Lajme Shqip Sunday, 06 October 2013 13:18

Tiranë- Gjon Radovani, i emëruar ditën e pardjeshme zëvendësministër i turizmit, është kushëri i parë i bashkëshortit të Jozefina Topallit.

Këtë e ka konfirmuar Gjergj Zefi, ish-drejtues i PAD-së së Neritan Cekës. Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Zefi shkruan: “Gjon Radovani është zv/ministër i Turizmit.

Ai është i biri i Nush Radovanit, akademik i shkolluar në Firence dhe i persekutuar nga regjimi komunist. Gjoni është kushëri i parë i bashkëshortit të Jozefina Topallit, por kjo nuk e ka penguar Rilindjen në përqafimin e vlerave të vërteta të komunitetin e katolik. Gjoni nuk është si Jozefina, ata ndryshojnë si errësira me dritën, si nata me ditën. Unë ndjehem i përfaqësuar“./tema/ 

 
Lajme Shqip Monday, 09 September 2013 16:15

Tiranë- Bota ka parë salla të parlamenteve pa tavolinë për çdo deputetë ose pa sistem të automatizuar të votimit, por sallë me kompjuter për çdo deputet deri më tani nuk është parë.

Por, ja që Shqipëria ia ka mundësuar të gjithë botës t’a shohë një gjë të tillë.

Salla e Kuvendit të Shqipërisë është pasuruar së fundmi edhe me kompjutera për çdo deputet.

As vendet të cilat njihen për përdorimin e teknologjisë së avancuar, nuk e kanë parë të arsyeshme të vendosinkompjutera në sallat e tyre të parlamentit pasi kjo do të ulte performancën e deputetëve, të cilët në vend që të ndjekin folësin dhe të përqëndrohen në diskutime, do të merren me përditësime të statuseve në Facebook ose do të luajnë lojëra në to./albeu/

 
Lajme Shqip Friday, 30 August 2013 14:29

Tiranë – Pas mbledhjes dy ditore në Vlorë, kryeministri i ardhshëm, Edi Rama, do të mbledhë ministrant e tij ditën e hënë në Durrës.
Rama në fakt kishte planifikuar që këtë mbledhje të dytë ta bënte në Shkodër, por për shkak të zgjedhjeve që zhvillohen në Komunën Rrethina të këtij qyteti ditën e dielë, ai ka vendosur ta shmangë Shkodrën.
Kjo, për faktin se ditën e hënë pritet që të numërohen votat për këto zgjedhje të pjesshme dhe Rama do të shmangë keqkuptimet për një presion të mundshëm, duke qenë se në Shkodër mbildhet qeveria e re.
Në këtë mbledhje pritet që të disakutohet për detyrat e lëna nga Rama për ministrant e tij, por edhe për çështje të tjera që kanë të bëjnë me qeverinë./tema/

 
Lajme Shqip Tuesday, 27 August 2013 11:20

Tiranë-Partia Socialiste vijoi sot sesionin e dytë të konferencës me titull, “Shqipëria e Gjeneratës së Re”, Në fjalën hapëse, kryeministri i ardhshëm Edi Rama, falenderoi te ftuarit ndërkombëtarë personalisht.

Sfida e qeverisë së re, sipas Ramës do të jetë vendosja e kontrollit mbi territorin dhe transformimi i politikave urbane në politika zhvillimi, pasi instrumentet e qeverisë së shkuar nuk prodhojmë më kohezion social dhe punësim.

“Sot gjendemi para një sfide shume të madhe, të vendosjes së kontrollit mbi territorin dhe transformimin e politikave urbane në politika zhvillimi dhe lidhjen e zhvillimit ekonomik me atë çka ndodh në territor. Qëndrimi ynë dhe qeverisë sonë është i njohur, modeli i zhvillimit këto vite ka shteruar, instrumentet e zhvillimit nuk janë të vlefshme pasi nuk arrijnë të krijojnë rritje dhe punësim dhe kohezion social. Ndaj duhet të zbatojmë një model të ri zhvillimi të bazuar tek transformimi i sistemit ekonomik dhe social” tha Rama, raporton BW.

