Tag Archives: RaulGonzales
|

Pas shpenzimeve të mëdha, Malaga janë në vazhdim të planit ambicioz për të rikthyer në Spanjë sulmuesin e Schalke 04, Raul Gonzales.
Legjenda e Real Madridit është në dispozicion nga Schalke dhe ka qenë gjithashtu i lidhur me Anzhin për t’u bashkuar me ish bashkëlojtarin e tij, Roberto Carlos.
Trajneri i Malagas, Manuel Pellegrini dhe drejtori sportiv, Fernando Hierro kanë lidhje me Realin dhe janë të etur për të risjellë atë në Spanjë.
Skuadra ka mbështetjen e biznesmenit, Sheik Al Thani. Malaga ka qenë një nga shpenzuesit më të mëdha të Evropës këtë verë.