Lajme Shqip Friday, 07 March 2014 17:05

Policia e Vlorës në bashkëpunim edhe me forcat e Guardia di Financas është vënë në ndjekje të një gomoje që ka mbërritur në grykëderdhjen e Semanit për tu mbushur me kanabis sativa dhe për ta trafikuar në drejtim të Italisë.

 
Burime nga Policia e Vlorës thanë se, janë në operacion që në mëngjes në ndjekje të mjetit lundrues. Mjeti lundrues është sinjalizuar nga radarët të cilët janë vënë së fundmi në funksion nga Ministria e Mbrojtjes.
 
Janë tre mjete të Guardia di Financas bashkë me efektivët e Drejtorisë së Kufirit dhe Delta Forcë të cilët po ndjekin gomonen në grykëderdhjen e Semanit. Ky mjet lundrues dyshohet se ka ardhur në brigjet shqiptare për tu ngarkuar me lëndë narkotike.