“Evropën e ëndërruar ta bëjmë këtu dhe ta bëjmë të prekshme për qytetarët tanë, në bashkëjetesën e re që do të krijojë konkureshmëri dhe meritokraci”, apeloi Rama.

 
Lajme Shqip Monday, 26 August 2013 14:48

Tiranë – Kryeministri i ardhëm, Edi Rama gjatë çeljes së punimeve të konferencës dy ditore me titull, “Shqipëria e Gjeneratës së Re”, e vuri theksin tek situata alarmante në të cilën ndodhen territori i vendit, ndaj për këtë arsye sipas tij problemi ka nevojë të trajtohet si një ’emergjencë kombëtare’.

Rama tha se socialistët nga sot hynë në rrugën e alternativës për të cilën u votuan pasivisht teksa e krahasoi ndryshimin me atë që ndodhi në vitin 1992.

“Ne jemi ne kushtet e një emergjence kombëtare dhe jemi të vendosur që gjendjen jashtë kontrollit ne territorin e endit ta trajtojmë dhe përballojmë si gjendje te jashtëzakonshme. Ne kemi sfidën e një transformimi te madh social që nis me ato dhjetëra familje që janë afruar drejt qyteteve. Duhet të mbyllet epoka ku paratë e shqiptarëve u shfrytëzuan kuturu, planet dhe zhvillimet ne qytete u bene kuturu dhe duhet të hapet një epokë e re kur një model i zhvilluar në funksion të cilësisë së saj të zërë vend sa më shpejt. Ndaj ne do të ndryshojmë modelin e qeverisjes së territorit. Nga sot hymë në rrugën e alternativës që ne kemi propozuar dhe votuar pasivisht për shqiptarë, që për nga ndryshimi është i krahasueshëm me ndryshimin e vitit 199”,u shpreh Rama.

Kryesocialisti Rama vlerësoi se modeli i zhvillimit i ndjekur në këto vite ka shkaktuar ‘plagë’, në territorin e vendit, në jetën sociale dhe ekonomike të vendit. Arsyeja për këtë kaos sipas Ramës është hendeku mes ligjërimeve ne letër dhe asaj që cdo shqiptar jeton në realitet.

“Prej kohësh kemi konstatuar se modeli i zhvillimit i ndjekur gjithë këto vite ka shterruar, duke hapur plagë të mëdha në territorin e vendit, jetën sociale dhe ekonominë e vendit. Në fokus të debatit do jetë territori dhe ekonomia. Ne besojmë se një qasje e re ndaj territorit është e domosdoshme për të bërë një qasje të re ndaj problemeve ekonomike dhe sociale. Ne besojmë se sot vendi ka rënë pre e një zhvillimi kaotik. Jemi të vetëdijshme se pika më e dobët e konstatuar dhe nga KE dhe aleatët dhe partnerët tanë është hendeku ne rritje mes asaj që ligjerojmë në letër dhe asaj që jetojmë në realitet. Sfida nuk është të hartojmë plane të reja, por te vendosim piketat në drejtimin e vendit, ku vizioni, plani dhe jetësimi i planit të jenë bashkërisht te ndërthurur në cdo hap. Në rrugën e ndryshimit jo të kahut politik por të qeverisjes, na duhen që kapacitet ti kthejmë në një instrument pe të ndërtuar nj partneritet dhe aleancë shumë të gjerë me cdo force dhe individ jashtë nesh që ka gatishmërinë për tu bashkuar në këtë përpjekje”, tha Rama.

“Shqipëria sigurisht që në këto vite është zhvilluar, por pyetja është farë natyre ka pasur dhe sa i qëndrueshëm është ky zhvillim. Ky zhvillim a është në funksion të gjeneratës tjetër. Shqipëria ka ndërtuar, por ka shkatërruar shumë hapësirë në tokën e bukës, një zhvillim që ka sjellë transformim”, shtoi Rama duke theksduar se zhvillimi i territorit duhet të shkojë paralel me sektorin ekonomik./BW.

