Lajme Shqip Tuesday, 16 July 2013 14:40

Prishtinë- Para pak çastesh ka përfunduar seanca e radhës ndaj Limaj dhe të tjerëve në rastin “Kleçka. Gjatë seancës sot ka dëshmuar arkeologia e forenzikës, Sesili Croper, e cila tha para trupit Gjykues se në 2010’ën, në zonën e Kleçkës, janë gjetur trupa të pajetë nëdy varreza masive.
“Atëherë kemi gjetur dy varreza, në njërën pesë mbetje mortore në tjetrën dy”, tha ajo para trupit gjykues.
Gjatë seancës ajo tha se ka qenëe përshirë në dy ekshumime në zonën e Kleçkës nga të cilat ka prodhuar dy raporte, njëri në vitin 2009 dhe tjetri në vitin 2010.
Ajo thotë se gjatë vitit 2009 nuk ka mundur të gjejnë asnjë mbetje mortore por që në vitin 2010 me kërkesë të prokurorit Mauricio Salustro, janë detyruat të kthehen sërish në të njëjtin vend ku edhe kanë gjetur trupat e pajetë.
Raportet e Croper janë vënë vënë në mëdyshje nga mbrojtja e të pandehurve.
Avokatët gjatë gjithë kohës kanë pyetur dëshmitaren Croper, nëse ka vërejtur ndonjë ndryshim tek dheu i vitit 2009 dhe atij 2010, duke ngritur dyshime se trupat mund të jenë varrosur pas gjurmimeve të para në 2009’ën.
“Ne nuk kemi gjetur asgjë që të mendohet se aty ka pasur ndërhyrje, e në rast se do të kishte do të ndërhyrje menjëherë pas varrojë do të ishte e vështirë që kjo të vërtetohej”, ishte përgjigja e Croper drejtuar avokatëve.
Ajo po ashtu u pyet nga avokatët se a është siguruar zona në të cilën janë gjetur trupat gjatë atyre viteve.
Por për këtë ajo tha se nuk është në dijeni, megjithëse pohoi se trupat janë gjetur në të njëjtin vend dhe të njëjtin zonë të cilën e kanë gjurmuar në 2009’ën.
Fatmir Limaj ndërkaq e ka pyetur dëshmitaren se a kanë qenë ekspertët e njëjtë me të , në dy periudhat kohore.
“Po ën të dyja rastet ka qenë e Krasmir Nikolo, ekspert bullgar i cili ka ndihmuar në ekshumim”, ishte përgjigja e saj dhënë Limajt.
Dëshmitarja tha se në 2009 kanë qenë vetëm dy persona të cilët kanë gropuar me duar, por nuk i dha emrat e tyre. Derisa në vitin 2010 pasi ka marrë urdhër nga Prokurori ata kanë shkuar me një ekskavatorë dhe kanë gërmuar me thellë. Ajo thotë se në vitin 2009 Prokurori Salustro nuk ka marrë pjesë në varrosjen derisa në 2010’ën ka qenë i pranishëm.
“Megjithëse ai ka ardhur një ditë pasi që janë gjetur trupat”, tha Croper.
Ajo ka dhënë gjithashtu detaje se si janë gjetur ata trupa.
Sipas saj, të gjithë trupat kanë qenë të vendosur një mbi një dhe nuk ka pasur dhe mes tyre, këmbët e turopit të parë që është gjetur lartë kanë qenë afër këmbëve të trupit të katërt.
Në atë gropë, sipas Croper,është gjetur një mjet i metalit për të cilin dëshmitarja nuk dha detaje shtesë se çka ka mundur të jetë.
Limaj gjatë seancës ka hedhur akuza ndaj Prokurorit duke thënë se aiduket sikur ë jetë edhe Prokuror edhe Gjykatës.
“Kur don bon pyetje, pa u ndërprerë nga askush, ju lutem zbatojeni rregulloren”, ka thënë Limaj.
Kryetari i Trupit gjykues, gjatë kësaj seance ka shtjelluar edhe disa çështje teknike, në mesin e të cilave edhe raportin e tre psikiatërve që kanë bërë analizën e dokumentacionit mjekësor të të ndjerit Agim Zogaj.
Gjatë seancës do të vendoset nëse ata do të ftohen për të dëshmuar para trupit gjykues për të gjitha analizat të cilat i kanë kryer./Express/Lajmeshqip/

