Lajme Shqip Wednesday, 18 December 2013 16:13

Ministria e Arsimit, Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Rektorati dhe Deparatamenti i Administratës Publikenënshkruan so një marrëveshje e cila iu mundëson që qindra studentë të nisin karrierën e tyre në administratë.

“Kemi mundësinë që nëpërmjet këtij projekti ne të masim edhe të monitorijmë cilësinë e punës dhe të përgatitjes së profesionistëve të së nesërmëve të universiteteve tona. Gjithashtu kemi mundësinë të zhvillojmë jo me fjalë por me vepra përshtatjen e botës së dijes me atë të tregut. Kemi mundësinë që ta bëjmë profesionin e mësuesisë një profesion të dashur për studentët dhe për të rinjtë shqiptarë.” – tha Lindita Nikolla, ministre e arsimit dhe sportit.

Ndërsa ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë Erjon Veliaj e ka vlerësuar këtë nismë.

“Shumë biznese sot po kalojnë një situatë shumë të vështirë, deri në këtë fazë e kanë parë si pa të pasur e nxënësve në ambjentet e tyre të punës. Ukushton kohë, çka u kushton para, u kushton përdorim të makinerive. Është thuajse një tabu. Unë besoj që duke përdorur këtë sistem, dhe duke treguar sesa mirë kjo po funksionon në administratën publike dhe në institucionet shtetërore besoj se do ta kemi më kollaj edhe për biznesin që të jetë më i hapur, më i kuptueshëm.” tha Veliaj. /albeu/