 
Lajme Shqip Sunday, 11 August 2013 14:40

Tiranë- Rotacioni i pushtetit në Tiranë do të shoqërohet edhe me një rotacion të ambasadorëve të huaj të akredituar në vendin tonë. Janë të paktën 7 ambasadorë që tashmë e kanë përfunduar misionin e tyre diplomatik në Shqipëri dhe janë në pritje të zëvendësimit nga vendet e tyre respektive, ç’ka do të thotë se nga shtatori e tutje qeveria “Rama” do të duhet të bashkëpunojë me të tjerë diplomatë të shteteve mike.

I pari në “top-listën” e ambasadorëve që janë në pritje për të lënë “de jure” vendin tonë është Aleksandër Arvizu, përfaqësuesi i qeverisë amerikane në Tiranë. Sikundër është bërë tashmë e ditur ai do të zëvendësohet në këtë detyrë nga Donald Lu, që aktualisht shërben si ambasador në Nju Delhi, Indi. Lu u bashkua me Shërbimin e Jashtëm të Shteteve të Bashkuara në vitin 1990 dhe ka mbajtur poste në Pakistan, Indi, Gjeorgji, Kirgistan, Azerbajxhan dhe Uashington, shkruan Gazeta Shqiptare. 

Më parë ai është emëruar Zëvendës Shef i Misionit në Ambasadën e SHBA-së në Nju Delhi, ku ka shërbyer si i ngarkuar me punë dhe Zëvendës Shefi i Misionit për ambasadorin e SHBA në Azerbajxhan nga 4 korrik 2009 deri në korrik 2010, kur zyra e ambasadorit në Azerbajxhan nuk kishte qenë e plotësuar ende. Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Eugen Volfart, përfundoi vetëm 4 ditë pas zgjedhjeve mandatin e tij 3-vjeçar në Shqipëri. Pasuuesi i tij në këtë post do të jetë, Florian Raunig nga Austria. Ai do ta marrë detyrën më 1 tetor 2013. Ambasadori Raunig është lindur në vitin 1967 në Bazel të Zvicrës. Ai është një diplomat karriere dhe ka shërbyer më parë si Ambasador i Austrisë në Shqipëri dhe Mal të Zi. Ambasadori Raunig ka studiuar për shkenca politike, filozofi dhe drejtësi dhe është diplomuar pranë Universitetit të Vjenës. Flet rrjedhshëm gjuhët shqip, frëngjisht, anglisht dhe italisht. Është i martuar dhe ka dy vajza. Deri në tetor 2013, Zëvendës Kryetari i Prezencës së OSBE-së, Robert Ëilton do të vazhdojë të jetë Kryetari i saj në detyrë. Në 1 korrik 2013, misionin e saj diplomatik në Tiranë e ka përfunduar edhe ambasadorja e Republikës Federale Gjermane, Carola Müller-Holtkemper. Ende nuk dihet se kush do ta pasojë atë në këtë detyrë.

Gjithashtu edhe ambasadorët e Maqedonisë (Vele Trpevski) dhe Estonisë (Andres Talvik) i kanë përfunduar mandatet e tyre diplomatike, respektivisht në datën 22 korrik 2013. Dy ditë më vonë, ka përfunduar mandatin e tij në Tiranë edhe ambasadori i Palestinës, Issam Massalha. Ndërkohë që pritje të largimit nga Shqipëria është edhe përfaqësuesja e Bankës Botërore, Kseniya Lvovsky. Nga vendet e tyre respektive ende nuk janë bërë të ditura emrat e pasardhësve.

