12
 
Lajme Shqip Thursday, 18 July 2013 11:51

Parlamenti i Greqisë ka votuar ligjin për largimin nga puna të mijëra punëtorëve në sektorin publik.

Masat ligjore u miratuan të mërkurën mbrëma, me një dalim të vogël në vota.

Ky miratim ishte i nevojshëm për të zhbllokuar ndihmat e Bashkimit Evropian dhe Fondit Monetar që kapin vlerën prej 7 bilionë euro.

Përderisa ligjvënësit po debatonin rreth ligjit, mijëra protestues ishin mbledhur jashtë parlamentit, dhe po bënin thirrje për refuzimin e masave të reja ekonomike.

Me këtë normë ligjore caktohen planet për largimin nga puna të 25,000 punëtorëve, kryesisht mësues dhe policë komunal, që ka shkaktuar protesta, marshe dhe greva për një javë rresht në këtë shtet.

Ligji u miratua disa orë para se në Athinë të arrijë për një vizitë ministri gjerman i financave Ëolfgang Schaeuble, që fajësohet nga grekët si njeriu përgjegjës për këto masa.

Kjo është vizita e tij e parë në Greqi, prej se është përfshirë në krizë të thellë.

 
Lajme Shqip Monday, 04 March 2013 18:21

Athinë – Greqia është tronditur nga një lajm i fundit i BE-së, e cila ka lëshuar një “Udhëzues të luftës për Greqinë!”. Treshja evropiane ka mbërritur në Athinë në kuadër të takimeve për masat shtrënguese që ky vend duhet te plotësojë.

Por kjo vizitë është shoqëruar me një debat të madh, pasi mediat greke kanë zbuluar një “Udhëzues lufte”, siç konsiderohet një -email i Komisionit Evropian, ku u kërkohet funksionarëve shtetërorë në Athine të marrin masa të larta sigurie, gjatë qëndrimit të tyre në Greqi. Por më e keqja është se ata përshkruajnë skenarë me të vdekur, të vrarë dhe trazira.

E- maili në fjalë, përshkruan një situatë tejet të rëndë dhe të frikshme për kryeqytetin grek.

Sipas medieve të tilla paralajmërime u janë dërguar edhe funksionarëve të FMN-së, të cilët vijnë në Greqi, ndërkohë që bën fjalë edhe për masa udhëzuese më të larta të sigurisë, të cilat do t’u jepen gojarisht të interesuarve.

Sipas porosisë në fjalë, bëhet fjalë për Udhëzuesin e parë që lëshon Komisioni për një shtet anëtar të BE-së dhe u propozon funksionarëve të BE, të cilët vijnë në Athinë, qofshin të huaj, apo edhe grekë, që të marrin një sërë masash, në mënyrë që të mos rrezikohet jeta e tyre, thua se ata po shkojnë në Kabul, e jo në Athinë.(LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Thursday, 31 January 2013 12:25

Athine – Greqia është përfshirë përsëri nga një valë grevash në sektorë të ndryshme të vendit. Nga mëngjesi i së enjtes në grevë 24 orëshe ndodhen drejtuesit e mjeteve të sherbimit  publit,te autobuseve, tramvajit, trenave dhe disa pjeseve të metrose se kryeqytetit.

Gjithashtu spitalet do te punojne me personel sigurie. Unioni i Sindikatave te sektorit publik ka ndaluar punen per disa ore ne shenje solidarizimi me sindikatat e mjekeve dhe te nenpunesve spitalore.

Nderkohe vazhdojne greven e tyre per te nenten dite rrjesht punonjesit e kantiereve detare te Elevsines  te cilet kane me shume se 13 muaj pa u paguar. Anijet do te ngelen te ankoruara ne porte per 48 ore rrjesht pasi marinaret kundershtojne reformat qeveritare ne kete sektor.

Ne greve 24 oreshe jane edhe nenpunesit e Sherbimit Elektrik Kombetar te vendit. Ndalime pune do te kete edhe ne shkollat e arsimit te mesem dhe te ulet.Ne  protestat para ministrive perkatese dhe me pas para parlamentit vendin kryesor e zene thirrjet dhe parrullat ndaj masave shternguese dhe reformave qeveritare qe kane si synim reduktimin e pagave ,pensioneve  dhe pushimet nga puna.

Te merkuren protestues militante te partise komuniste kane hyre me force ne zyrat e ministrit te Punes Janis Vrutsis  dhe policia ka kryer me shume se 35 arrestime duke perdorur dhunen.

