Lajme Shqip Monday, 07 April 2014 14:10

Zinedin Zidane do të jetë trajneri i ri i Realit. Sigurisht, nuk bëhet fjalë për një periudhë të afërt, por për në vitin 2016 kur përfundon dhe kontrata e Carlo Ancelottit në krye të klubit merengues.

Lajmin e bën të ditur e revista franceze, “France Football” dhe duke parë prestigjin e saj, raportimi është për t’u besuar. Sipas gazetës sportive, Zizu prej kohësh gjendet në role drejtuese te Los Blancos dhe kohët e fundit madje ka ushtruar dhe rolin e ndihmësit të trajnerit italian. Fakti që Zidane po qëndron kaq afër Ancelottit vjen dhe për shkak të dëshirës së tij për të fituar eksperiencë në bankinë.

Deri në vitin 2016 mendohet se 41 vjeçari do të ketë kaluar të gjitha fazat e nevojshme për të marrë në duart e tij drejtimin e skuadrës. Vetë Florentino Perez është ai që e sponsorizon francezin në këtë post duke e parë atë si njeriun ideal për të çuar përpara projektin e tij në momentin kur do të largohet dhe Ancelotti. Zidane, si futbollist ka qënë vërtetë i jashtëzakonshëm në fushë dhe tashmë sfida për të është nëse do të arrijë të jetë po kaq madhështor edhe në drejtim të skuadrës. Sigurisht që ta nisësh karrierën në krye të bankinës së Realit të Madridit nuk është aspak keq si start./rtk/ 

 
Lajme Shqip Sunday, 30 March 2014 16:09

Marco Reus paralajmëron RealMadridin. Sipas 24-vjeçarit Borussia Dortmund është gati për takimin e parë çerekfinal që do të luhet midis tyre të mërkurën në “Santiago Bernabeu”. Fitorja 3-2 me përmbysje ndaj Stuttgartit ka rikhyer besimin te verdhezinjtë e Jurgen Klopp me Reus që ishte përcaktues në sfidën përballë skuadrës së Hub Stivens pasi shënoi plotë 3-herë.

Sulmuesi i Dortmundit deklaroi se paraqitja e tij ndaj Shtugartit tregon që ai po rigjen formën e tij më të mirë pas dëmtimit, dhe shtoi se skuadra e tij ka besim se mund të marrë një rezultat pozitiv përballë Los Blancos.

“Ne kemi shumë besim dhe jemi gati për sfidën e parë me Real Madrid. Unë jam dëmtuar disa herë në këtë sezon por tani e kam marrë plotësisht veten dhe po rifitoj formën time. Objektivi ynë është të marrim një rezultat pozitiv në Madrid”, tha gjermani.

Pas suksesit me Stuttgartin, Borussia Dortmund i rimori Schalkes vendin e dytë në tabelën e klasifikimit të Bundesligës, dhe tashmë e gjithë vëmendja e skuadrës nga Westfalia shkon te takimi i parë çerekfinal i Champions League me RealMadridin. /albeu/

 
Lajme Shqip Wednesday, 06 November 2013 00:18

Juventus dhe Reali janë ndarë në barazim 2-2 në Torino. Golat u shënuan nga Vidal (42`) penallti, Lloriente (65`) ndërsa për miqtë Ronaldo (52`) dhe Bale (60`).

Kobenhagen ka surprizuar Gallatasarayn duke fituar merezultatin 1-0, dhe bënë grupin akoma më drithërues. Goli u shënua nga Braaten (6`).

Reali siguron kualifikimin.

Real Madrid 10 pikë
Gallatasaray 4 pikë
Kobenhagen 4 pikë
Juventus 3 pikë

 
Lajme Shqip Friday, 23 August 2013 13:31

Legjenda e Real Madridit, Raul Gonzales, është kthyer në “Santiago Bernabue”, duke luajtur 45 minuta me fanellën e Realit dhe për të marrë mijëra duartrokitje nga publiku. Ai u aktivizua edhe 45 minuta me klubin e tij Al Sad, në trofeun “Santiago Bernabeu”, i cili kësaj radhe ishte planifikuar për t’i dhënë lamtumirën e fundit legjendës së gjallë të Real Madridit.

Tifozët e priten me ovacione idhullin e tyre, kapitenin shumëvjeçar të Realit, i cili e braktisi klubin në vitin 2010, pasi luajti 550 ndeshje dhe shënoi 228 gola. Ai edhe në këtë miqësore arriti të shënoj në triumfin 5-0, duke realizuar golin e parë për “mbretërit” kundër Al-Sad në minutën e 22-të të ndeshjes. Për Realin shënuan edhe Isko, Benzema dhe i riu Rodrigez. Iker Kasillas i dha shiritin e kapitenit sulmuesit spanjoll.
Raul u përshëndet me mbretin Huan Karlos, me Di Dtefano dhe legjendat e tjera, dhe nuk mundi t’i mbajë lotët, duke u kthyer në “Santiago Bernabeun” e tij.
“Ishte fantastike, dua të falenderoj tifozët, nuk mund të kisha një lamtumirë më të mirë. Cristiano ma dha fanellën, Casillasi shiritin e kapitenit, të gjithë bënë që unë të ndjehem në mënyrën më të mirë. Falënderoj klubin, trajnerët që kanë bërë që sërish të ndjehem si një nga ata. Emocione të tilla kam pasur edhe kur kam debutuar kundër Atletikos në Bernabeu. Jam i lumtur që kam luajtur për shumë vite këtu”, deklaroi Raul./Tema/