Lajme Shqip Wednesday, 19 February 2014 15:04

Edhe pse kishte shkuar si refugjatë në Britani, Arben Islami tashmë ka arritur të realizoj ëndrrën e tij që t’iu bashkohet Marinës Mbretërore Britanike.

Islami kishte shkuar në Britani në vitin 1999 gjatë kohës së luftës. Ai kishte shkuar atje duke provuar që të gjejë axhën dhe familjen e tij atje.

Ndërkohë qershor të vitit 2012, tashmë 28 vjeçar ai ka arritur që të marrë nënshtësinë britanike.

Një ditë më pas ai iu bashkua Marinës Mbretërore Britanike e cila është e vjetër 350 vite, raporton zëri.

“Kam dashur që t’i bashkohem kësaj force dhe t’i jap diçka në rikthim këtij vendi i cili më ka dhënë kaq shumë mua dhe vendit tim”, ka thënë Islami.