Tag Archives: policia e kosoves
|

Dy familje në Lagjen e Spitalit në Prishtinë, janë rrahur mes tyre, sot rreth orës 16:00, duke shkaktuar një përleshje masive. Bëhet e ditur se nga kjo kanë pësuar lëndime 7 persona nga të dy familjet. Siç raporton Klan Kosova, ende nuk dihen shkaqet e këtij konflikti. Ndërsa mësohet se policia ka arrestuar të gjithë të përfshirët në këtë rrahje. Sipas dëshmitarëve, aty janë përdorur edhe armë të ftohta.
|

Prishtinë- Policia e Kosovës ka njoftuar se sot në Pejë janë konfiskuar mbi 13 300 paketime të vogla me lloje të ndryshme të barnave me prejardhje nga Serbia.
Policia e shoqëruar nga zyrtarë të Doganës, Administratës Tatimore dhe Agjencionit për Prodhime Mjekësore njofton se është realizuar plani “Farmacia” në katër lokacione në qytetin e Pejës, më sakt në dy shtëpi banimi, një barnatore dhe një magazinë të produkteve mjekësore.
Gjatë operacionit që policia njofton se ka filluar në orën 8 të mëngjesit, përpos barnave janë konfiskuar edhe dokumentacion, fletore, fatura, një shtëpizë kompjuteri, raporton REL.
Sipas njoftimit të policisë, “i gjithë operacioni është zhvilluar nën mbikëqyrjen e prokurorit të Prokurorisë Themelore në Pejë dhe sipas udhëzimeve të mara nga ana e tij lënda shkon në procedurë të rregullt”.
|

Mitrovicë – Drejtori i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, sot pritet të emërojë komandantin e policisë për katër stacionet në veri të vendit. Ky emërim do të bëhet në përputhje me marrëveshjen e 19 prillit ndërmjet kryeministrit, Hashim Thaçi dhe atij serb, Ivica Daçiq. Emërimi do të bëhet të hënën dhe në bazë të marrëveshjes, komandanti i policisë në veri duhet të jetë serb dhe pritet të ndikojë në zbatimin e pikave tjera të marrëveshjes siç është mbajtja e zgjedhjeve lokale dhe heqja e barrikadave në atë pjesë, raporton KosovaPress. Kurse, sipas zëvendëskryeministres Edita Tahiri, ky emërim është në kuadër të obligimeve të palës së Kosovës dhe do të bëhet nga ana e Qeverisë së Kosovës, i cili pritet të bëhet në fillim të kësaj jave. “Ne jemi zotuar që këtë obligim do të realizojmë në afatin e paraparë dhe në harmoni me procedurat ligjore të Kosovës dhe me Marrëveshjen për Normalizim, respektivisht Ministria e punëve të brendshme do ta bëjë emërimin”, theksoi zëvendëskryeministrja Tahiri.
Ndërkohë, zyrtarë të Qeverisë së Kosovës kanë deklaruar se në takim e fundit në mes kryeministrit, Hashim Thaçi dhe atij serb, Ivica Daçiq, ky i fundit ka paraqitur dëshmi konkrete që tregojnë se Serbia tashmë i ka ndërprerë pagesat për pjesëtarët e MUP-it që deri tani kanë vepruar në veri. Po ashtu, janë paraqitur dëshmi për mbylljen e objekteve të strukturave serbe të sigurisë. Ndërkohë pala kosovare dhe ajo serbe së bashku kanë rënë dakord edhe për projektligjin për amnisti në mënyrë që banorët e veriut të mund të votojnë në zgjedhjet lokale të Kosovës me dokumente të Serbisë.