12
 
Lajme Shqip Friday, 07 March 2014 16:21

Një efektiv i policisë rrugore në Vlorë u arrestua në flagrancë, pasi akuzohet se i ka marrë ryshfet drejtuesit të një mjeti. Mësohet se në pranga ka ranë Eduart Mustafa, ku sipas Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm (SHKB), ai është efektiv i komisariatit të policisë në Vlorë, me detyrë “trupë shërbimi” në seksionin e policisë rrugore.   

Ky efektiv policie, në datë 6 mars 2014, rreth orës 16:00, ndërsa ishte në shërbim  në një nga kryqëzimet e rrugës Trans–Ballkanike, i ka marrë një drejtuesi automjeti një shumë parash. Moshe se, efektivi i policisë akuzohet për veprën penale të “korrupsionit  pasiv”.

 
Lajme Shqip Saturday, 23 November 2013 19:59
 
Lajme Shqip Tuesday, 19 November 2013 11:34

Një trup pajetë i djegur është gjetur mëngjesin e sotëm në Pogradec. Kufoma u gjet në anë të rrugës nacionale Pogradec-Qafë Thanë.

Kalimtarët kanë vënë re trupin në anë të rrugës dhe kanë sinjalizuar menjëherë policinë, e cila ka mbërritur në vendngjarje.

Për shkak të dëmtimit të madh, trupi është i paidentifikueshëm. Pritet që ekspertiza të hedhë dritë mbi ngjarjen, por paraprakisht dyshohet për një krim.

 
Lajme Shqip Monday, 18 November 2013 22:10

Në listën e personave më të kërkuar nga Policia dhe nga Drejtësia shqiptare, që u publikua dje nga Ministria e Brendshme, numërohen edhe emrat e 23 femrave. Ato janë konsideruar si gratë “most wanted” të Policisë Shqiptare dhe akuzat që rëndojnë mbi to, për të cilat janë dënuar edhe me vendim të formës së prerë, janë të ndryshme. Sipas të dhënave që janë pasqyruar në listën e Policisë së Shtetit, rezulton që nga 23 gratë dhe vajzat që kërkohen nga drejtësia, 6 prej tyre janë të dënuara për akuzën e vrasjes. Mes tyre është edhe Zylfie Haklaj, e cila akuzohet për vrasje me dashje dhe është dënuar me 25 vjet burg, maksimumin e dënimit që parashikohet për femrat. Ndërsa po 6 femra të tjera janë të dënuara për shfrytëzim dhe favorizim prostitucioni. Tri prej femrave që kërkohen nga drejtësia akuzohen për mashtrim, njëra prej të cilave për mashtrim me pasoja të mëdha. Dy prej tyre rezultojnë që të jenë arratisur nga burgu e, për këtë arsye, i janë shtuar vitet e dënimit, ndërsa 4 të tjera janë dënuar me vendim të formës së prerë, pasi akuzohen për trafik droge, prodhim e shitje të lëndëve narkotike. Ndërsa 2 të tjera janë të akuzuara për trafik mjetesh motorike e rrëmbim personi. Më poshtë, lista me emrat dhe dënimet përkatëse të femrave që janë në kërkim dhe 12 të tjera për të cilat Policia disponon edhe fotografitë.

 

 

FEMRAT E KERKUARA

 

1. Floresha (Flora) Hasan Ndino, 23 vjet,

 

rrëmbim personi

 

2. Kudrete Hysni Tafa, 15 vjet, vrasje, largim nga

 

burgu

 

3. Lumije (Lume) Halit Hoxha, 25 vjet, vrasja,

 

larguar nga burgu 4. Maria (Angjela) Roço Tamila,

 

6 vjet, trafik të mjeteve motorike

 

5. Miranda Qerim Rabja (Kishta), 17 vjet,

 

shfrytëzim prostitucioni

 

6. Ruzhdije Hamdi Zana, 7 vjet, shfrytëzim

 

prostitucioni

 

7. Klodiana Agim Carangella (Shkoza), 15 vjet,

 

favorizim prostitucioni

 

8. Ornela Shefqet Domi (Shaba), 9 vjet, vrasje

 

9. Feruze Haki Zerellari, 5 vjet, mashtrim

 

10. Sara Estref Canko, 5 vjet, shfrytëzim prostitucioni

 

11. Merita Munir Nurçe, 5 vjet, mashtrim

 

/panorama /

 
Lajme Shqip Sunday, 10 November 2013 22:18

Një shkëmbim me armë zjarri mes dy automjeteve ka ndodhur në orët e mbrëmjes në fshatin Nikël të Krujës. Kjo ngjarje ka tronditur banorët e fshatit.

Burime prane policise bejne me dije se dy makinat i kanë hapur zjarr njëra-tjetrës, teksa ishin në lëvizje. Nuk ka të dhëna, nëse nga ky shkëmbim zjarri ka pasur të lënduar apo viktima, ndërsa dy automjetet janë larguar nga vendi i ngjarjes.Policia e Krujës është nisur menjëherë në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave të plota të saj. 