Pasi ka marre me shume se 46 miliardë euro ndihme nga kreditoret e huaj Athina zyrtare ka filluar me zell te madh te zbatoje reformat e kerkuara nga BE-ja dhe FMN-ja, duke ulur ndjeshme te ardhurat, duke rritur taksat, ndersa papunesia ka shkuar ne mbi 26%. Masat kane gjetur ne menyre te herepashershme kundershtimin e sindikatave, ndaj dhe  grevat dhe protestat e dhunshme janë bërë të zakonshme tashme në Athinë dhe qytetet e tjera te vendit.(LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Friday, 11 January 2013 14:21

ATHINE- Bombola gazi ne shtepite e pese gazetareve te njohur ne Greqi. Sulmet e koordinuara kane ndodhur gjate nates, nga persona ende te paidentifikuar.

Shpërthimet qe per fat kane shkaktuar vetem deme materiale, kanë ndodhur në shtëpitë e gazetarëve Jorgos Ekonomu, Antonis Liaru, Petros Karsioti, A. Skilaku dhe Kristos Konstans, në Alimos, Shën Parasqevi, Likavitu, Penteli dhe Marusi. Gazetarët punojnë në TV Mega, Alfa TV, ndërsa njëri është drejtor i Agjencisë shtetërore të lajmeve.

Kane nisur hetimet per zbardhjen e ngjarjes, nderkohe qe SYRIZA deklaroi se “kjo është një tentativë e terrorizmit në hapësirën e hapur të mediave që është zona jetike e vendit”.

Gazetari Jorgo Ekonomu ka deklaruar pas ngjarjes se ishte fat që nga shpërthimet nuk u vra askush. “Ajo që më tmerron është fakti, se ka njerëz që mendojnë këtë dhe mund të vrasin të tjerë të pafajshëm”, tha ai në TV Mega. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Thursday, 20 December 2012 14:03

Athinë – Situata dhe trajtimi i emigrantëve në Greqi ka filluar të marrë përmasat e një krize humanitare. Kështu thuhet ndër të tjera në raportin e Amnesty International, titulluar “Fundi i rrugës për refugjatët, azilkërkuesit dhe emigrantët”, i cili tregon imazhin e Greqisë në lidhje me trajtimin e azilkërkuesve dhe emigrantëve. 

Përfaqësuesit e AI vëzhguan kushtet e paraburgimit ku “trajtimi ishte çnjerëzor dhe degradues” dhe vunë në dukje edhe rritjen dramatike të rasteve të sulmeve raciste. 

“Kriza e thellë ekonomike dhe rritja e shpejtë e ndjenjave ksenofobike, po bën që Greqia të mos arrijë të ofrojë as kushtet minimale të sigurisë dhe strehim, për mijëra azilkërkues dhe emigrantë, që mbërrijnë çdo vit në këtë vend”, thotë John Ntalchouizen, Drejtor i Programit Amnesty International për Evropën dhe Azinë Qendrore. 

Në raport shënohet se autoritetet greke kanë mungesë të theksuar stafi dhe burokraci pa fund, sa i përket pajisjes së emigrantëve me dokumentet e duhura, ndërsa policia thotë se “menaxhon vetëm rreth 20 njerëz në një ditë të vetme të javës, të shtunave, kur kryhet ky shërbim” 

Amnesty International u takua me dhjetëra azilkërkues një të shtunë në seksionin e Policisë së Atikës për të huajt. “Burrat dhe gratë ishin ulur ose shtrirë në baltë dhe mbeturina, ndërsa disa ishin atje për dy ditë ose më shumë, duke pritur”, thuhet në raport. Shumë azilkërkues dhe fëmijët e tyre shpesh të pashoqëruar mbeten pa strehë ose janë të detyruar të jetojnë në një banesë të mjerueshme. 

Në korrik dhe gusht 2012 Amnesty International ka vizituar disa qendra të paraburgimit në Athinë dhe shkollën e policies në Komotini, të cilat përdoren për të strehuar emigrantët. Amnesty International, arriti në përfundimin se “trajtimi i tyre ishte çnjerëzor dhe degradues”. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Wednesday, 07 November 2012 19:15

Athinë – Prej orës pesë të pasdites së të mërkurës mijëra qytetarë janë grumbulluar në qendër të Athinës duke iu përgjigjur thirrjes së dy sindikatave të sektorit publik dhe atij privat, në ditën e dytë të grevës së përgjitshme në vend, që të vazhdojnë protestën tek sheshi Sintagma para parlamentit grek brenda të cilit diskutohen dhe pritet të miratohen në mbrëmje vonë masat më të rrepta ekonomike në historinë e vendit.

