Lajme Shqip Monday, 10 February 2014 16:44

24 October 2013 15:00
27 August 2013 16:30
26 August 2013 13:37
19 August 2013 17:21
12 August 2013 15:38

Këngëtarja shqiptare, tani me famë botërore, Rita Ora ka dhën shenja se shumë shpejt do të vijë në Kosovë. Ajo ka njoftuar se është duke punuar një këngë të re, të cilën do ta sjellë në gjuhën shqipe. Lidhja e saj me vendlindjen sa vjen e rritet. E ndonëse angazhimet artistike i ka shtrirë në tregun botëror, Rita Ora për asnjë çast nuk ka qëndruar larg shqiptarëve të saj. Edhe më të afërt me kosovarët, siç transmeton KulktPlus, këngëtaren do ta bëjë një këngë në gjuhen shqipe për të cilën ajo ka njoftuar se do ta sjellë së shpejti.

Kështu ka treguar përmes rrjeteve sociale këngëtarja, ndërsa ka shkruar “Guess who will be making an albanian song anytime soon?? Guess who will come back in Kosovo anytime soon?? Prishtinë, Rita po t’vjen bre!!!! Hehe LOL (Qëllojani se kush do të vijë me një këngë në gjuhën shqipe së shpejti? Qëllojani se kush do të vijë në Kosovë së shpejti? Prishtinë, Rita pot vjen bre!!!)”, ka shkruar këngëtarja përmes profilit zyrtar në “Facebook”.

Ora tashmë ka përfunduar punën e saj rreth albumit të dytë me radhë, për të cilin sipas intervistave të dhëna e statuseve nëpër rrjetet sociale, ka punuar shumë. Ende nuk dihet nëse kënga në shqip do të jetë pjesë e albumit të këngëtares. Por, ajo që tashmë dihet është fakti se Rita do të këndojë shqip në mbarë botën, këngën e re që do ta sjellë në gjuhën e saj.

 
Lajme Shqip Thursday, 24 October 2013 15:00

Këngëtarja shqiptare Rita Ora është duke punuar shumë rreth albumit të saj të dytë që do të titullohet “BACK TO BASICS”.

Krijuesja e hitit “R.I.P” ka treguar se për albumin e ri ajo është inspiruar nga artistë të shumtë, siç janë Prince dhe Chaka Khan, me të cilët ishte inspiruar edhe për albumin e vitit 2012 “ORA”.

“Më duket sikur po realizoj albumin tim të parë për juve dhe të gjithë botën, sepse me të vërtetë po punoj shumë rreth incizimeve. Unë jam rritur duke dëgjuar muzikën që këngëtarët po lansojnë kohët e fundit” – tha ajo për “Bloomingdales”.

Ora pritet të lansojë albumin e saj të dytë para përfundimit të vitit 2013./koha/

 
Lajme Shqip Tuesday, 27 August 2013 16:30

Këngëtarja Rita Ora ka qenë objekt i disa thashethemeve në Facebook se është fanse e Lidhjes Demokratike të Kosovës, pasi që ajo është parë në një fotografi me një foto të presidentit Rugova.
Në këtë foto, të cilën e ka shpërndarë nga profili i tij deputeti i LDK-së, Haki Demolli ka filluar që të debatohet më të madhe se fanse e cilës partie politike në Kosovë është Rita.
Megjithatë, nuk dihet se a është kjo foto origjinale apo ndonjë fans i LDK-së e ka bërë montazh atë. Se cila ekziston mund ta analizoni ju vet./express/

 
Lajme Shqip Monday, 26 August 2013 13:37

Rita Ora ka shkëlqyer gjatë mbrëmjes së djeshme në ndarjen e çmimeve MTV AWards.
Këngëtarja kosovare, e veshur me një fustan të bardh kësaj radhe ka qenë cak i kritikave të mira dhe është vlerësuar si njëra prej VIP-ve me veshjen më të mirë në këtë eveniment, shkruan express.
Ish-dashuri i Ritës, Rob Karadashian ka mbetur gojëhapur me këtë paraqitje të kosovares, e cila nuk e ka honepsur shumë pasanikun e Kardashianeve.

 
Lajme Shqip Wednesday, 21 August 2013 17:27

24 October 2013 15:00
27 August 2013 16:30
26 August 2013 13:37
19 August 2013 17:21
12 August 2013 15:38

Ylli shqiptar me famë botërore, Rita Ora ka shprehur preferencën e saj sa i përket basketbollit kosovar. Ajo është fotografuar me fanellën e klubit të Sigal Prishtinës.

Me Rita Orën është takuar menaxheri i këtij klubi, Ramadan Gagica.

Rita gjatë një turi koncertesh ka gjetur kohën për të takuar përfaqësuesit e një prej skuadrave më të njohura të basketbollit kosovar dhe ka pozuar me fanellë, duke treguar edhe një herë afrimitetin me vendlindjen e saj dhe vëmendjen e veçantë që ajo nuk nguron t’u kushtojë bashkëkombësve./BW/

 
Lajme Shqip Monday, 19 August 2013 17:21

E veshur me fund të bardhë me vija ngjyrë hiri, e kombinuar edhe me një bluzë me po të njëjtat ngjyra. Është kjo Rita Ora e cila po vazhdon të befasojë me stilin e saj të veshjes në skenë dhe jashtë saj. Gjatë “Virgin Media’s V Festival”, i mbajtur të shtunën, ajo, me veshjen e saj të lakmuar, ka zbuluar edhe barkun e tonifikuar. Poshtë mbante veshur një palë çizme të stiluara deri mbi gjunjë, shkruan Zëri.
“Daily Mail”, në raportin e saj, thotë se ajo nuk i zhgënjeu fansat me performancën e saj pasi u tregoi atyre duke u hedhur rreth skenës se sa shumë energji ka.
Ajo ishte e pranishme në këtë koncert pavarësisht se pak ditë më parë ishte e shtruar në spital për shkak të një infeksioni në grykë, pas pushimeve që i kaloi në bregdetin e Malit të Zi.

 
Lajme Shqip Monday, 12 August 2013 15:38

Rita Ora së bashku me familjen e saj është parë duke u rrezitur në njërën prej plazheve të bukura në plazhin e madh.
“Kite Surf D’olcinium” është një plazh ku turistët mund të mësojnë por edhe të bëjnë sërf.
Dhe siç duket kjo është arsyeja që këngëtaren me origjinë shqiptare e ka bërë të zgjedhë këtë vend për verim.
Për më tepër në shoqërinë e këngëtares është parë edhe ish reperi Ledri Vula i cili është cilësuar shumë shpesh si njëri ndër meshkujt më të bukur të estradës sonë.

 
Lajme Shqip Saturday, 22 June 2013 17:02

Marrëdhënia midis Rita Orës dhe Calvin Harris ka arritur një fazë të re, ndërsa DJ i njohur skocez dhe këngëtarja shqiptare nga Prishtina janë bërë thuaja të pandashëm. 
Këngëtarja 22-vjeçe dhe Harris, pasi kanë nisur së fundmi një marrëdhënie, u fotografuan të enjten në Los Angeles, duke shpenzuar të dy kohë në shopping.
Ndryshe nga shumë meshkuj të tjerë, Harris dukej tepër i durueshëm dhe i përkushtuar, ndërsa shpenzoi disa orë me të dashurën e tij në një qendër tregtare, transmeton TCH.
Rita, e cila së fundmi është rikthyer tek flokët e gjatë biondë, ishte kombinuar në këtë shëtitje me një stil sportiv, me një fustan të lirshëm shumëngjyrësh dhe atlete.