Lajme Shqip Thursday, 04 July 2013 15:16

Tiranë – Gjykata e shkallës së parë e Tiranës ka rrëzuar 2 kërkesat e gjeneralëve Abaz Lleshi, Dhori Spirollari për pezullimin e dekretit të presidentit të republikës Bujar Nishani i cili i shkarkoi nga detyra 1 muaj më parë.

Vednimet për mos nisjen e gjykimit në lidhje me pezullimin e dekreteve të presidentit janë dhënë nga gjykatëset Fahrije Bundo dhe Enkelejda Metaliaj me argumentin se Lleshi dhe Spirollari nuk janë paraqitur në seancë.
Ndërsa mbetet ende në shqyrtim kërkesa e general Sandër Lleshit, e cila pritet të shqyrtohet më dt.9 Korrik. Tre gjeneralët pas shkarkimit akuzuan publikisht për shkarkimin e tyre ministrin e mbrojties Arben Imami, shkruan Shqiptarja.
Gjithashtu me anë të një komunikimi publik me mediat gjeneralët i kërkuan Nishani i cili ka njëkohësisht dhe postin e Komandatit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të mos bëhej palë e këtij procesi ilegjitim.
Ata argumentuan asokohe se shkarkimi i tyre ishte i pargumentuar nga Ministria e Mbrojtjes dhe ishte një hakmarrje e Imamit pasi ata kishin denoncuar shkelje flagrante në forcat e armatosura.

 
Lajme Shqip Thursday, 04 July 2013 13:05

Tiranë – (E plotësuar) Ka zgjatur rreth 40 minuta takimi mes kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama dhe Presidentit të Republikës, Bujar Nishani. Në përfundim të takimit, kryesocialisti Rama nuk ka pranuar të ndalet përpara mediave, por preferoi ta komentojë takimin përmes faqes së tij zyrtare në rrjetin social “Twitter”. 

Duke e cilësuar si një takim pozitiv, Rama thekson se në fokus të bisedës me presidentin Nishani ka qenë bashkëpunimi institucional dhe  tranzicioni i pushtetit pa probleme.

“Me Presidentin e Republikës për tematiken e bashkëpunimit institucional e të tranzicionit të pushtetit pa probleme të reja. Takim pozitiv.”- shkruan Rama në “Twitter”. 

 

Rama takon presidentin Nishani

 

Tiranë – Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama po zhvillon një takim me Presidentin e Republikës, Bujar Nishani. Makina e kryeministrit të ardhshëm të vendit mbërriti në Presidencë në orën 12:30.

Mësohet se Partia Socialiste ka kërkuar që ky takim të ishte i hapur dhe të zhvillohej në praninë e medias, por duket se kjo kërkesë është refuzuar nga Presidenca. 

Ky është takimi i parë që kryesocialisti Rama zhvillon me presidentin Nishani, pas zgjedhjeve të 23 qershorit, ku koalicioni i majtë triumfoi ndaj të djathtëve. 

 
Lajme Shqip Tuesday, 28 May 2013 10:36

Në Samitin për bashkëpunim në Evropën Juglindore, i cili mbahet në nivel të presidentëve më 31 maj dhe 1 qershor në Ohër, Maqedonia shpërfilli Kosovën duke mos e ftuar kështu presidenten Atifete Jahjaga. E gjithë kjo ka ngjallur reagime në Kosovë.

Pjesëmarrjen në Samit e kanë konfirmuar krekrët e Serbisë dhe Bosnjës e Hercegovinës duke i bërë të ditur kreut të Maqedonisë, se nuk do të marrin pjesë në rast se në Samit se do të jetë e pranishme edhe Jahjaga, presidentja e Kosovës. Në anën tjëtër, presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani e ka konfirmuar pjesëmarrjen në këtë Samit edhepse deri më tani shteti shqiptar nuk ka patur reagime zyrtare sa i perket pjesëmarrjes  së tyrë në Samit.
Irma Toptani, zëdhënëse e Presidentit Nishani, ka konfirmuar për Tribunën se deri të hënën pasdite nuk ka pasur ndonjë vendim për bojkotimin e Samitit të Ohrit nga presidenti shqiptar. “Po do të marrë pjesë. Nëse kemi ndonjë reagim tjetër, ndërkohë atë e komunikojmë”, ka thënë shkurt Toptani.