Lajme Shqip Wednesday, 13 March 2013 23:19

Malaga ka plotësuar përmbysjet spanjolle të këtij edicioni të Ligës së Kampioneve, duke u bërë skuadra e tretë pas Real Madrid e Barcelonës që përmbys rezultatin në ndeshjen e kthimit për të kaluar në çerekfinalet e turneut. Spanjollët, të mundur 1-0 në ndeshjen e parë në fushën e Portos, kanë fituar 2-0 para tifozëve të tyre dhe vazhdojnë ecurinë mbresëlënëse të këtij edicioni.

Ekipi i Pelegrinit ka zhvilluar një ndeshje në sulm që në minutat e para, ndërsa Porto dukej se kishte vendosur të mbronte me çdo kusht rezultatin sfidës së parë. Por epërsia territoriale e vendasve zgjidhet nga lojtari simbol i kësaj skuadre, mesfushori Isko me një gjuajtje spektakolare në minutën e 42-të të ndeshjes.

Që nga ai moment fillon një sfidë tjetër mes dy skuadrave për shkak të kualifikimit plotësisht të hapur, një sfidë më nervoze si rrjedhojë e të cilës Porto mbetet me 10 futbollistë pas kartonit të kuq të Defur që në minuta e para të pjesës së dytë.

Fatin e sfidës e zgjidh zëvendësuesi Roke Santa Kruz, i cili ne minutën e 77-të, vetëm 4 minuta pasi kishte hyrë në fushën e lojës, devijon në rrjetë një goditje nga këndi të Isko, duke dyfishuar rezultatin she duke i dhënë kualifikimin ekipit të tij.

Tani spanjollët vazhdojnë në fazën tjetër të turneut, duke u treguar si një skuadër mjaft e rrezikshme për këdo që do të vihet përballë tyre nga shorti i ditës së nesërme. (LajmeShqip.com)

 
Lajme Shqip Tuesday, 19 February 2013 22:59

Porto ka arritur t’i shkaktojë humbjen e parë të këtij sezoni në Ligën e Kampionëve ekipit spanjoll të Malagas, që në këtë edicion ka qenë një nga surprizat më interesante. 

Në takimin e luajtur në “Estadio Do Dragao”, kampionët e Portugalisë kanë zhvilluar një lojë më të mirë ndaj rivalëve të tyre spanjollë, por nuk kanë konkretizuar rastet e krijuara. Ndeshja është vendosur nga një gol i mesfushorit Zhoao Mutinjo në minutën e 56-të, me lojtarin që ka kaluar topin mes këmbëve të portierit kundërshtar.

Por rezultati 1-0 lë gjithçka të hapur për ndeshjen e kthimit që do të luhet në “La Rosaleda”, pasi Majorka ka treguar se ka një përbërje mjaft cilësore dhe jo rastësisht pretendon që të kualifikohet në çerekfinalet e Ligës së Kampioneve. (LajmeShqip.com)