Lajme Shqip Friday, 21 February 2014 14:11

Për ish-kryministrin Berishaprotesta e djeshme është fillimi i betejës së opozitës. Deputeti demokrat ka paralajmëruar të tjera protesta, greva e demostrata me të gjitha mjetet demokratike, sipas tij për rivendosjen e dinjitetit.

“Shqiperia sot nuk eshte me ajo qe ishte dje! Nje popull i tere imashtruar po ngrihet si vigan drejt zenitit te dinjitetit njerezor dhe te vertetave! Te dashur miq, mengjesin e 20 shkurtit ne u gdhime si qytetaret me temashtruar te Europes. Por ata qe mbushen dje rruget dhe sheshet e Tiranes sikurre me pare per dinjitetin e tyre bene qe sot te jemi ne kembe te vendosur me shume se kurre kunder mashtrimit dhe per punesim, rritje te rrogave e te pensioneve, legalizim dhe shendetesi falas, ulje te cmimeve dhe te taksave kunder tritolit e trafiqeve, te bandave dhe te qeverise, kunder vrasjeve e grabitjeve.” shkruan Berisha në Facebook.

 
Lajme Shqip Monday, 11 November 2013 22:10

Tiranë- Ish-kryeministri i vendit Sali Berisha e ka quajtur madhështore protestën e sotme të opozitës kundër vjedhjes së votës. Këto komente Berisha i ka bërë në rrjetin social “Facebook”, ku ka shtuar se ishte një proteste historike, pasi ka pasur mjaft përkrahës.

“Të dashur miq, sot dhjetëra e mijëra qytetarë, kishin mbushur Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për të protestuar kundër vjedhjes së votës në zgjedhjet për Bashkinë e Korçës nga qeveria Rama – Meta. Kjo, ishte një proteste historike, sepse kurrë ndonjëherë në një afat kohor vetëm disa javë pas zgjedhjeve, opozita nuk ka mundur të organizojë një protestë kaq madhështore, që dëshmon revoltën e qytetarëve shqiptarë ndaj vjedhjes së votës së qytetarëve nga qeveria”, theksoi Berisha, shkruan Shekulli.

“Pjesëmarrja masive e qytetarëve dëshmon rritjen e shpejtë të pakënaqësisë së tyre ndaj qeverisë Rama- Meta. Një fillim i mbarë i rrugës së Partisë Demokratike drejt fitores së sigurt. Mirënjohje qytetarëve të Tiranës dhe mbarë Shqipërisë për aktin e tyre qytetar në mbrojtje të votës së lirë. Qytetare e qytetarë ne jemi në betejë. Le ta vazhdojmë në atë për të ecur të sigurt drejt fitores ! sb”, shprehet Berisha në llogarinë e tij. 

 
Lajme Shqip Monday, 11 November 2013 12:16

Tiranë – Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë ka hartuar Planin e Masave “Për Sigurimin e rendit e qetësisë dhe zhvillimin normal të Tubimit të organizuar nga Partia Demokratike Dega Tiranë, në datën 11 Nëntor 2013, nga ora 13:00 – 15:00 në Bulevardin ‘Dëshmorët eKombit’ përpara selisë së Këshillit te Ministrave”.

Me qëllim garantimin e zhvillimit normal të këtij tubimi, janë marrë dhe një sërë masash për drejtimin e qarkullimit të mjeteve në rrugë.

Sipas njoftimit të policisë në segmentin rrugor nga Ura e Madhe e Lanës (kryqëzimi i bulevardit “Dëshmorët e Kombit” me bulevardin “Bajram Curri”), deri tek sheshi “Nënë Tereza” në ora 10:00 – 15:00 nuk do lejohet parkimi i mjeteve, ndërsa në intervalin kohor 13:00-15:00 do të ndalohet qarkullimi i automjeteve.
Nga ora 10:00 deri në 15:00 nuk do lejohet parkimi i mjeteve dhe nga ora 13:00 deri në 15:00 do të ndalohet qarkullimi i mjeteve, nga kryqëzimi i Liceut Artistik, përgjatë rrugës “Ismail Qemali” deri tek Bulevardi “Dëshmorët eKombit”; përgjatë segmentit rrugor “Lekë Dukagjini” nga lumi i Lanës deri tek stadiumi “Qemal Stafa”, nga kryqëzimi i rrugës së Elbasanit përgjatë bulevardit “ZHAN D`ARK” deri në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” nga ora 13.00 deri në 15.00 do të ketë kufizim të qarkullimit të mjeteve./albeu/