AMBASADORËT E HUAJ QË KANË MBARUAR MISIONIN E TYRE DIPLOMATIK NË SHQIPËRI
AMBASADORI I SHBA
Aleksandër Arvizu (Zëvendësohet nga Donald Lu)
AMBASADORI I OSBE
Eugen Volfart (Zëvendësohet nga Florian Raunig)
AMBASADORJA E GJERMANISË
Carola Müller-Holtkemper
PËRFAQËSUESJA E BANKËS BOTËRORE
Kseniya Lvovsky
AMBASADORI I MAQEDONISË
Vele Trpevski
AMBASADORI I ESTONISË
Andres Talvik
AMBASADORI I PALESTINËS
Issam Massalha

 
Lajme Shqip Sunday, 11 August 2013 14:37

Tirane – Qeveria e re e emruar nga Kryeministri i zgjedhur Edi Rama ka marrë pushimet e para dhe të fundit për këtë vit. Pas takimit të parë që ata patën me Ramën, një ditë pas bërjes publik të kabinetit të ardhshëm qeveritar, të gjithë ministrat janë nisur me pushime me familjet e tyre. Vetë Rama mësohet se pas kthimit nga Turqia dhe ndalesës në Athinë me Kryeministrin Samaras, është nisur jashtë shtetit me pushime për disa ditë me bashkëshorten e tij Linda, shkruan Ballkanweb. 

Po ashtu edhe ministrat e tij, një pjesë e të cilëve jashtë shtetit, vijojnë edhe javën e ardhshme pushimet për t’u kthyer në datën 20 gusht, ditë nga ku do të startojë intensivisht puna me secilën ministri. Pasi të marrin strukturën e ministrisë, ata do të paraqesin emrat konkretë të stafit politik, por dhe prioritetet që çdo ministri do të ketë, veçanërisht për 100 ditët e para. Ende nuk dihet se si do të zgjidhet vendosja e ministrive, një pjesë e të cilave rikompozohet, ndërsa të tjera do të kërkojnë godina të reja.

PROGRAMET
Çdo ministër do të dorëzojë propozimet e tij për dikasterin që do të drejtojë, bazuar në strukturën e re, gjendjen në të cilën ajo ndodhet dhe të gjitha këto do të përputhen me programin e emergjencës së hartuar nga grupi i punës i dy partive aleate, PS-LSI. Programi i 300 ditëve të para të qeverisjes së majtë i është dorëzuar tashmë Edi Ramës dhe Ilir Metës, dhe pritet që Kryeministri i zgjedhur ta bëjë publik para mbledhjes së Kuvendit në seancën e tij të parë. Grupi i punës i të dyja partive, PS dhe LSI, i drejtuar nga sekretari për Programin, Ilir Beqja dhe nënkryetari i LSI-së Edmond Haxhinasto, ka hartuar draftin që u është paraqitur dy kryetarëve të partive.

Pasi kanë punuar një numër jo i vogël ekspertësh të disa fushave, kryesisht ekonomike, drafti ka ardhur në një formë finale, por nuk përjashtohet dhe mundësia e ndonjë saktësimi në një konsultë më të gjerë mes dy partive. Mësohet se programi përfshin masa emergjente për stabilizimin e financave publike, rritjen e të ardhurave tatimore dhe doganore dhe uljen e informalitetit, duke detyruar të gjitha subjektet të shlyejnë detyrimet e tyre me shtetin.

Po ashtu dhe vendosja e rendit dhe sigurisë është prioritet i programit 300-ditor në të cilin janë përcaktuar masa të shpejta për të ringritur imazhin e Policisë së Shtetit. Pak ditë më parë, sekretari për Programin në Partinë Socialiste, Ilir Beqja, është shprehur se drafti i paraqitur përmban dhe masa emergjente për 100 ditët e para. “Në programin e 300 ditëve do të përfshihen masat e menjëhershme që do të realizohen brenda 100 ditëve, me përpjekjen për të rikthyer stabilitetin dhe normalitetin në disa sektorë, siç është edhe administrimi i financave publike, edhe territori, edhe rendi publik, edhe problemet e energjisë që janë gjithmonë presion mbi Shqipërinë dhe shqiptarët”, është shprehur Beqja.

Pas konsultimeve të para për këtë draft, të dyja partitë kishin rënë dakord sa i takon taksës progresive, ajo të hyjë në fuqi në një kohë të dytë, pasi të jetë siguruar më parë një stabilitet ekonomik dhe një rritje ekonomike. Beqja është shprehur se më 1 janar 2014 palët kanë rënë dakord se taksa për biznesin e vogël do të hiqet bashkë me TVSH-në për ilaçet.

