Lajme Shqip Tuesday, 29 October 2013 10:30

Policia, kur shkoi ti vinte prangat një shqiptari zbuloi një harem të vërtetë, pasi 34-vjeçari, i akuzuar për shfrytëzim prostitucioni, ishte organizatori i rrjetit që qarkullonte prostitutat në këtë zonë. Nin Lalaj, 34 vjeç, ishte nën arrest shtëpiak.

 

Operacioni “Topkapi”, frymëzuar nga pallati perandorak në Stamboll, u krye nga policia në Vigevano. Me nofkën “Sulltani”, Nin Lalaj konsiderohet si udhëheqës i vërtetë i rrjetit shqiptaro-rumun që nxjerr prostituat në rrugës e Vigevanos, ku në fakt janë vrarë disa shqiptarë këto vitet e fundit, pikërisht për larje hesapesh në fushën e prostitucionit.

 

I arrestuari më 7 mars ishte pronari i “të drejtave ekluzive” në vendet ku vajzat punonin, teksa krahu i djathtë ishte e dashura e tij, Terezina Pjetri, të cilën “sulltani” e shfrytëzonte si prostitutë.

 

Direkt nisin mosmarrëveshjet mbi ndarjen e zonave e ndërsa ishte në Shqipëri, u telefonua për të ndërhyrë në shuarjen e sherreve. Me tu kthyer në Itali, shqiptari nuk pranonte që ndokush të sillej si shef në shtëpinë e tij.

 

Amalia Murgu, prostitutë, u vra në maj të 2012-ës në Vigevano dhe Lalaj dyshohet si i implikuar. Ai shfrytëzonte vajza në çdo zonë dhe me to kishte marrëdhënie romantike.

 

Ai përshkruhet si njeri i dhunshëm dhe i pakontrollueshëm për seks, pasi edhe kur ishte arrestuar, u gjet në një lloj haremi.

 

Tashmë, nga ambientet e shtëpisë, ai do të dërgohet në burg, ku do të përballet me togat e zeza për veprat penale.

 
Lajme Shqip Sunday, 18 August 2013 18:02

Vetëm disa kilometra pasi kalon doganën e Tushemishtit, fillojnë dhe të shfaqen tabela treguese me shigjetë “Striptizëm-Bar-Hotel”. Në pamje të parë, nga jashtë, lokali duket si një motel normal, por sapo ke vënë këmbën atje e kupton fare lehtë, se këtu ka dhe shërbime speciale. Kati i parë i lokalit ka një bar dhe sipër një podium, ku vajza të reja para një hekuri të harkuar demonstrojnë ushtrime striptizmi, duke u zhveshur gradualisht dhe duke përcjellë tek klientët e lokalit pasthirrma epshi.

Në të dy cepat e lokalit qëndrojnë dy djem muskulorë, të qethur ballaboks, të cilët ndjekin me vëmendje lëvizjet e vajzave dhe të klientëve. Disa prej vajzave të zbuluara, pothuajse krejt, shkojnë më pas në tavolina mes klientëve, duke konsumuar uiski apo pije të tjera alkoolike, të cilat kanë çmime trefish më shtrenjtë nga lokalet e tjera.

Pasi klienti zgjedh një nga femrat, shkon tek pronari për të bërë “tenderin” e femrës që ka pëlqyer. Në bazë të moshës dhe të kohës së qëndrimit, pronari cakton çmimin. Kalon një korridor të ngushtë dhe papritur shfaqet një korridor i gjatë, në të dy krahët, ku ka një numër të madh dhomash. Në cepin e korridorit të sheh syri një tavolinë dhe hekuri që hekuros çarçafët dhe një lavatriçe, që ka pranë një pirg me çarçafë, të cilët presin të lahen.

Fare pranë çarçafëve të palarë, një kovë plastike me mbeturina prej ambalazhi çokollatash apo prezervativë të çarë, të mbledhura nga këto dhoma ku shfryhen epshet me ruse, moldave, shqiptare, serbe bullgare edhe maqedonase.

Zakonisht, këtu vijnë meshkuj nga të gjithë brezat. Shqiptarët janë klientë të përhershëm. Zakonisht kërkojnë të shkojnë me femra të huaja, jo me shqiptare. Një burrë nga Korça, M.K, tha se kishte pëlqyer një brune të gjatë, i ishte dukur si moldave, por ai kishte qëndruar gjithë natën me të dhe ajo në mëngjes i kishte thënë se ishte nga Gramshi. “M’u dhimbs,- thotë tregtari nga Korça,- ishte më pak se 20-vjeç”.

 

Edhe një djalë i ri nga Pogradeci thotë se kishte dashur të shkojë me një ruse bionde, por vajza kishte qenë nga Librazhdi. I rregullojnë, i trukojnë në mënyrë të tillë grimieret, saqë është e pamundur që t’i dallosh nga të huajat. Është dhe një fakt tjetër, që shqiptaret nuk tregojnë të vërtetën se nga janë, hiqen si moldave apo ruse. Shqiptaret zakonisht janë të përhershme.

