Lajme Shqip Friday, 23 August 2013 10:17

Transferimi i talentit spanjoll Isco dhe ardhja e Gareth Bales në Real Madrid gjatë kësaj vere do të thotë lamtumirë për Mesut Ozilin.
Thuhet se reprezentuesi gjerman do ta ketë problem të zërë vend në formacionin e Carlo Ancelottit, dhe për këtë Real madrid po mendon ta shes, transmeton Express.
Sipas medieve të huaja, skuadra e Manchester Unitedit pritet ta transferoj ish mesfushorin e Werder Bremenit për 45 milion euro.

 
Lajme Shqip Friday, 08 March 2013 13:33

Gjyqtari turk Çuneit Çakir, në qendër të polemikave për ndeshjen mes Mançester Junajtid dhe Real Madrid në Ligën e Kampioneve, ka folur për herë të parë rreth ngjarjes së diskutuar të kartonit të kuq të dhënë ndaj portugezit Luis Nani. Sipas tij, vendimi për largimin e lojtarit të Mançester Juanjtid me karton të kuq ishte plotësisht i drejtë.

“Mendoj se kam gjykuar mirë dhe nuk kam asnjë dyshim për vendimet e mia. Kartoni i kuq i dhënë ndaj Nani ishte vendimi korrekt. Me kalimin e kohës, e gjithë bota do të kuptojë të drejtën”, ishin fjalët e tij për gazetën spanjolle “AS”.

Në Angli ai është kthyer në një armik publik, pasi mediat në këtë vend kanë bërë të ditur se ai ka hesape të hapura me ekipet angleze. Në listën e viktimave Çakir ka përfunduar edhe Xhon Terri që u ndëshkua me karton të kuq në gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve të vitit të kaluar. Dy vite më parë, ai ndëshkoi me karton të kuq Mario Balotelin në ndeshjen mes Mançester Sitit dhe Dinamo Kiev, ndërsa po prapë me karton të kuq ka ndëshkuar Stiven Xherard në ndeshjen e Euro 2012 kundër Ukrainës dhe Geri Kahill në finalen e Botërorit për klube mes Çelsit dhe Korinthians.

“Në të gjitha takimet e mëparshme të skuadrave angleze që kam drejtuar, asnjë përjashtim nuk ka qenë i padrejtë. Cili vendim ishte i gabuar? Kartoni i kuq ndaj Terri apo Balotelit? Mendoj se nuk kam bërë gabim që kam nxjerr kartonin për t’i përjashtuar. Kritikat nuk më krijojnë asnjë lloj trishtimi. Nuk mendoj për to. Kam marrë kritika edhe më parë por gjithmonë kam arritur të ringrihem. Mund ta bëj përsëri. Dua që të bëj sa më mirë punën time dhe do të vazhdoj në këtë rrugë pasi mendoj se po bëj një punë të shkëlqyer”, ishte prononcimi i gjyqtarit turk. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Thursday, 07 March 2013 09:10

Tifozët e irrituar të Mançester Junajtid nuk kanë ngurruar të kërcënojnë me vdekje gjyqtarin turk Çuneit Çakir, i cili sipas tyre ndihmoi Real Madrid të kualifikohej në turin tjetër të Ligës së Kampioneve përballë skuadrës angleze, duke nxjerrë me karton të kuq portugezin Nani.

Rrjetet sociale si Twitter dhe Facebook janë mbushur me kërcënime ndaj gjyqtarit, ndonëse UEFA i ka dalë atij në mbrojtje duke thënë se interpretimi që i kishte bërë ai situatës ishte i drejtë sipas dinamikave të shpejta të lojës.

Një nga tifozët ka sugjeruar që Çakir të goditej me gurë deri në vdekje, ndërsa kishte kërcënime edhe ndaj familjes së tij. Disa të tjerë sugjeronin arrestimin e tij para se të largohej nga Anglia, për krim kundër popullit britanik. Kjo situatë ka bërë që policia angleze të shpërndajë një komunikatë duke paralajmëruar se përdoruesit e rrjeteve sociale mund të përndiqeshin penalisht për kërcënime të tilla publike.

