Lajme Shqip Tuesday, 27 March 2012 13:08

Fitorja 1-0 ndaj Fullhemit i ka dhënë kreun e renditjes Mançester Junajtid dhe rritjen e diferencës ndaj Mançester Sitit në 3 pikë, por trajneri Ferguson ka pranuar se skuadra e tij ka qenë me fat.

Sipas tij, gjyqtari i ndeshjes duhej të kishte dhënë një penallti për miqtë në minutat e fundit kur Majkëll Kerrik rrëzoi në zonë Deni Mërfin

“Po, Majkëll e goditi thembrën e lojtarit të tyre dhe ata kërkuan me të drejtë penallti. Por gjyqtari gaboi edhe në pjesën e pare kur nuk dha penallti për ne për prekje topi me dorë. Ndoshta në atë moment po mendonte për rastin tonë”.

“Fullhem e mbylli ndeshjen në sulm dhe na zuri disa herë në kundërsulm. Ne filluam t’i dhuronim topin dhe ishte zhgënjyese që nuk e mbyllëm ndeshjen. Por luajtëm shumë mirë futboll për 60 minuta dhe është një fitore e mirë për ne”.

“Gjatë viteve nuk e di se sa herë e kam thënë që 1-0 është rezultat i mirë. Ai do të thotë se jemi në formë për titull”, përfundoi Ferguson. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Monday, 26 March 2012 22:14

Uejn Runi ka arritur të shkëputë Mançester Junajtid tre pikë nga ndjekësit e Mançester Siti duke shënuar golin e vetëm të fitores 1-0 ndaj Fullhemit. 

Goli i 8-të i sulmuesit në 6 ndeshjet e fundit të kampionatit ishte i mjaftueshëm për të marrë rezultatin e kërkuar e për të thelluar distancën me rivalët kryesorë në luftën për titullin kampion.

Fullhem luajti mirë, pa krijuar shumë raste, ndërsa protestoi në minutat e fundit kur gjyqtari i ndeshjes nuk akordoi një penallti në favor të tyre.

Ky ishte rezultati i 10-të pozitiv radhazi në kampionat për Mançester Junajtid që ka marrë vetëm 1 barazim dhe 9 fitore në këtë seri ndeshjesh. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Saturday, 24 March 2012 21:51

Mançester Siti ka rimarrë kreun e renditjes së kampionatit anglez, por duke lënë pikë në barazimin 1-1 ndaj Stouk i jep mundësinë rivalëve të Mançester Junajtid të krijojnë një tjetër distancë sigurie nëse fitojnë ndeshjen e të hënës ndaj Fullhem. 

Pas një ndeshje të ekuilibruar mes të dy skuadrave, gjithçka është vendosur nga dy gjuajtje nga distanca. E para, ajo që kaloi në avantazhin Stouk në minutën e 59-të, është një kryevepër e Piter Krauç i cili godet fluturimthi me një kthesë të papritur që nuk i lë kohë reagimi portierit Hart.

Barazimi vjen në minutë e 76-të kur Jaja Ture godet nga 40 metra për të dërguar topin në rrjetë edhe falë një devijimi të Shoukros, ndërsa topi i rrëshqet nga duart portierit Begoviç. (LajmeShqip.com)

Rezultatet

Çelsi-Totenhem            0-0

Arsenal-Aston Vila       3-0

Bolton-Bllekbërn           2-1

Liverpul-Uigan              1-2

Noruiç-Ulvërhempton   2-1

Sandërlend-QPR             3-1

Suonsi-Everton               0-2

Stouk-Mançester Siti      1-1

Renditja

Mançester Siti 70, Mançester Junajtid 70, Arsenal 58, Totenhem 55, Çelsi 50, Njukasëll 47, Liverpul 42, Sandërlend 40, Everton 40, Noruiç 39, Stouk 38, Fullhem 36, Uest Bromuiç 36, Suonsi 36, Aston Vila 33, Bllekbërn 28, Bolton 26, QPR 25, Uigan 25, Ulvërhempton 22.

 
Lajme Shqip Saturday, 24 March 2012 19:13

Totenhemi ka ruajtur distancën prej 5 pikësh nda Çelsit që e ndjek në renditje në luftën për të siguruar vendin e katërt që të çon në Ligën e Kampioneve, falë një barazimi pa gola në “Stemford Brixh”.

Huan Mata kishte mundësinë më të pastër për vendasit kur tronditi shtyllën me një goditje dënimi, ndërsa për miqtë ishin Van Der Vart, Adebajor dhe Bejl që humbë rastet që iu shfaqën para portës së Çeh.

Arsenal siguroi edhe më shumë vendin e tretë në renditje pas fitores së pastër 3-0 ndaj Aston Vilës në stadiumin “Emirates”. Gibs, Uollkot dhe Arteta ishin shënuesit e golave që i dhanë skuadrës së Venger mundësinë që të shkëputet 3 pikë nga Totenhmi dhe të jetë më e qetë në javët në vazhdim falë këtij avantazhi.

Boltoni mbylli një javë shumë emocionale falë fitores 2-1 ndaj Bllekbërn që e largoi përkohësisht nga tre vendet e fundit të renditjes. Skuadra që luante ndeshjen e parë që pas kolapsit të Fabris Muamba, gjeti forcën të fitonte këtë sfidë dhe të ringjallte shpresat për mbijetesë, në një takim ku të gjithë tifozeria ka thirrur në kor emrin e mesfushorit i cili është i shtruar në gjendje të rëndë në spital. (LajmeShqip.com)

Rezultatet

Çelsi-Totenhem             0-0

Arsenal-Aston Vila        3-0

Bolton-Bllekbërn           2-1

Liverpul-Uigan               1-2

Noruiç-Ulvërhempton   2-1

Sandërlend-QPR            3-1

Suonsi-Everton               0-2