Tag Archives: pirlo
|

Andrea Pirlo, mesfushor i Juventus, ka deklaruar se dëshiron që të qëndrojë në Juventus nëse vazhdon të vlerësohet si i rëndësishëm në klub.
“Vitet kalojnë dhe nuk është e thënë që unë të qëndroj me çdo kusht vetëm sepse quhem Andrea Pirlo”, ka thënë reprezentuesi i Italisë.
Kreatori i lojës së ekipit juventin ka kontratë të vlefshme me klubin deri në fund të këtij sezoni.
Ai ka thënë se do të vazhdojë të luaj futboll por që nuk e di se në cilin ekip do ta bëjë këtë.
“Prioriteti im është Juventusi por nuk dua të jem një peshë e tepërt për askënd”, ka deklaruar Pirlo.
Mediat kanë spekuluar se Pirlo mund të transferohet në ‘Santiago Bernabeu’,por ai ka demantuar lajmin.
“Kam biseduar me agjentin tim dhe trajnerin e Realit, Carlo Ancelotti, unë rregullisht bisedoj me të. Por, askush nuk më ka ofruar mundësin për të shkuar në Real”, deklaroi Pirlo.