Protestuesit kanë qëlluar me gurë, sende të tjera të forta dhe bomba molotov në drejtim të forcave të shumta të policisë, ndërsa kjo e fundit është kundërpërgjigjur me gaz lotsjellës për shpërndajren e tyre.

Mijëra persona vazhdojnë të qendrojnë përballë dhe përreth godinës së parlamentit, ndërsa vendi është i paralizuar nga greva e përgjithshme 48 orëshe për të kundërshtuar masat anti-krizë të qeverisë.

Projektligji i të ashtuquajturit “Memorandumi 3 i Ndihmës” është hedhur për miratim si një nen i vetëm në mënyrë urgjente pavarësisht së përbehet nga qindra faqe me reforma administrative dhe masa financiare që prekin kryesisht shtresën e varfër dhe të mesme të popullsisë.

Midis të tjerash reduktime të reja nga 5 deri në 15% të pensioneve, të pagave të sektorit shtetëror dhe atij privat, heqjen e përfitimeve shtesë, rritjen nga 65 në 67 vjet të moshës së pensionit për të gjithë, pushimin nga puna të 27.000 nënpunësve shtetërore deri në fund të 2013, reduktime të ndjeshme në sektorët e shëndetësisë dhe arsimit, rritjen e re të taksave.

Kryeministri grek u ka bërë thirrje të gjithë deputetëve që të aprovojnë masat e dhimbshme, pasi në rast të kundërt vendi shkon drejt katastrofës. Por duket se vetëm rreth 154 nga 177 deputetë e koalcionit trepartiak në parlamentin 300 vendësh pritet të votojnë pro, një shenjë e qartë kjo e klimës që mbizotëron.

Ky votim do të pasohet nga ai i së dielës për projektbuxhetin e vitit 2013 dhe të dyja së bashku pritet që të jenë edhe një votëbesim i ri për qeverinë Samaras në momentin më të vështirë të saj. Nëse në të dy rastet votohet pro, Greqia ka shumë gjasa  të marrë në 12 nëntor dritën jeshile nga samiti i ministrave të Eurozonës për lëvrimin e këstit prej 31.5 miliard euro, shumica e të cilit shkon për rikapitalizimin e bankave të vendit.

Sot Komisioni Europian ka deklaruar se Greqia mund të dalë më herët nga recensioni shumëvjecar i ekonomisë së saj, në gjashtëmujorin e parë të vitit 2014 me një ritëm zhvillimi prej 0,6%. Por sic  ka theksuar Komisioneri për Ekonomine Olli Rehn cdo gjë varet se si do të votojë Athina.

Ndërkohë opozita u ka bërë thirrje qytetarëve të qendrojnë jashtë parlamentit deri në momentin e votimit. Mijëra policë dhe forca speciale janë në gjendje gadishmerie për të shpërndare turmën me makinat e ujit me presion apo me bombat me gaz lotsjellës.(LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Wednesday, 07 November 2012 11:20

Athinë – Greqia ka hyrë në ditën e dytë të grevës 48 orëshe derisa ligjvënësit po përgatiten për votimin e një pakoje të re të masave shtrënguese.

Protesta gjithëkombëtare pritet të marrë fund të mërkurën me një tubim masiv në qendër të Athinës.

Greva ka paralizuar transportin publik dhe shërbimet shëndetësore, derisa 30 mijë njerëz kanë dalë në rrugë të martën në Athinë në protesta paqësore.

Greva vazhdon para votimit parlamentar mbi shkurtimet në pensione, paga dhe rritjen e taksave, pako kjo në vlerë prej 13.5 miliardë eurosh.

Edhe pse qeveria pritej të sigurojë vota të mjaftueshme për të miratuar ligjin, kryeministri konservativ Antonis Samaras edhe më tej përballet me kundërshtimin nga partnerët e tij të koalicionit, PASOK dhe të Majtën  Demokratike.(LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Tuesday, 06 November 2012 11:33

Athinë -Greqia do të jetë e paralizuar gjatë 48 orëve të ardhshme për shkak të grevës së përgjithshme që ka filluar në gjithë vendin, organizuar nga sindikatat e sektorit publik dhe privat.

Në grevë janë përfshirë administrata publike, tatimet, postat, bankat, gazetarët, inxhinierët, transporti publik, mësuesit, pedagogët në universitete, anijet mbeten pa lëvizur nga portet, kontrollorët ajrorë ndërpresin punën për 3 orë, ndërsa spitalet, klinikat dhe ambulancat do punojnë me personel sigurie. Nesër i bashkohen grevës edhe farmacistët ndërsa nga e premtja janë avokatët, prokurorët dhe gjyqtarët që vazhdojnë protestat e tyre.