Situata është përkeqësuar pasi ish-gjyqtari i njohur zviceran, Urs Maier, ka këshilluar gjyqtarin turk që të fshihet sa më shpejt pasi tifozët anglezë janë shumë të rrezikshëm. Maier ka marrë kërcënime për jetën pasi anuloi një gol të Sol Kempbell për Anglinë gjatë Euro 2004 dhe sipas tij, Çakir rrezikon seriozisht jetën në një situatë të tillë.

“Sa mirë që Çakir arriti të largohej shëndosh e mirë nga Anglia. Ai duhet të vihet nën mbrojtje policore. Unë kam marrë më shumë se 16 mijë e-mail kërcënuese nga tifozët anglezë. Në atë periudhë mua mu desh të fshihesha në male”, shpjegoi 54 vjeçari.

Në një situatë të tillë, UEFA jo vetëm i ka dalë në mbrojtje gjyqtarit turk, por edhe ka nisur procedimet disiplinore ndaj Nani për kartonin e kuq të marrë si dhe ndaj Aleks Ferguson, i cili ka shkelur rregulloren e Ligës së Kampioneve duke mos u paraqitur në konferencën për shtyp pas ndeshjes. (LajmeShqip.com)

 

 
Lajme Shqip Wednesday, 06 March 2013 11:07

Trajneri i Mançester Junajtid, Aleks Ferguson, ka qenë shumë i “shqetësuar” për t’u përballuar me mediat pas eliminimit në skuadrës së tij nga Real Madrid në Ligën e Kampioneve. Trajneri skocez ishte shumë i acaruar me vendimin e gjyqtarit turk, Çuneit Çakir, kur ky i fundit largoi nga fusha e lojës me karton të kuq portugezin Nani, ndërsa ka shpërthyer herë pas here në protesta të zëshme kundër tij gjatë ndeshjes dhe në fundin e saj.

Ndaj në konferencën për shtyp pas takimit është shfaqur ndihmësi i tij, Majk Filan.

“Ka shqetësim në dhomat e zhveshjeve dhe trajneri është i shqetësuar gjithashtu, kjo është arsyeja pse unë jam i ulur tani këtu”, shpjegoi Filan.

“Nuk mendoj se trajneri është në një gjendje të përshtatshme për të folur rreth gjyqtarit dhe vendimit të tij. Është shumë domethënës fakti që këtu jam ulur unë dhe jo trajneri i këtij klubi fantastik futbolli. Jemi tmerrësisht të zhgënjyer dhe po meditojmë se çfarë ndodhi dhe si ndodhi diçka e tillë. Gjyqtarët janë për të marrë vendime, por ekziston edhe elementi që quhet vendimmarrje e drejtë. Vendimi ishte zhgënjyes këtë radhë dhe prishi ndeshjen”, tha asistenti i Ferguson.

Ndërkohë, lojtarët kanë parakaluar para gazetarëve duke mos dhënë asnjëri komente mbi takimin e luajtur dhe vendimin e gjyqtarit. “Më vjen keq, nuk na lejohet të flasim”, ishte komenti i vetëm i Nani para gazetarëve duke bërë të qartë se edhe ky ishte një urdhër i brendshëm nga skuadra. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Wednesday, 06 March 2013 10:41

Kristiano Ronaldo ka përjetuar një nga netët më të veçanta të  karrierës së tij, pasi është pritur si “hero” nga publiku i Mançester Junajtid, por është larguar si “anti-heroi” pasi goli i tij i dha kualifikimin Real Madrid në fazën tjetër të Ligës së Kampioneve. Vetë futbollisti ka pranuar se kjo ka qenë një natë shumë emocionuese për të, një nga të rrallat kur publiku e ka vënë në vështirësi.

