Lajme Shqip Sunday, 15 June 2014 21:45

Pas 8 orësh pritje, zgjidhet kaosi në Aeroportin e Rinasit. Rreth 100 udhëtar shqiptar ishin bllokuar që prej orës 12:30 në aeroport, pasi prisnin të niseshin drejt Italisë. Vetë qytetarët denoncuan rastin në News24, duke treguar situatën në lidhje me këtë problem. 

Sipas ankesave nga qytetarët shqiptar, mësohet se nga ana e drejtuesve të aeroportit dhe kompania e fluturimit, arsyet e bllokimit dhe vonesës janë tepër kontradiktore. 

Prej 8 orësh, në mesin e udhëtarëve që prisnin, kishte shumë gra, fëmijë, dhe të moshuar. “Po bëjmë që prej orës 12:30 të drekës që presim. Na kanë thënë se do vonohet avioni një orë, pasi ka një defekt teknik. Por në monitor bëhet ndërrimi i orës, na e shtyn nga ora 14 e 30. 

Tani jemi duke pritur pasi ka një vonesë të madhe. Nga kompania na kanë thënë se të sigurt që në orën 19:30 do nisemi. Por nuk e dimë nëse do e mbajnë fjalën.”-kështu bëri me dije për News24 një nga udhëtarët që pret të fluturojë drejt shtetit italian. /Ballkanweb.