Sindikatat kanë njoftuar grumbullime sot dhe nesër paradite në qendër të Athinës. Kërkesa kryesore e grevës është anulimi i të gjitha masave që shkurtojnë pagat e punonjësve, që i nxjerrin ata në rrugë dhe ulin pensionet.

Ndërkohë paketa e masave të ashpra është dërguar në Parlament dhe pritet të votohet gjatë ditës së nesërme. Kryeministri Samaras ka bërë thirrje për miratimin e saj, në të kundërt siç paralajmëroi, vendi do të zhytet në kaos dhe do t’i kthehet dhrahmisë. Miratimi i këtyre masave dhe i buxhetit të vitit 2013, janë kushti për marrjen e këstit të ndihmës prej 31,5 mld euro. Me gjithë thirrjet e kryeministrit, partia e Fotis Kuvelis, E Majta Demokratike ka paralajmëruar se nuk do të votojë pro masave që lidhen me ndryshimin e marrëdhënieve të punës, por do të votojë buxhetin për t’i dhënë një votë besimi qeverisë. Kundër masave janë shprehur edhe disa deputetë të PASOK.(LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Tuesday, 30 October 2012 12:52

Gjermani – Një surprizë shumë e pakëndshme e ka pritur ish kryeministrin grek, Jorgos Papandreu gjatë një vizite në kryeqytetin gjerman, ku ishte i ftuar për të dhënë një leksion.

Ish kryeministri është bërë objektiv i zemërimit të një grupi të rinjsh grekë, të cilët postuan edhe videon, që bëri xhiron në rrjetet sociale dhe media.

Ngjarja ka ndodhur dje, në një restorant në Berlin, ku Papandreu u ul për të ngrënë bashkë me tre miq të tij.

Papandreu ishte duke ecur nëpër një nga rrugët kryesore të Berlinit, kur u vërejt nga grup artistësh grekë që ishin duke bërë muzikë në një Jazz Club aty pranë. Në pushim të shfaqjes së tyre ata hynë në restorantin, ku u ul ish kryeministri, duke shkaktuar një kaos të vërtetë. Të rinjtë iu afruan tavolinës dhe filluan t’i kujtojnë atij situatën ekonomike, në të cilën ndodhet Greqia, duke bërtitur me zë të lartë.

“Na poshtëruat, na shkelët me këmbë!” bërtisnin disa vajza, duke lënë pa frymë gjithë klientët e restorantit. “Hani dhe pini, paguajmë ne, na shkatërruat!”, “Turp për ju!” bërtisnin të rinjtë.

Sipas personave që e shoqëronin, ish-kryeministri Papandreu nuk iu është përgjigjur sulmeve verbale, por u përpoq të bisedojë qetësisht me ata që protestonin duke iu thënë të mos jenë naivë e të mos besojnë çdo gjë që dëgjojnë. Në përpjekje për t’i bindur, ai iu tha: “Mos besoni se do t’ju shesin. Qetësohuni dhe ejani të bisedojmë”. Këto fjalë e ulën intensitetin e të bërtiturave, por nuk e qetësuan situatën plotësisht, ndaj Papandreu u largua së bashku me miqtë e tij nga restoranti.(LajmeShqip.com) 

 
Lajme Shqip Friday, 19 October 2012 09:00

Athinë – Epiqendra e protestuesve ishte sheshi Syntagma nga ku nisën edhe përleshjet e ashpra me policinë. Manifestuesit hodhën gurë, bomba molotov dhe sende të tjera të forta ndaj forcave të sigurisë, ndërsa këto të fundit iu kundërpërgjigjen me gaz lotsjellës dhe shkopinj gome.

Dhjetra persona raportohen të lënduar nga përleshjet, disa për të cilëve me plagë të thella. Dhjetra të tjerë janë prangosur nga policia, ndërkohë që kryeqyteti zien nga flakët.

Në respektim të vendimit për një grevë të përgjithshme 24 orëshe, transporti ka mbyllur dyert, ndërsa dyqanet në kryeqytetin grek kanë ulur qepenat nga frika e trazirave që ishin paralajmëruar më parë.

Protestuesit kundërshtojnë zbatimin e masave të reja shtrënguese të qeverisë, e detyruar nga kërkesa e huadhënësve ndërkombëtarë për të bërë të mundur marrjen e këstit të radhës së ndihmës financiare në muajin nëntor.

Kjo është greva e dytë e përgjithshme e sindikatave brenda një muaji. Organizatat e punëtorëve kanë paralajmëruar të tjera greva në ditët në vazhdim dhe përshkallëzimin e tyre nëse qeveria kalon paketën e re të masave. (LajmeShqip.com)

 

12