“Unë bëra punën time duke ndihmuar Real Madrid të fitonte dhe jam i lumtur për këtë. Por kjo është një ndjenjë shumë e çuditshme. Ishte ndjesia sikur dëshiroja të bëja diçka por nuk isha në gjendje ta bëja atë”, tha Ronaldo pas ndeshjes.

“Unë kam luajtur për shumë vite me Mançester Junajtid dhe nëse ndonjë ditë do të jem rival i Real Madrid, mendoj se de të jetë e njëjta gjë. Ishte diçka e veçantë për mua kjo pritje pozitive, duke u kthyer në shtëpi, duke takuar miqtë e mi. Brenda meje jam i lumtur, por edhe i mërzitur për Mançester Junajtid”, tha lojtari që përsëri nuk festoi golin e shënuar kundër ish-skuadrës së tij.

“Nuk festova në shenjë respekti për ata që më kanë trajtuar mirë këtu, por ajo që dëshiroja më shumë ishte të fitoja dhe të mbaja Real Madrid në garë për kupën e 10-të”, përfundoi futbollisti portugez. (LajmeShqip.com)

 

 
Lajme Shqip Wednesday, 06 March 2013 10:36

Zhoze Murinjo ka pranuar se Mançester Junajtid kishte qenë superior ndaj skuadrës së tij dhe e kishte merituar më shumë kualifikimin në çerekfinale të Ligës së Kampioneve, edhe pse do të jenë madrilenët ata që shkojnë në fazën tjetër të turneut pas suksesit 2-1 në “Old Traford”. Momenti vendimtar i ndeshjes ishte kur Luis Nani u ndëshkua me karton të kuq duke lënë Mançester Junajtid me 10 lojtarë në fushën e lojës.

“Pavarësisht këtij vendimi, skuadra më e mirë u mund”, ishte pohimi i sinqertë i Murinjos në fundin e takimit. “Ne nuk luajtëm mirë, nuk e meritonim të fitonim, por futbolli është i tillë. Nuk dua të flas rreth vendimit për Nani, pasi nuk jam i sigurt për të. Por e përsëris që skuadra më e mire u mund në këtë ndeshje”, vijoi portugezi.

“E kuptoj Ferguson, ai është shpirtërisht siç isha unë dy vite më parë pas përjashtimit me karton të kuq të Pepe kundër Barcelonës. Më e keqja është se ai erdhi për një simulim ndërsa në këtë rast nuk është i tillë, pasi Arbeloa pësoi një kontakt të fortë. Por një karton i verdhë do të kishte mjaftuar”, ishte komenti i Murinjos rreth episodit të ndeshjes.

“Jam i lumtur për kualifikimin por prisja më shumë nga ekipi im. Nuk kemi bërë një ndeshje të mirë. Kemi luajtur mirë vetëm 15 minuta pas kartonit të kuq. Diego Lopez ishte lojtari më i mirë në fushë për ne. Kur portieri është lojtari më i mirë në fushë kur luan ndaj një ekipi me 10 futbollistë, do të thotë se nuk e ke kontrolluar siç duhet ndeshjen”, ishin kritikat e Murinjos ndal skuadrës së tij. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Tuesday, 05 March 2013 23:21

Real Madrid ka kthyer fatin e një sezoni që dukej i dështuar kur brenda një jave ka shkuar në finalen e Kupës së Mbretit duke eliminuar Barcelonën që dukej e pandalshme dhe më pas ka kaluar në çerekfinalen e Ligës së Kampioneve duke eliminuar Mançester Junajtid me një sukses 2-1 në “Old Traford”. Por për suksesin evropian, madrilenët duhet të falënderojnë pjesërisht edhe gjyqtarin turk Çuneit Çakir, i cili ndikoi në fatin e ndeshjes me kartonin e kuq të padrejtë që i dha Nani në pjesën e dytë, kur rezultati ishte 1-0 për anglezët. 

