Lajme Shqip Monday, 26 August 2013 13:40

Si të bësh fushatë në një mënyrë ndryshe? Përgjigja vjen nga Gjeneva dhe këtë e jep Olivie Sauty. Për fushatën e zgjedhjeve që do të mbahen më 6 tetor ka prodhuar një film simbolik porno me titull “Seksi dhe skandalet në parlament”.

Megjithëse filmi nuk ka të bëjë me politikën, madje mund ta dëmtojë, Sauty është përpjekur të mbrohet me një shpjegim që ngjan si ngjitje në pasqyrë.

“E di shumë mirë – tha 48-vjeçari – se 285 mijë votuesit nga 300 mijë që ka Gjeneva në total do më konsiderojnë pervers. Pavarësisht kësaj, jam i bindur se do më mbështesin 15 mijë votues, gjë të cilën e kanë bërë edhe 4 vite më parë”.

Protagoniste në film është e fejuara e tij dhe qëllimi i filmit është denoncimi i intrigave politike në Gjenevë, ku Sauty, anëtar i Lëvizjes së djathë “Citoyen Genevois”, transmeton reporteri.

Megjithëse kjo duket jo konvencinale, 48-vjeçari është pronar i një klubi nate në France dhe ka pranuar se atje kërcen edhe e fejuara e tij.