Lajme Shqip Saturday, 15 February 2014 20:52

Rreth 20 persona janë arrestuar nga policia pas përleshjes mes protestuesve dhe policisë në Podgoricë. Demonstruesit kanë hedhur gurë në drejtim të policisë, ndërsa këta të fundit janë kundërpërgjigjur me gaz lotsjellës.

Protesta është organizuar pa leje dhe është thirrur nëpërmjet rrjetit social “Facebook” me emrin “Revolucion në Mal të Zi”, me qëllim ndryshimin e qeverisë. Gjatë përleshjes dhjetëra protestues dhe disa forca të policisë kanë mbetur të plagosur.

Sipas medieve malazeze, në protestë morën pjesë pak më shumë se 200 persona, të cilët kërkonin shpërndarjen e qeverisë dhe dorëheqjen e deputetëve.

Protestuesit kanë lëshuar para ndërtesës së qeverisë thirrjet: “Hajdutë”, “Duam të jepni dorëheqjen”, “Ndryshim”…

Një prej organizatorëve të protestës, Ljubo Varagiç, shprehet se ka shumë vjedhje dhe se tani ka ardhur koha për të bërë ndryshime. “Ne duam të punojmë dhe jetojmë. I kërkojmë qeverisë së Malit të Zi dhe të gjitha deputetëve të japin dorëheqjen”, tha ai.

 
Lajme Shqip Tuesday, 06 August 2013 13:05

Shkup- Banorët e Komunës Qendër dhe organizatat për mbrojtjen e ambientit, kanë paralajmëruar protesta edhe për ditën e sotme.

Një nismë e sektorit civil, ndihmuar edhe nga Komuna Qendër, ka si qëllim të rikthejë parkun në gjendje të mëparshme.

Kësisoj, gjatë mbrëmjes së kaluar, aktivistët për mbrojtjen e ambientit kanë mbjellë fidanë në vendin e “krimit”, shkruan Zhurnal.

Kjo është mënyra që kanë zgjedhur banorët dhe shoqëria civile për të mbrojtur hapësirën kontestuese nga fillimi i punimeve ndërtimore.

Kreu i Komunës Qendër, Andrej Zhernovski, ka pranuar se nuk ka fuqi për të parandaluar prerjen e druve dhe të pengojë ndërtimin e objektit të KRD-së.