Tag Archives: priftitube
|

TIRANE– Tërhiqet Prokuroria nga akuzat e ngritura ndaj ish-ministrit të Ekonomisë, Dritan Prifti dhe ish zv/ministrit të kësaj ministrie, Leonard Beqiraj, të akuzuar për korrupsion pas publikimit në media të një videoje të fshehtë, ku ata shfaqeshin duke ndarë një sasi te konsiderueshme parash me njëri-tjetrin.
Tërheqja e palës akuzuese vjen pas vendimit të Gjykatës së Lartë, e cila rrëzoi provën kryesore të Prokurorisë lidhur me çështjen “Prifti- Beqiraj”, duke e shpallur të papërdorshme videon e xhiruar nga ish-ministri i Ekonomisë, Dritan Prifti.
Ndërsa para 4 ditësh kjo Gjykatë i ka rikthyer dosjen Prokurorisë, e cila vendosi pushimin e çështjes.
Kështu pra prej 4 ditësh, ish- ministri i Ekonomisë Dritan Prifti është i lirë nga çdo akuzë.
VIDEOJA
Videoja u zbulua në shkurt të vitit 2011 nga eksperti amerikan që mori në dorëzim kompjuterin e ish-ministrit të Ekonomisë, ndërsa kryente ekspertizën për origjinën e videos Meta-Prifti. Videoja ishte filmuar prej vetë Priftit, përpara se të filmonte veten dhe ish-eprorin e tij, Meta.(LajmeShqip.com)
|

TIRANE – Tërhiqet Prokuroria nga akuzat e ngritura ndaj ish- ministrit të Ekonomisë, Dritan Prifti dhe ish zv/ministrit të kësaj ministrie, Leonard Beqiraj, të akuzuar për korrupsion pas publikimit në media të një videoje të fshehtë, ku ata shfaqeshin duke ndarë një sasi te konsiderueshme parash me njëri-tjetrin.
Tërheqja e palës akuzuese vjen pas vendimit të Gjykatës së Lartë, e cila rrëzoi provën kryesore të Prokurorisë lidhur me çështjen “Prifti- Beqiraj”, duke e shpallur të papërdorshme videon e xhiruar nga ish-ministri i Ekonomisë, Dritan Prifti.
Videoja u zbulua në shkurt të vitit 2011 nga eksperti amerikan që mori në dorëzim kompjuterin e ish-ministrit të Ekonomisë, ndërsa kryente ekspertizën për origjinën e videos Meta-Prifti. Videoja ishte filmuar prej vetë Priftit, përpara se të filmonte veten dhe ish-eprorin e tij, Meta.
Në përfundim të procesit gjyqësor avokatët e dy ish-funksionarëve të lartë u prononcuan për mediat.
“Prokuroria sot në seancë, pasi kishte kërkuar kohë për t’u shprehur vendimin që mori në seancën e herës së kaluar Gjykata e Lartë, u shpreh që për shkak të papërdorshmërisë së provës kryesore, të asaj videos së famshme, tërhoqi aktet”, – tha Fatmir Braka, avokat i Dritan Priftit.
“Prokuroria e tërhoqi akuzën në seancë, kështu që nuk presim gjë tjetër”, – u shpreh Vladimir Meci, avokat i Leonard Beqirit. (LajmeShqip.com)
|

Tiranë – Gjykata vendosi të shpallë si të papërdorshme videon e fshehte kundër ish- ministrit të Ekonomisë, Dritan Prifti dhe ish- zëvendësit të tij, Leonard Beqiraj.
Në seancën e zhvilluar paraditen e së hënës, prokurori i çështjes, Bujar Sheshi, kërkoi që video kundër dy- ish zyrtareve, të shfaqej me cilesine e proves para Gjykatës. Ndërkohë që pala mbrojtese, duke kundërshtuar prokurorinë, i kërkoi Gjykatës deklarimin e videos të papërdorshme, me pretendimin se ajo ishte administruar në shkelje të ligjit nga akuza.
Pasi dëgjoi palet, trupi gjykues, i përbërë nga pesë gjyqtarë, me shumicë votash vendosi që të shpallë videon të papërdorshme në këtë proces, duke rrëzuar në këtë mënyrë provën e vetme të prokurorisë. Në kushtet e reja të krijuara pas vendimit të Gjykatës, prokurori Sheshi kërkoi kohë për të përgatitur hapat ligjore që do të ndërmarrë lidhur me procesin.
Nga ana tjeter, për avokatin Fatmir Braka, me rrëzimin e provës së prokurorisë, ky proces duhet të pushohet. Ish- ministri i Ekonomisë, Dritan Prifti dhe ish zv/ministri i kësaj ministrie, Leonard Beqiraj, akuzohen për korrupsion pas publikimit në media të një videoje të fshehtë, ku ata shfaqeshin duke ndarë një sasi te konsiderueshme parash me njëri tjetrin.
Videoja mes Dritan Priftit dhe Leonard Beqirajt u zbulua në shkurt të vitit 2011 nga një ekspert i huaj që mori në dorëzim kompjuterin e ish-ministrit të Ekonomisë, ndërsa kryente ekspertizën për origjinën e videos “Meta-Prifti”.(LajmeShqip.com)
|

Tiranë- Kanë dëshmuar sot 5 vetë në procesin gjyqësor ndaj ish zv. kryeministrit Meta, i cili akuzohet për korrupsion aktiv pas publikimit të videos skandal me ish vartësin e tij Dritan Prifti. Mes dëshmitarëve kanë qënë edhe vëllezërit Tola që kanë patur edhe shoqërinë me të njejtën emër “Tola”.
Ymer Tola konfirmoi se kishte marrë pjesë në tenderin për dhënien me koncesion të HEC-it në Shushicë, por u skualifikua nga Ministria e Ekonomisë me argumentin se kishte konflikt interesi.
Tola deklaroi se 700 mijë euro ishte vlera e investimit në këtë HEC. Kujtojmë këtu se kjo shumë është përdorur në video përgjimin Meta-Prifti. Në seancën e sotme prokuroria kërkoi gjithashtu administrimin e provave lap topin, orën kamera dhe USB, nga Dritan Prifti, si prova bazë.
Kërkesa e prokurorisë u kundërshtua nga pala mbrojtëse. Seanca e radhës do mbahet në 16 dhjetor ku gjykata do vendosë për provat që kërkon të administrojë organi i akuzës.