Lajme Shqip Tuesday, 15 April 2014 14:00

Presidenti rus Vladimir Putin, përveç Kosovë e ka përmendur edhe Maqedoninë  si shkak për të sulmuar Gjeorgjinë në vitin 2008. Kjo thuhet në librin me titull “Lufta e vogël e cila e tronditi botën: Gjeorgjia, Rusia dhe e ardhmja e Perëndimit”, e diplomatit të ndjerë amerikan Ronald Asmus, njërit nga arkitektët e politikës së zgjerimit të NATO-s drejt shteteve të mëhershme satelite të Rusisë.

Në këtë libër, Asmus e transmeton bisedën e Putinit me ish presidentit gjeorgjian Mihail Saakashvili të zhvilluar në shkurt të vitit 2008. Asmus, duke u thirrë  në burime gjeorgjiane, thotë se në këtë takim Putini faktikisht e ka paralajmëruar sulmin ndaj Gjeorgjisë dhe ndarjen e rajoneve gjeorgjiane Abkhazia dhe Osetia Jugore. 

“Sipas shënimeve gjeorgjiane nga ky takim, Putin i ka thënë Saakashvilit- ekziston nevojë imediate të reagojmë ndaj asaj që ndodhi në Evropë dhe në Kosovë. Mendojmë se si të përballemi me atë problem. Mos harroni se jemi nën presion të hatashëm të republikave tona nga Kaukazi verior, që të tregohemi solidarë me Abhazinë dhe Osetinë Jugore. Nuk e kam të qartë se pse amerikanët filluan fushatë për islamizim të Evropës. Pasi shqiptarët e përpinë Kosovën, do të tentojnë të zgjerohen në Maqedoni. Dhe më vjen shumë keq, por ju do të jeni pjesë e përgjigjes tonë”, i ka thënë Putini Saakashvilit, transmeton gazeta “Lajm”.

Sipas librit të diplomatit Asmus, Putin në vazhdim i ka sqaruar presidentit gjeorgjian se nuk bëhet fjalë për fajin e tij ose vendit të tij, por se gjeografia e Gjeorgjisë është e tillë që hap mundësinë përmes saj Rusia t’i përgjigjet pavarësisë së Kosovës në të njëjtën masë. /lajmpress/

 
Lajme Shqip Wednesday, 02 April 2014 16:00

Për cilindo lider që mendon për ekspansion, një gjë të cilën nuk duhet ta harrojë kurrë është: të ruajë status quo-n e vendit të tij. Pazotësia për të qeverisë vendin e lindjes gjatë zgjerimit ka sjellë rrëzimin e pushtuesve të mëdhenj si Aleksandri i Madh, Jul Çezarit dhe Napoleon Bonapartit.

Dhe Vladimir Putin ndërkohë që po përpiqet t’i tregojë muskujt Evropës Lindore, ai nuk duhet të harrojë problemet me të cilat po përballet sot Rusia.

Ja cilat janë disa nga probleme të cilat duhen adresuar nga Putin para se të përpiqet të ndryshojë kufijtë.

1.¼ e meshkujve rusë vdesin para moshës 55 vjeç 

Arsye kryesore e vdekjeve mbetet konsumi i tepërt i alkoolit. 35% e meshkujve vdesin para moshës 55 vjeç. 

2.Pritshmëria e jetëgjatësisë është 66.5 vjeç 

Mosha mesatare e meshkujve është 60.1 vjeç ndërsa e femrave është 73.2.

3.Ka një krizë të madhe popullsie

Në 20 vjet, popullsia ruse është tkurrur nga 148 milionë në 143. Nëse ky trend vazhdon atëherë në vitin 2050, Rusia do ë popullohet nga vetëm 107 milionë njerëz.

4.Rusia ka tregon më të madh të heroinës

Mbi 2.5 milionë rusë përdorën drogë dhe 90% e tyre janë të varur nga heroina afgane. Çdo vit Rusia importon rreth 70 ton heroinë.

5.Po rritet epidemia e HIV/AIDS

Mes 20 ekonomive më të mëdha në botë, Rusia është vendi i dytë pass Indisë, me numrin më të madh të njerëzve të infektuar me HIV. Deri në vitin 2020, vendi përllogaritet të humbë 20 mijë njerëz në muaj nga AIDS. 

6.Ka edhe epidemi turbekulozi gjithashtu

Edhe në këtë pikë është e dyta pas Indisë sa i takon numrit më të madh të të prekurve nga turbekulozi.

7.Pastrimi i ujit mbetet problem

Gazetarët e huaj bënin shaka lidhur me ujin e pisët të hoteleve në Sochi. Vetëm gjysma e Rusisë furnizohet me ujë të pijshëm.

8. Ka pabarazinë më të madhe të të ardhurave në botë

Vendi ka 110 miliarderë që posedojnë 35% të pronave të paluajtshme dhe oligarkët e pasur kanë dyfishuar pasurinë e tyre në 20 vitet e fundit.

9.Projeksionet ekonomike nuk duken pozitive

Inflacioni po rritet, ndërsa GDP-ja pritet të ulet.

10.Ndërhyrja në Krime po i përkeqëson gjërat

Rubla ruse ka rënë ndjeshëm në krahasim me dollarin amerikan gjatë muajve të fundit. Gjithashtu edhe tregjet ruse janë zhytur.

 
Lajme Shqip Sunday, 27 November 2011 14:00

Kryeministri i Rusisë, Vladimir Putin, ka pranuar sot kandidaturën për president nga partia në pushtet Rusia e Bashkuar. Putin u tha delegatëve të partisë se i falenderonte të gjithë ata që e kanë mbështetur kandidaturën e tij ndërsa e pranoi kandidaturën me fjalët, “me mirënjohje e pranoj këtë propozim”. Stanislav Govorukhin, ishte ai që fillimisht nominoi Vladimir Putinin për të kandiduar për president, në një kongres të partisë Rusia e Bashkuar në Moskë. Duke folur para delegatëve në këtë kongres, Govorukhin tha “Ruisë i duhet një lider, i aftë, i fortë, intelegjent dhe i gatshëm të mbrojë jo vetëm liritë dhe të drejtat e qytetarëve por edhe t’u rikujtojë ayre përgjegjsitë dhe ti shtyjë përpara në përmbushjen e obligimeve të tyre”. 

Presidenti aktual rus, Dimitri Medvedev gjithashtu foli në këtë kongres, duke e quajtur Putinin “politikanin më popullor, më me përvojë dhe më të suksesshëm në Rusi”. Zgjedhjet presidenciale në Rusi pritet të mbahen në muajin mars të vitit 2012.