Lajme Shqip Monday, 01 July 2013 15:10

Beograd – Presidenti i Këshillit Evropian, Herman van Rompuy, ka thënë se Serbia ka mbështetjen e plotë të Këshillit drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, porse ritmi i përparimit do të varet nga zbatimi i marraveshjes për normalizim marrdhëniesh me Kosovën, si dhe nga realizimi i reformave.

“Historinë e bëjnë njerëzit dhe ne do ta bëjmë së bashku historinë”, ka thënë Rompuy në Beograd, në konferencën e përbashkët për media me kryeministrin e Serbisë, Ivica Daçiq.
Ky i fundit ka thënë se vendimi i Bashkimit Evropian për të hapur negociatat e anëtarësimit me Serbinë tregon për ecjen përpara të shoqërisë.

 

 
Lajme Shqip Monday, 01 July 2013 09:35

Prishtinë – Presidenti i Këshillit Evropian, Herman van Rompuy, viziton sot Prishtinën, ku do të ketë takime me zyrtarët më të lartë të Kosovës, ndërsa para Prishtinës, ai fillimisht do të ndalet në Beograd, ku do të takojë zyrtarët e atjeshëm.

Vizita ndodh në kohën kur, sipas Rompuyt, BE-ja po bënë hapa historik në raportet me vendet e Ballkanit. Për të njëjtin qëllim, Kosovën dhe Serbinë do t’i vizitojë të martën edhe ministri i jashtëm i Suedisë, Karl Bildt.