sunday, 18 August 2013 17:13

Gjeniu i futbollit Lionel Messi, thotw se nuk ka rivalitet me yllin e Real Madridit, Cristiano Ronaldo.

Messi shton se Ronaldo është një njeri i mirë.

“Ai është njeri i mirë dhe ai mund të ndryshojë secilën ndeshje. Ai bën gjërat e tij dhe unë jam i fokusuar që të kem sukses me Barcelonën”, ka deklaruar Messi

“Nuk kam rivalitetet me Ronaldon”, ka potencuar ai.

Lojtari më i mirë në botë përgjatë katër viteve të fundit dhe ylli i madrilenëve po dominojnë futbollin spanjoll e atë botëror me paraqitjet e tyre.

Të dy lojtarët përballen mes vete disa herë brenda vitit në të famshmën El Clasico që luhet ndërmjet Barcelonës e Real Madrid.