Lajme Shqip Sunday, 20 April 2014 15:31

Projekti që aplikon bashkia e Lezhës, për mbledhjen e mbeturinave në mëyrë të difirencuar dhe më pas riciklmin e tyre ka tërhequr vëmendjen e shume njësive vendore në rajon e me gjerë.

Nje delegacion i ardhur nga Kosova, në përbërje të secilit ishin perfaqwsues të Qëndrës Rajonale të Mjedisit dhe drejtues të Komunave, ka vizitur qëndrën e riciklimit të mbetjeve në Lezhë.

Qëllimi i vizitës së tyre ka qenë për të marrë përvojë që kjo teknologji e avancuar e pastrimit të aplikohet edhe nga njësite vendore në Kosovë.Drejtori i Qëndrës Rajonale të Mjedisit të Kosovës, ka bërë të ditur se ky projekt është për tu marrë shembull dhe kjo është e nevojshme që të aplikohet edhe në Kosovë.

Nga ana tjeter Drejtori i shërbimeve publike në bashkinë e Lezhës, Nikolin Prendi, ka bërë të ditur se ky projekt i aplikuar në qytetin e Lezhës ka dhënë një impakt pozitiv në mjedis, ndërsa ka siguruar edhe të ardhura për këtë njësi vendore.

Vizita e delegacionit kosovar në Lezhë ka ardhur edhe në bazë të përgatitjes të një plani veprimi në Kosovë për mjedisin, i cili sunon që të aplikojë diferencimin e mbetjeve në shumë qytete të këtij shteti.