Ndërkohë që në sezonin veror që Ohri mbushet me turistë, në disa lokale dhe motele, mbi 50 femra të reja çdo natë vijnë edhe për të pushuar, edhe për të ushtruar profesionin e tyre të prostitutave. Në verë vijnë edhe serbe, bullgare, kroate apo gjermane, përveç ruseve, moldaveve, shqiptareve. Pronari i lokalit ka ndërmjetës të këtij biznesi fitimprurës. Kështu, një ditë ai njoftonte një pogradecar që kishin lidhje me pronarin e lokalit: “Sapo më kanë ardhur nja 20 balerina ruse, njofto ndonjë të dhjamur të vijë dhe ai të kënaqet dhe ne kemi fitimin tonë”.

Telefonata e pogradecarit shkon në Tiranë dhe vetëm pas tre orësh, në doganën e Tushemishtit shikon persona Vip me makina të viteve të fundit; zakonisht këta janë zengjinë dhe vetëm bëjnë zgjedhjen, dhe nuk pyesin për çmimet. Zakonisht, këta qëndrojnë gjithë natën dhe në mëngjes dalin të mbufatur dhe të skuqur, kokë ulur dhe me syze të errëta, për të mos u dalluar nga ndonjë i njohur i rastësishëm.

 

Policia e Maqedonisë në aksion kundër prostitucionit

 

Vetëm gjatë mbrëmjes së kaluar në një aksion blic policia maqedonase ka arrestuar nëpër lokale nate që ushtrojnë prostitucion 46 femra të reja të moshës nga 18 -24 vjeç. Në lokalet “Enexhi“ në Tetovë, ”Orejetnt AS“ në Zherovjan, ”Europa” në Vaksinicë“ dhe “Amserdan” në Gostivar, vajzat ishin shtetase të huaja bullgare, shqiptare, serbe, malazeze dhe kosovare. Atyre iu janë kapur në çantat e tyre shuma të konsiderueshme eurosh …

Pas aksionit Ministria e Brendshme e Maqedonisë Gordana Jankullovska ka deklaruar para mediave se të arrestuarat do të çohen tek qendra transit e grumbullimit në Shkup. Ajo ka deklaruar se nëpër lokale nate nga muaji janar deri sot janë kapur 266 femra të huaja që ushtrojnë prostitucion nëpër lokale të ndryshme maqedonase. Është shqetësues fakti që kjo shifër shkon në rritje pasi vitin e kaluar për të njëjtën periudhë ishin kapur 211 vajza

(Shqiptarja.com)

 
Lajme Shqip Saturday, 17 August 2013 19:35

Tiranë – “Janë shtetase, të cilat kanë një arsim të caktuar, mund të kenë një profesion dhe këtë e përdorin si profesion të dytë. Në rastet që janë evidentuar prostituta e luksit mund të jetë ajo lloj kategorie femrash, e cila është e mirëarsimuar, ka një përvojë të caktuar në aktivitetin që ka ushtruar, ka një lloj instruktimi nga tutorimbi mënyrën e sjelljes, duke i dhënë edhe detaje të klientitçfarë pozicioni shoqëror ka”, thotë Elton Shima, specialist i antitrafikut.

Kjo frazë e policisë së Tiranës përshkruan ato femra për të cilat francezët i quajnë ‘Pute De Luxe’ dhe anglezët “High-Priced Call Girls”. Ketij fenomeni nuk i ka shpëtuar edhe Shqipëria, per disa femra qe edhe pse kane nje pozite shoqerore te caktuar, ushtrojne edhe kete profesion perballe çmimeve ekstra, dhuratave teper te shtrenjta apo perfitimeve te tjera materiale.

Prostitutat e luksit apo prostitutat elitare qarkullojne per nje rreth te mbyllur klientesh, siç mund te konsiderohen disa raste te evidentuara me kliente biznesmene apo edhe vizitore te huaj te rangjeve e profesioneve te ndryshme, raporton Top Channel.

“Ndër rastet më të përhapur ose fenomeni i cili është më i dukshëm, është kur menaxherët e lokaleve, hoteleve apo të gjitha shërbimeve të tjera për të siguruar të ardhura më të mëdha në aktivitetin e tyre të ligjshëm, në aktivitetin e tyre tregtar, përveç ofrimit të shërbimeve të ligjshme i ofrojnë klientëve të tyre, të interesuar për kryerjen e marrëdhënies seksuale kundrejtpagesës me personel i cili ofrohet si balerinë, këngëtare”, thotë Shima.

Referuar rasteve të referuara në Tirane, ai shprehet se tutori fillimisht kryen ndermjetesimin e klientit me prostituten.

“Tutori fillimisht kryen ndermjetesimin e klientit me prostituten. Tutori i propozon klientit, duke e pyetur nëse ka dëshirë për kryerjen e marrëdhënievekundrejt pagesës me prostitutën. Duke iu referuar rasteve, apo hetimeve të mëparshme që ka patur,çmimet për rastet kur femrat kryejnë marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës kanë qenë nga 50 euro, deri në 250 euro, por ka patur raste edhe 400 euro. Këtu flasim për kategorinë e femrave që në njëfarë mënyrë mund të quhen prostituta luksi, por që në bazë të ligjit konsiderohen njësoj si prostitutat e tjera”, tha Shima.