Lajme Shqip Monday, 20 January 2014 16:08

Ylli i Bayern Munchen, FranckRibery akuzoi rezultatin e votimit për “Topin e Artë 2013” duke këmbëngulur se sulmuesi i Real Madrid, Cristiano Ronaldonuk meritonte ta fitonte çmimin, pasi portugezi nukngriti asnjë trofe vitin e kaluar. Fillimisht Ribery reagoi me qetësi pas ceremonisë së FIFA-s në Zyrih, ndërsa iu desh të pranonte vendin e tretë në votim pas Ronaldos dhe yllit të Barcelonës Lionel Messi, duke deklaruar se çmimi prestigjioz individual nuk ishte një ndër objektivat e tij.

Gjithsesi tani francezi ngre zërin për të shprehur gjithë pakënaqësinë e tij, ndërsa beson se ai duhet ta kishte fituar “Topin e Artë” pas sezonit së jashtëzakonshme me Bayern Munchen.

“Fitova gjithçka që ishte në lojë për t’u fituar me Bayernin dhe individualisht.Ronaldo në krahun tjetër nuk fitoi asnjë gjë. Nuk jam i dëshpëruar që nuk fitova, por kjo të lëndon disi. Unë meritoja të fitoja “Topin e Artë”. Ishte e qartë se Ronaldo do ta fitonte, afati përfundimtar i votimit u shty për dy javë. Kjo nuk kishte ndodhur kurrë më parë. S’kishte të bënte me futbollin. Ishte një vendim politik”, ka thënë francezi.

Por kritikat e Ribery ndaj FIFA-s nuk mbarojnë këtu pasi ngriti gishtin e akuzës edhe për 11-shen më të mirë të vitit nga FifaPro World XI, ku bënë pjesë vetëm 3 futbollistë të Bajernit ndërsa 4 i përkisnin Barcelonës.

“Ka vetëm 3 futbollistë të Bayernit aty. Kjo është çmenduri. Thomas Muller meriton të jetë aty, dhe po ashtu edhe David Alaba, Bastian Schweinsteiger dhe Arjen Robben. Ne fituam 5 tituj dhe bëmë historinë. Pastaj aty ndihet edhe mungesa e futbollistëve të Borusias së Dortmundit, ku janë Mario Gotze dhe Robert Lewandowski. Kjo është vërtet e pamundur”, përfundoi Ribery, shkruan albeu.

Si rastësisht Gotze la “Signal Iduna Park” për të shkuar në “Allianz Arena” verën e kaluar, ndërsa Lewandowski do të bashkohet me skuadrën e Pep Guardiolës në fund të sezonit aktual. 

 
Lajme Shqip Saturday, 18 January 2014 17:19

Francezi Thierry Henry flet për “Topin e Artë 2013”. Në një intervistë për gazetarët, pytjes se kush do duhej ta fitontetopin e artë u përgjigj se atë emeritonte bashkëkombasi i tij, futbollisti i Bayern MunchenFranck Ribery. E meritonte për çdo gjë çfarë ka bërë gjatë vitit 2013.

“Në Francë të gjithë kemi uruar që Franck Ribery të fitojë “Topin e Artë”. Jam zhgënjyer që ai nuk e fitoi. Unë gjithashtu kam menduar se ai do ta fitonte, sepse ka luajtur shumë mirë vitin e kaluar dhe ka fituar pothuajse të gjitha trofetë. Më duhet ta pranoj, se do ta kisha votuar si zgjedhjen time të parë. Kam dëshiruar kaq shumë suksesin e tij sivjet, po aq sa për Lionel Messin në katër vitet e kaluara. Ishte padrejtësi”, u shpreh sulmuesi i New York Red Bulls, shkruan albeu. 

 
Lajme Shqip Saturday, 31 August 2013 12:11

Franck Ribery ia dedikon Pep Guardiolas golin e tij në SuperKupën e Europës përballë Chelseat, ku Bayern Munich fitoi me penallti 5-4. Francezirealizoi golin e parë për bavarezët në minutën e 47’ duke barazuar shifrat. Fituesi i çmimit të “lojtarit më të mirë UEFA”, tha se gjigantët gjerman luftuan deri në fund e se fitorja përballë Londinezëve ishte mëse e merituar.

30-vjeçari francez pranoi se ka një marrëdhënie të shkëlqyer me trajnerin spanjoll dhe se triumfi në SuperKupë ishte i rëndësishëm për Guardiolën, shkruan albeu.

Por kjo u pa edhe gjatë festimit të golit. Si francezi ashtu edhe tekniku katalanas festuan në një mënyrë të çmendur, gjë që nuk e kishin parë më parë tek asnjë prej tyre.

video: http://www.youtube.com/watch?v=gQzWKNJziEQ