 
Lajme Shqip Monday, 28 October 2013 19:32

Një burrë në moshë të thyer ka tentuar t’i japë fund jetës në mënyrë të dhimbshme duke i vënë flakën vetes. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Maqellarë të rrethit Dibër. Agim Fida 64 vjeç nga Maqellara e Dibrës ka përdorur një bidon me një litër e gjysmë benzinë për të kryer aktin e rëndë. Ai ka lyer trupin e tij me benzinën dhe më tej i ka vënë flakën vetes. Në pak çaste në vendngjarje janë afruar të afërm dhe persona të rastësishëm të cilët kanë arritur të shuajnë flakët duke shmangur djegien fatale.

 

Fida është dërguar në spitalin lokal ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Sipas të dhënave të para mësohet se Fida vuante nga depresioni dhe para se të kryente aktin e vetëdjegies, kishte konsumuar alkool. Bashkëshortja e Agimit, tregon se i shoqi kishte marrë një bidon me benzinë dhe kishte kryer aktin e vetëdjegies, në rrethana gjendjeje depresive, pas humbjes së djalit të tyre. Dy vjet më parë në një aksident rrugor, Fida kishte humbur djalin e tij në një aksident rrugor dhe kishte kohë që e përjetonte keq këtë humbje. Nga spitali, Agim Fida nuk ka mundësi të flasë shumë, por ai arrin të thotë se “doja të vdisja, sepse kisha dhimbje për djalin”.

 
Lajme Shqip Tuesday, 22 October 2013 23:33

Dy familje në Lagjen e Spitalit në Prishtinë, janë rrahur mes tyre, sot rreth orës 16:00, duke shkaktuar një përleshje masive. Bëhet e ditur se nga kjo kanë pësuar lëndime 7 persona nga të dy familjet. Siç raporton Klan Kosova, ende nuk dihen shkaqet e këtij konflikti. Ndërsa mësohet se policia ka arrestuar të gjithë të përfshirët në këtë rrahje. Sipas dëshmitarëve, aty janë përdorur edhe armë të ftohta. 

 
Lajme Shqip Tuesday, 08 October 2013 16:56

Një autobus i linjës Tirana e re ka aksidentuar dy të mitur, 12 dhe 13 vjeç, rreh orës 16.30 minuta, tek Kolonat në sheshin Nëna Terezë në kryeqytet. Ata janë dërguar për intervenim mjekësor, pasi autobusi i kishte tërhequr zvarrë.

 

Nga vendi i ngjarjes gazetari i A1 Report, ka raportuar se, shoferi i autobusit, ka rezultuar në gjendje të dehur, pasi ka rezultuar pozitiv në testin e alkoolit. Ndërsa në anën tjetër, shoferi ka mohuar të ketë qenë nën ndikimin alkoolit. Ai është shoqëruar për në polici, për hetimet e mëtutjeshme. (LajmeShqip)

 
Lajme Shqip Tuesday, 08 October 2013 13:31

Një biznesmen nga Kamza, Lazam Troçi, ka falenderuar sot Policinë për kthimin e makinës së tij “BMW X5” TR 222 1R që iu grabit sot paradite së bashku me 20 mijë euro. Troçe u shprehet për “A1Report!” se është i kënaqur nga puna e policisë dhe shpreson edhe në gjetjen e parave, pasi ka mësuar se edhe një nga autorët është dorëzuar.

 

Kambisti u grabit sot në mëngjes, sapo ka dalë nga shtëpia. Autorët i morën makinën tij “BMW X5” nën kërcënimin e armëve.

 

Troçe e denoncoi grabitjen në polici dhe sipas tij, në makinën, që iu vodh, kishte edhe rreth 20 mijë euro. Policia shkoi në vengjarje për të mbledhur provat dhe pyetur dëshmitarët e rastit dhe rreth orës 12:30, u bë e mundur gjetja e mjetit dhe dorëzimi i njerit prej grabitësve. Autori tjetër është shpallur në kërkim. 

 
Lajme Shqip Tuesday, 08 October 2013 08:58

Një malazez që kishte ardhur në Shqipëri për t’u martuar është marrë peng për 4 orë. Ngjarja ka ndodhur një javë më parë në një fshat të Lezhës. “Balkanweb” shkruan se lajmi konfirmohet nga burime zyrtare të Drejtorisë së Policisë së Qarkut të Lezhës.

 

Sipas këtyre burimeve, dy shtetas malazezë kishin ardhur në Lezhë, por njëri prej tyre është marrë peng. Ndërhyrja e shpejtë e bluve ka bërë që pengu, emri i të cilit nuk bëhet me dije, të lihet i lirë.

 

Policia nuk jep asnjë informacion në lidhje me fshatin ku ndodhi ngjarja, emrat e malazezëve dhe të pengmarrësve, por dyshohet se autorë të pengmarrjes janë të afërm të nuses.

 

Materialet për këtë ngjarje të mistershme pohohet t’i kenë kaluar për hetim Prokurorisë së Krimeve të Rënda në Tiranë.

12