Lajme Shqip Wednesday, 03 July 2013 14:35

Prishtinë – Kryetari i Partisë Liberale të Kosovës (PLK), Gjergj Dedaj të hënën , është emëruar nga kryeministri Hashim Thaçi zëvendësministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS). Lajmin për emërimin në këtë pozitë e ka konfirmuar për “Epokën e re” vetë Dedaj.

“Po, jam emëruar në pozitën e zëvendësministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, duke rikonfirmuar partneritetin me Partinë Demokratike të Kosovës”, ka deklaruar Dedaj.

Në Qeverinë “Thaçi I”, Dedaj ka qenë zëvendësministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale. Partia Liberale e Kosovës, të cilën e udhëheq Gjergj Dedaj, është anëtare e Partive Liberale të Evropës me seli në Bruksel (ELDER).