Lajme Shqip Thursday, 05 September 2013 11:36

Prishtinë -Ish-sekretari i PDK-së, Jakup ka rikujtuar edhe një herë aferën “pronto”, ku pre e përgjimeve kishin rënë krerë më të lartë të PDK-së, nga ku ishte lakuar emri i tije për të keq.

Krasniqi jo rrallë herë e përdorë rrjetin social facebook për të informuar opinion për qëndrimet e tij rreth problemeve të ndryshme. Ai ketë herë e ka shkëputur një pasus të deklaratës që kishte dhënë, kur në opinion kishin dal përgjimet telefonike që e ofendonin ish-sekretarin e PDK-së.
“Unë me shokët që kam bërë të mira për këtë vend nuk kisha mundur t’i them ato fjalë, janë jashtë moralit tim, jashtë edukatës sime. Ajo le të mbetet në nderin e secilit, tek e fundit në momente të tilla njeriu e tregon tamam qenien e vet çfarë vlere ka, çfarë kulture ka, dhe si i sheh shokët. Unë shokët i shohë me përparësi, nuk i shohë si mungesë”, ka shënuar kreu i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi në facebook.