Lajme Shqip Monday, 24 February 2014 12:42

Policia e Kosovës ka dëbuar në pikën e kalimit kufitar të Morinit një vajzë nga qyteti i Shkodrës. Shtetasja nga Shqipëria është kapur nga policia në Pejë në një lokal ku dyshohej se ushtronte prostitucion. 

Pas marrjes në pyetje, vajza nga Shkodra i ka pohuar policisë se ajo ishte trafikuar në Kosovë nga një tjetër shtetase nga qyteti i Shkodrës, pikërisht nga 44-vjeçarja Pranvera C. 

Pas dëbimit të viktimës së trafikut, Policia e Kosovës ka informuar Policinë e Shqipërisë ku Policia e Qarkut te Shkodrës ka nisur procedimin penal dhe ka bërë shpalljen në kërkim të shtetases Pranvera C., pasi akuzohet për trafik me qëllim prostitucioni. Ndërkohë është shpallur në kërkim tutorja e saj.