 
Lajme Shqip Tuesday, 16 July 2013 00:05

Prishtinë – Fatmir Limaj dhe të tjerët në rastin “Kleçka” u janë kthyer sërish arrestit shtëpiak.
Këtë e konfirmuar për Gazetën Express, avokati i Limajt, Tomë Gashi.
“Në sistemin juridik të Kosovës ndodh edhe ky spektakël juridik i paparë deri tani. Për herë të dytë gjykata e apelit e kthen Fatmir Limajn dhe të tjerët në Arrest Shtëpiak. Arresti shtëpiak ishte ndërpre për herë të dytë më 3 korrik nga gjyqtari Malcolm Simons, por prokurori Salustro prapë ishte ankuar tek Gjykata e Apelit, e cila para pak çastesh vendosi ta aprovojë këtë ankesë dhe ta kthej Limajn dhe të tjerët përsëri në arrest Shtëpiak”, tha Gashi.

 

 
Lajme Shqip Sunday, 09 June 2013 11:30

Prishtinë – Urim Krasniqi, që deri para pak ditësh ishte dëshmitar anonim në rastin “Kleçka” i njohur si dëshmitari “I”, kurrë në jetën e tij nuk ka qenë pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai nuk ka luftuar kurrë për Kosovën. Të paktën askush në Malishevë nuk e njeh si të tillë.

Si pjesë të ushtrisë nuk e njeh as Organizata e Veteranëve të Luftës, dega në Malishevë.

Burime të Express, nga kjo organizatë kanë thënë se Urim Krasniqi ka gënjyer kur ka thënë se gjatë dëshmisë dhënë prokurorit italian Maurizio Salustro se ka qenë pjesë e ushtrisë gjatë luftës në Kosovë, ka gënjyer.

“Ky djalë kurrë në jetën e tij nuk ka qenë ushtar. Ai kurrë nuk ka veshur një uniformë të Ushtrisë Clirimtare të Kosovës”, ka thënë ky burim për Express, në kushte anonimiteti.

Por kjo, nuk e ka ndaluar atë që të kërkojë statusin e veteranit të luftës. Sipas të njëjtit burim, përveç se ka gënjyer, dëshmitari i Salustros gjithashtu ka aplikuar në listën e veteranëve. “Ai paraprakisht ka aplikuar për kartelë të veteranit të luftës, por komisioni e ka refuzuar një kërkesë të tillë, pasi nuk është gjetur asnjë fakt se ai ka qenë pjesëtar i UÇK’së ndonjëherë në jetën e tij”.

“Madhe gjatë luftës ai ka qenë shumë i ri për të qenë pjesë e ushtrisë. Dhe normalisht qëllimi i tij ka qenë që të përfitojë materialisht nga kjo situatë”, ka thënë po i njëjti burim.

Krasniqi dyshohet se është nxitur nga tashmë i ndjeri Agim Zogaj, i njohur si dëshmitari “X” që të bëhet pjesë e dëshmitarëve në rastin “Kleçka”, ku akuzohet Fatmir Limaj dhe anëtarë të tjerë të ish-ushtrisë së UÇK’së për krime luftë.

34 vjeçar nga fshati Terpezë i komunës së Malishevës, emri i të cilit u bë i njohur për publikun vetëm pasi deshi që nga dëshmitari anonim të dalë e të flasë para publikut, gjatë gjithë kohës prej vitit 2010 kur ka dhënë dëshminë e tij para prokurorit si njëri ndër personat që është arrestuar dhe është mbajtur në qendrën e paraburgimit në fshatin Kleçkë, ka than që ka qenë pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Megjithëse ai në vazhdimësi e ka ngatërruar datat se kur i ishte bashkuar UÇK’së. Ai fillimisht i kishte thënë prokurorit se është bërë pjesë e ushtrisë në vitin 1998, derisa kur u mor në pyetje nga trupi gjykues ditë më parë ai tha se iu bashkëngjit të njëjtës ushtri në vitin 1999.

Së fundmi Urim Krasniqi (dëshmitari I) ka refuzuar të dëshmojë para gjykatës për rastin “Kleçka” duke pretenduar se prokurori Maurizio Salustro në kohën kur e ka marrë atë në pyetje në rolin e dëshmitarit, ka ushtruar presion dhe dhunë psikike mbi të.