 
Lajme Shqip Friday, 09 August 2013 15:24

Tiranë – Barbaria e qeverisë në largim nuk njeh kufijtë, duke prekur ku të mundë dhe sa të mundë.
Një tjetër skandal është shënuar këto ditë dhe në qendër është përpjekja e qeverisë për të lejuar ndërtime në një zonë të mbrojtur.
Konkretisht bëhet fjalë për rikthimin e një sipërfaqe prej 600 hektarësh në zonën e mbrojtur Vjosë- Nartë.
Kjo zonë është shpallur e mbrojtur me një vendim të Këshillit të Ministrave më 22 tetor të vitit 2004 nga qeveria e Fatos Nanos.
Por me ardhjen e Sali Berishës në pushtet, pjesë të kësaj zone u shpallën për ndërtim të strukturave turistike, shkruan Tema. 
Vendimi u mor nga Berisha në 14 korrik të vitit 2009 dhe qindra hektarë të kësaj zone të mbrojtura u shpallën si hapësira për ndërtime turistike, siç tregon dokumenti PDF më poshtë.
Këto ditët e fundit, kur qeverisë i kanë mbetur edhe pak orë në pushtet, po bëhet presion që ministria e Mjedisit të lejojë Agjencinë e Kthimit të Pronave që të kthejë sipërfaqen prej 600 hektarësh tek pronarët.
Pas skandalit qëndron Fatmir Mediu dhe njerëzit e tij.
Skandali thellohet po të mendohet se raportet ndërkombëtare i kërkojnë Shqipërisë që deri në vitin 2020 vendi ynë të arrijë deri në 18 përqind të sipërfaqes totale në zonë të mbrojtur.
Por barbaria e qeverisë Berisha nuk është ndalur duke e zvogëluar në ekstrem këtë sipërfaqe.
Kështu, krahas ndërhyrjes në zonën e Nartës, Berisha ka lejuar që të ndërhyhet edhe në Parkun Kombëtar të Dajtit, në zonën e Rrushkullit, në disa zona të tjera në Vlorë, duke bërë masakra në shumë territore që duhej të ishin të mbrojtura.

 

 
Lajme Shqip Thursday, 08 August 2013 13:50

Tiranë – Seancën e parë të Kuvendit të ri, që do mblidhet më 9 shtator, do e drejtojë socialisti Namik Dokle.
Rregullorja e Kuvendit kërkon që kjo seancë të drejtohet nga deputeti më i vjetër, por Sali Berisha, që është deputeti më i vjetër, e ka refuzuar një gjë të tillë.
Në këtë mënyrë, këtë kusht tani e plotëson socialisti Namik Dokle, shkruan Tema.
Në rregulloren e Kuvendit thuhet se nëse deputeti më i vjetër nuk e pranon drejtimin e seancës, mbledhja drejtohet nga deputeti që pas tij është më i vjetri në moshë.
Berisha nuk e pranoi drejtimin e Kuvendit me arsyetimin se ka dalë nga zgjedhje të pandershme.
Ajo që të trondit është se Berisha është njeriu më i vjetër në atë Kuvend, por që pretendonte të drejtonte sërish Shqipërinë, një nga vendet me mesataren e moshës më të re në Europë.

 
Lajme Shqip Wednesday, 07 August 2013 15:49

Tiranë – Presidenti i vendit, Bujar Nishani ka dekretuar sot mbledhjen e legjislaturës se re të Kuvendit të  Shqiperisë.

Kuvendi i ri, dalë nga votat e 23 qershorit do të mblidhet në daten 9 shtator në orën 18.00, shkruan tema.

“Në mbështetje të nenit 67, pika 1 dhe nenit 93 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani dekretoi mbledhjen e Legjislaturës së XIX të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, ditën e hënë, datë 9 shtator 2013, ora 18:00“- shkruhet në dekretin e kreut te shtetit.