“Djajtë e kuq” dominuan pjesën e parë dhe krijuan raste më të mira për të shënuar golin e avantazhit, ndonëse Ferguson çuditi të gjithë duke lënë Uejn Runin në pankinë. Nga ana tjetër, Kristiano Ronaldo nuk u duk në nivelin e tij më të mirë, ndoshta i prekur nga pritja shumë e ngrohtë që i bëri publiku i ish-skuadrës së tij me një duartrokitje të gjatë si të ishte ende një futbollist i skuadrës angleze.

Me fillimin e pjesës së dytë, Mançester Junajtid gjen edhe golin e avantazhit, pasi Serxho Ramos devijon në portën e vet një top në qendër të Uellbek. Duket se anglezët i shkojnë shumë afër kualifikimit, por aty hynë në skenë gjyqtari Çakir, i cili nuk ngurron të nxjerrë nga loja me karton të kuq mesfushorin Nani për një faull ndaj Arbeloas, një vendim shumë i ashpër duke parë se ndërhyrja e portugezit ishte e paqëllimshme.

Mançester Junajtid humb qetësinë dhe nga kjo përfiton Reali që kthen fatin e ndeshjes brenda pak minutave. Fillimisht është Modriç që shënon me një gjuajtje në hyrje të zonës, ndërsa më pas është pikërisht ai, Kristinao Ronaldo, që gjeti golin e dytë i cili praktikisht siguroi kualifikimin.

Tashmë Reali pret i qetë emrin e skuadrës që do të ketë përballë në çerekfinalet e turneut, duke qenë i ndërgjegjshëm që sapo ka larguar nga aktiviteti një nga skuadrat më të kompletuara, duke fituar atë që jo rastësisht u etiketua si finalja e parakohshme. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Monday, 04 March 2013 20:17

Aleks Ferguson, në sezonin e tij të 26-të në drejtimin e Mançester Junajtid, vazhdon të bëhet protagonist në çdo konferencë për shtyp me batutat e tij, sidomos kur bëhet fjalë për një ndeshje të madhe si ajo ndaj Real Madrid në Ligën e  Kampioneve.

“Kjo është një ndeshje e madhe, e jashtëzakonshme. Kishte shumë kohë që nuk shihja kaq shumë fotografë në stërvitjen e skuadrës. Jemi para një nate të veçantë, një nate që e ëndërrojnë të gjithë”, deklaroi trajneri skocez pas stërvitjes së fundit të skuadrës së tij.

Trajneri skocez mendon se ka gjetur mënyrën për të ndalur madrilenët, duke u hequr atyre armën më të fortë që kanë.

“Ata kanë bërë dy ndeshje shumë të mira kundër Barçës dhe ato do t’i ndihmojnë moralisht. Ndeshja që i pashë të luajnë në “Kamp Nou” ishte fantastike. Real Madrid është një nga ekipet më të mëdha të historisë së futbollit për kundërsulm dhe në “Kamp Nou” më treguan se si duhet të luajmë ndaj tyre, duke evituar çdo lloj kundërsulmi”, ishte deklarata e Ferguson për taktikën që do të përdorë skuadra e tij për të kontrolluar madrilenët.

“Por jam i bindur se të dy ekipet do të shënojnë, ndërsa shpresoj që të shënojmë një më shumë se ata. Jam gati të firmos për një fitore 5-4. Realiteti është se cilësia e dy sulmeve në këtë ndeshje është e pabesueshme. Megjithatë, besoj se çelësi i ndeshjes do të jetë në mbrojtje. Kristiano? Është i shkëlqyer, më i mirë se Ronaldoja bullafiq që na shënoi 3 gola 10 vite më parë, por lojtarët e mi nuk duhet të fiksohen pas tij. Murinjo si zëvendësuesi im? Tani nuk është momenti. Jam mirë në pankinën time. Thjesht shpresoj që të vazhdoj të jem trajneri i skuadrës kur të përfundojë ndeshja ndaj Realit”, ishte batuta me të cilën Ferguson ka mbyllur konferencën e tij për shtyp. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Monday, 04 March 2013 20:14

Zhoze Murinjo ka dhënë mendimet e tij para ndeshjes së Ligës së Kampioneve kundër Mançester Junajtid, duke lëshuar një nga batutat e tij të zakonshme për të komentuar gjendjen e Kristiano Ronaldos para kësaj sfide të madhe të futbollit ndërkombëtar.