 

 

 
Lajme Shqip Friday, 07 June 2013 12:05

Avokati i Fatmir Limajt, Tomë Gashi, ka thënë se vendimi i gjykatës për heqjen e masës së arrestit shtëpiak ndaj Limajt dhe të tjerëve në rastin “Kleçka” e ka lehtësuar palën mbrojtëse.

 “Vendimi i gjykatës na ka lehtësuar ne, Fatmir Limajn dhe të tjerët që të përgatisim një mbrojtje dinjitoze. Shpresojmë që në javën e parë të korrikut ky gjykim do të përfundojë”, ka thënë për “Epokën e re” Gashi.

Gashi, ka thënë se vendimi për heqjen e arrestit shtëpiak për Limajn dhe të tjerët ka qenë i pritur.

“Vendimi i Gjykatës së Apelit është i mirë dhe i pritur nga pala mbrojtëse në rastin ‘Kleçka’, pasi prokurori të mërkurën ka përfunduar me marrjen në pyetje të dëshmitarëve të propozuara nga prokuroria. Me përfundimin e marrjes në pyetje të dëshmitarëve është eliminuar edhe rreziku minimal që është përmendur kinse për ndikimin në dëshmitarë”, ka thënë avokati.

Ai ka thënë se i ka ardhur fundi këtij procesi gjyqësor.

Sipas Gashit, prokurori Salustro qysh moti e ka kuptuar se përfundimi i rigjykimit të rastit “Kleçka do të rezultojë sikurse në vitin 2012.

“Maurizo Salustro si prokuror i kësaj çështje e ka ditur qysh në fillim se epilogu i rastit ‘Kleçka’ do të jetë i njëjtë sikurse në maj të vitit 2012. Nuk ka asnjë provë të re në këtë rigjykim. Ai e di se epilogu për Limajn dhe të tjerët do të jetë lirues”, ka thënë Gashi. 

 
Lajme Shqip Thursday, 06 June 2013 10:32

Prishtinë – Fatmir Limaj me shokë është liruar nga arresti shtëpiak në rastin “Kleçka”. Atyre u është komunikuar masa e lajmërimit në stacionin policor.

Këtë e ka konfirmuar avokati mbrojtës i Fatmir Limajt, Tomë Gashi, i cili njoftoi se këtë vendim e ka marrë gjykatësi i rastit Kleçka, raporton “Express”

Ishte paralajmëruar edhe më herët se sot pritej vendimi i Gjykatës në lidhje me këtë çështje. 

Lajmi është konfirmuar edhe nëpërmjet një komunikate nga ana e misionit të EULEX-it.

“Sot, një trup gjykues i përbërë prej gjyqtarëve të EULEX-it dhe gjyqtarëve kosovarë vendosi që t’i lirojë nga arresti shtëpiak të gjithë dhjetë të pandehurit për rastin Kleçka. Mirëpo, prej tash e deri në përfundimin e gjykimit kryesor, të pandehurit janë të obliguar që për çdo ditë të paraqiten në stacionin policor. Pasaportat e tyre mbeten të konfiskuara dhe ata nuk mund të largohen nga Kosova”, thuhet në komunikatë.

“Trupi gjykues vendosi që ta zëvendësojë masën e arrestit shtëpiak me masën e lajmërimit në stacionin policor për shkakun se në vendimet e mëhershme të Gjykatës së Apelit është thënë se masa e arrestit shtëpiak ishte kryesisht e nevojshme për ta shmangur rrezikun e ndikimit tek dëshmitarët. Dëshmitari i fundit i prokurorisë ka dëshmuar gjatë seancës gjyqësore kryesore më 5 qershor 2013.Seancat gjyqësore kryesore për këtë rast do të vazhdojnë më 3 korrik 2013, me ç’ rast të pandehurit do të fillojnë me paraqitjen e rasteve të tyre. Kodi i Procedurës Penale i Kosovës parashikon që gjatë zbatimit të masës së kufizimit për të siguruar zhvillimin e suksesshëm të procedurës penale, gjykata duhet të sigurojë që të mos e zbatojë ndonjë masë më të ashpër, nëse do të mjaftonte masa më e butë.Të gjitha palët kanë të drejtën e apelit ndaj vendimit të gjykatës”, përfundon komunikata e EULEX-it. 

