Tag Archives: Premier 12/13 2
|

Robin Van Persi dhe Shinji Kagaua kanë shënuar sot golat e tyre të parë zyrtarë me fanellën e Mançester Junajtid ndërsa skuadra e drejtuar nga Aleks Ferguson mundi 3-2 skuadrën e Fullhem për të marrë tri pikët e para në kampionat.
Pas humbjes në javën e parë përballë Everton, trajneri skocez uli në stolin e rezervave sulmuesin e përfaqësueses angleze, Uejn Runi, por vendimi i tij dukej sikur i doli kundër kur pas vetëm 3 minutave ishte skuadra mike që kaloi në avantazh me anë të Damien Daf.
Por rezultati u barazua në minutën e 10-të kur Van Persi gjeti rrugën e rrjetës me një kthesë perfekte fluturimthi pas një harkimi nga e majta. Më pas, në listën e golashënuesve hyri edhe Shinji Kagaua që shënoi në minutën e 35-të, ndërsa mbrojtësi Rafael shënoi golin e rezultatit 3-1.
Një autogol i Vidiç në pjesën e dytë ndikoi vetëm në rezultatin përfundimtar të ndeshjes e cila mbyll 3-2 për Mançester Junajtid. Megjithatë, takimi është mbyllur me probleme për “djajtë e kuq”, pasi Uejn Runi, i aktivizuar si zëvendësues, u dëmtua keq pasi pësoi një të çarë në kofshë dhe pritet që të mungojë për rreth një muaj nga fushat e gjelbra.
Ndërkohë, vazhdon ecuria e Çelsit që ka gjetur “heroin” e ri te Eden Hazard, i cili ka udhëhequr skuadrën te një tjetër fitore, këtë radhë 2-0 përballë Njukasëll. Mesfushori belg shënoi golin e parë me një penallti, ndërsa Fernando Torres shënoi golin e dytë, duke vulosur rezultatin e kësaj ndeshje.
Ish-trajneri i bluve, Andre Vijas Boas, nuk ka arritur përsëri t’i gëzohet fitores së tij të parë zyrtare si trajneri i Totenhemit, pasi një gol i Xhejms Morrison në minutat e fundit bëri që skuadra e tij të ndalet në një barazim 1-1 ndaj Uest Bromuiç. (LajmeShqip.com)
Premier League
Java 2 / Rezultatet
Suonsi-Uest Hem 3-0
Aston Vila-Everton 1-3
Mançester Junajtid-Fullhem 3-2
Noruiç-QPR 1-1
Sauthempton-Uigan 0-2
Totenhem-Uest Bromuiç 1-1
Çelsi-Njukasëll 2-0