“Ai është mirë dhe besoj se do të jetë mirë edhe pse luhet në “Old Traford”. E njohin shumë mirë këtu dhe jam i sigurt se do të ketë një pritje fantastike për të, mëse të merituar për atë që ka dhënë këtu. Por mua personalisht do të më kishte pëlqyer që ndaj Kristianos anglezët të kishin thënë gjëra aspak të këndshme në vend të lajkave që i kanë bërë këto ditë”, ishte komenti i trajnerit duke lënë të kuptohet se kjo situatë mund të dëmtojë përgatitjen e portugezit për këtë sfidë kaq të rëndësishme.

“Unë pres një Mançester shumë mbrojtës kur topin e ka Real Madrid dhe shumë ofensiv kur janë ata që kanë topin. Por kështu do të kundërpërgjigjemi edhe ne. Duhet të tregohemi shumë të fortë në mbrojtje pasi edhe ata janë të fortë në aksionet ofensive”.

“Të dy skuadrat do të vijnë pas një serie pozitive në këtë ndeshje, por është e vështirë të parashikosh se kush do të fitojë. Mançester Junajtid dëshiron të fitojë gjithçka dhe e ka treguar në kampionat, ndërsa edhe ne jemi në formë të mirë. Ndaj e gjithë bota do të ndalet në orën e ndeshjes, e cila duket si finalja e vërtetë”, deklaroi trajneri i Real Madrid. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Monday, 04 March 2013 13:28

Trajneri i Spanjës, Vicente Del Boske, ka treguar se si ka arritur të mundë Mançester Junajtid në fushën e këtyre të fundit kur drejtonte Real Madrid. Madrilenët duhet të fitojnë në “Old Traford” edhe nesër në mënyrë që të mbajnë gjallë shanset e tyre për Ligën e Kampioneve numër 10 në historinë e klubit, ndërsa të fundit e kanë fituar pikërisht kur ekipi drejtohej nga Del Boske.

Situatat janë shumë të ngjashme, pasi edhe në vitin 2000, Reali ishte jashtë luftës për titull në Spanjë dhe i duhej një fitore në “Old Traford” për të kaluar turin, gjë që arritën ta bënin pas një ndeshje spektakolare të përfunduar me rezultatin 3-2 për spanjollët. Sipas Del Boske, edhe Murinjo duhet të adaptojë taktikën e tij në atë ndeshje, vetëm me sulm total.

“Për herë të parë, në sezonin 1999-2000, ishte një ndeshje që nuk do ta harroj kurrë. Ishte viti ynë i parë, kishim barazuar pa gola në shtëpi dhe sezoni ynë varej nga sfida e kthimit”, tregon Del Boske.

“Ne ndryshuam sistemin tonë për të luajtur me 3 qendërmbrojtës. Ishte diçka e mirë që fituam, në të kundërt do të na kishin vrarë. Ne po ecnim shumë keq në kampionat dhe në ato momente nuk ishim në renditje as në zonën e Kupave të Evropës. Isha shumë i frikësuar nga sulmuesit e Junajtid, Kol dhe Jork. Ata dinin si të hapnin fushën e lojës me Bekam dhe Gigs ndaj u mundova të forcoja qendrën e mbrojtjes me Kampo, Helgera dhe Karanka”, shpjegoi ai, duke treguar se e gjithë pjesa tjetër e skuadrës në atë ndeshje kishte qenë me detyra sulmuese. (LajmeShqip.com)