 
Lajme Shqip Wednesday, 05 June 2013 10:14

Prishtinë -(E plotësuar)  Ish shefi i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Bislim Zyrapi ka dëshmuar në rastin Kleçka. Zyrapi gjatë marrjes në pyetje nga Karim Kan, avokat i Fatmir Limajt, ka thënë se në Kleçkë nuk ka pasur burg. Zyrapi gjatë dëshmisë së tij, siç njofton K. Press, ka thënë se ai asnjëherë nuk ka marrë ndonjëherë ankesa nga askush për rrahje apo maltretime nga Limaj e nga të tjerët.

Ai ka thënë se Limaj ka qenë drejtor i Drejtorisë së Policisë ushtarake, që ka pasur funksion të rregullojë dhe të trajnojë policinë ushtarake, të nxjerrë rregullore dhe të inspektojë punën e tyre, por jo të jap urdhra. Zyrapi ka thënë se në zonat operative ka pasur dhoma të ndalimit por jo burgje. 

 

Rasti “Kleçka”, dëshmon Bislim Zyrapi

 

Në Gjykatën e Apelit në Prishtinë, konkretisht nga sallën e improvizuar në “Kinemanë ABC1”, në rastin “Kleçka” do të dëshmojë ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Bislim Zyrapi.

Avokati i Fatmir Limajt, Tahir Rrecaj, ka bërë me dije për “Epokën e re” se nëse pala mbrojtëse nuk do të propozojë ndonjë dëshmitar për këtë proces atëherë, pas dëshmisë së Zyrapit, do të dëshmojnë edhe dy ekspertë.

Rrecaj, ka thënë se për Zyrapin janë rezervuar dy ditë që ai të merret në pyetje nga ana e prokurorit Maurizo Salustro, kryetari i trupit gjykues, Malkom Simons dhe pala mbrojtëse e të akuzuarve në rastin “Kleçka”.

“Bislim Zyrapi është dëshmitar i prokurorisë, i cili do të dëshmojë për rastin ‘Kleçka’. Për dëshminë e Zyrapit janë të rezervuara dy ditë. Nëse ka nevojë sigurisht do të vazhdohet edhe me ndonjë ditë tjetër. Pas Zyrapit do të dëshmojnë edhe dy ekspertë, njëri është i prokurorisë, tjetri i mbrojtjes”, ka thënë Rrecaj. 

Në këtë kontekst, ai ka thënë se pret nga dëshmitari Zyrapi ta thotë të vërtetën. 

Avokati i Limajt ka thënë se sot (e mërkurë) trupi gjykues mund të vendosë për çështjen e deklaratave të Urim Krasniqit, i njohur si dëshmitari “I”. “Siç e dini, dëshmitari ‘I’ ka marrë një dënim nga ana e gjykatës për mosdhënien e dëshmisë. Tani është nën autoritetin e gjykatës të vendosë për çështjen e pranueshmërisë ose jo të deklaratave të tij të mëhershme të dhëna në polici dhe prokurori”, ka thënë Rrecaj. 

 
Lajme Shqip Lajme Shqip Thursday, 16 May 2013 00:16

 

Zëvëndës kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli deklaroi se proceset gjyqësore kundër ish-ushtarëve dhe komandantëve të UÇK-së, janë të montuara.

“Ky proces duhet të ndërpritet sa më pare”, deklaroi Veseli në një vizite të drejtuesve të PDK-së në Malishevë.

Veseli deklaroi se Fatmir Limaj ishte njëri prej komandantëve më të fuqishëm të UÇK-së dhe se EULEX-i nuk po veprojnë drejtë që po udhëheqë një proces të montuar kundër tij.

“Është në të mirën e tyre, por edhe të gjithë njerëzve që ia donë të mirën Kosovës të ndalen proceset që po montohen, me anë të disa dëshmive të dëmshme të cilat që nuk janë korrekte për luftëtarët tanë”, deklaroi Veseli.

Ai po ashtu iu premtoi malishevasve se PDK-ja do të vazhdojë ti mbështesë përmes investimeve në këtë rajon.